Lajme
Valbon Limani prezanton projektin për shndërrimin e qendrës së Gostivarit në shesh modern
Valbon Limani prezantoi projektin madhor për transformimin e qendrës së Gostivarit, i cili synon ta shndërrojë atë nga një hapësirë e mbingarkuar në një shesh modern publik dhe vend krenarie për qytetarët.
Projekti përfshin ndërtimin e një nënkalimi nëntokësor për automjete dhe këmbësorë, si dhe një parkingu nëntokësor me 219 vende parkimi në zemër të qytetit. Sipërfaqja mbi tokë do të shndërrohet në një platformë moderne me hapësira të gjelbra, kënde lojërash për fëmijë, zona rekreative dhe hapësira kulturore për aktivitete të ndryshme.
“Qendra e Gostivarit do të jetë sheshi i qytetarëve – vendi ku njerëzit takohen, shëtisin dhe jetojnë më mirë”, u shpreh Limani, duke theksuar se ky projekt është pjesë e një vizioni afatgjatë për një qytet funksional dhe të gjelbër./SmartNews.mk/
