Lajme
Valbon Limani prezanton projektin për pellg rekreativ dhe pavijon në Parkun e Qytetit
Në kuadër të projekteve zhvillimore, kandidati i AKI-së Valbon Limani prezantoi edhe projektin për ndërtimin e pellgut rekreativ dhe pavijonit në Parkun e Qytetit të Gostivarit, i cili synon pasurimin e hapësirave rekreative dhe rritjen e cilësisë së jetës urbane.
Projekti parashikon ndërhyrje vetëm në rreth 10 për qind të sipërfaqes së parkut, në zonën ndërmjet Stadiumit të Qytetit, Lumit Vardar dhe shtigjeve ekzistuese. Elementet kryesore përfshijnë:
•Pellg rekreativ me sipërfaqe 2.200 m² dhe thellësi deri në 1.5 metra
•Urë druri me sipërfaqe 245 m²
•Hapësirë me zhavorr prej 900 m²
Sipas Limanit, pellgu do të kontribuojë në ruajtjen e biodiversitetit duke krijuar habitat natyror, ndërsa pavijoni dhe ura e drurit do të ofrojnë hapësira për pushim, shëtitje dhe ndërveprim social, duke e shndërruar zonën në një pikë të re rekreative dhe turistike për Gostivarin./SmartNews.mk/
