Connect with us

Lajme ditore

Isen Shabani alarmon: Uji i ndotur në Dobërdoll, skandal i rëndë dhe krim institucional ndaj qytetarëve (Video)

Published

on

Ish-kryetari i Komunës së Vrapçishtit dhe kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar komune, Isen Shabani, ka reaguar ashpër lidhur me gjendjen alarmante të ujit të pijshëm në fshatin Dobërdoll, duke e cilësuar situatën si rrezik serioz për shëndetin dhe jetën e banorëve.

Sipas Shabanit, për vetëm dy muaj nga marrja e kompetencave nga njerëzit e Mickoskit, përmes të ashtuquajturve “povernikë”, fshati Dobërdoll është futur në një gjendje katastrofike, ku qytetarët janë të detyruar të konsumojnë ujë të ndotur dhe potencialisht të rrezikshëm.

Ai thekson se kjo situatë nuk është e rastësishme, por një veprim i qëllimshëm dhe i papërgjegjshëm, i motivuar nga interesa të ulëta politike, duke shtuar se të luash me ujin e pijshëm do të thotë të luash drejtpërdrejt me jetën e njerëzve.

Më poshtë reagimi i plotë i Isen Shabanit:

“Skandal i rëndë dhe krim institucional ndaj qytetarëve të Dobërdollit!
Gjendja me ujin e pijshëm në fshatin Dobërdoll është alarmante dhe përbën rrezik serioz për shëndetin dhe jetën e banorëve.
Për vetëm 2 muaj që nga marrja e kompetencave nga njerëzit e Mickoskit, përmes ‘poverenikave’ të tij, fshati Dobërdoll është sjellë në një gjendje katastrofike, ku qytetarët po detyrohen të konsumojnë ujë të ndotur dhe potencialisht të rrezikshëm.

Kjo nuk është rastësi, por një veprim i qëllimshëm dhe i papërgjegjshëm, i motivuar nga interesa të ulëta politike.
Të luash me ujin e pijshëm do të thotë të luash me jetën e njerëzve.
Ky është akt barbar institucional dhe duhet trajtuar si i tillë.

Kërkojmë masa urgjente dhe të menjëhershme, analizë të plotë të ujit, ndërhyrje teknike pa vonesë dhe përgjegjësi konkrete penale për të gjithë ata që kanë lejuar ose shkaktuar këtë gjendje.
Heshtja dhe neglizhenca në këtë rast janë bashkëfajësi.”

Shabani në fund bën thirrje për veprim të menjëhershëm nga institucionet kompetente, duke kërkuar llogaridhënie dhe përgjegjësi për situatën e krijuar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *