Lajme
Limani prezanton zgjidhjen për kaosin urban: Parking nëntokësor me 126 vende pranë Komunës së Gostivarit
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar komune në Gostivar, Valbon Limani, ka prezantuar projektin për ndërtimin e një parkingu nëntokësor modern pranë objektit të Komunës, si zgjidhje konkrete për problemin e parkimit dhe kaosit në qarkullim në qendër të qytetit.
Sipas Limanit, projekti parashikon ndërtimin e një parkingu nëntokësor me 126 vende parkimi, të pajisur me teknologji bashkëkohore sigurie dhe qasje të shpejtë drejt institucioneve publike, objekteve tregtare dhe kulturore.
“Ky investim do ta çlirojë qendrën e qytetit nga automjetet, do të ulë ndotjen dhe zhurmën, si dhe do ta bëjë Gostivarin më të pastër dhe më të organizuar”, theksoi Limani, duke shtuar se qytetari dhe hapësira publike janë në qendër të vizionit të tij zhvillimor./SmartNews.mk/
