Connect with us

Politika

Mexhiti: Ai që humb ka të drejtë të qajë dhe vajtojë

Published

on

Derisa Fronti Europian ankohet për rivotimin e së mërkurës dhe derisa kritikojnë VLEN-in se nuk ka legjitimitet për të përfaqësuar shqiptarët, Izet Mexhiti iu përgjigjet me një thënie.

“Ka një thënie, ai që humb ka të drejtë të qajë dhe vajtojë. Por mirë është që të gjejnë faktorët për humbjen, mirë është të reformohen e më pak të kërcënohen sepse i bëjnë keq vetvetes askujt tjetër”, tha Mexhiti

Mexhiti foli edhe për marrëveshjen e majit të vitit 2007, me çka tha se ajo marrëveshje parasheh që qeveri të formojnë fituesi në kampin maqedonas me fituesin në kampin shqiptare. E sipas tij BDI iku nga koncepti etnik dhe kaloi në konceptin multietnik, dhe nuk është më pjese e kampit shqiptar.

“Momentin kur u desht të ballafaqohet VLEN me BDI, pas thirrjes së Ahmetit, ai për herë të parë iku, e la konceptin etnik dhe doli në konceptin multietnik. Unë them se është legjitime, por në momentin kur ke dal në konceptin multietnik dhe kur deklaron se ti garon në superligë, garon me VMRO DPMNE dhe LSDM, atëherë e pret përfundimin e rezultateve. Përfundimi i rezultateve është që VMRO ka fitu, dhe ti që ke garu me VMRO ke humb dhe shkon në opozitë. Tash kur nuk i kovenon kjo, Osmani e Ahmeti mundohen të kthehen te kampi etnik. E këtu ka problem se kur është bë marrëveshja e majit në 2007 unë kam qenë në grupin me të cilin kam biseduar me VMRO DPMNE dhe kemi ardh deri te marrëveshja e majit, që është fituesi shqiptare me fituesin maqedon. Dhe në momentin që ke bo koalicion multietnk dhe thirresh në votat ë gjitha atyre nuk mund të jesh fitues shqiptar”, shtoi Mexhiti.

Sipas Mexhitit fitues absolut në kampin shqiptar është VLEN, sepse fitoi 107 mijë vota, duke shtuar se në Maqedoni nuk ka më shumë se 200 mijë vota shqiptare për shkak të migrimit.

Continue Reading

Lajme

24 vite pas Ohrit: Nga nderimi i sakrificës, te përkulja para Stoilkoviçit

Published

on

By

Mbrëmë, 24 vjet pas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit – dokumentit që shpëtoi vendin nga gjakderdhja dhe hapi rrugën për të drejtat politike e kulturore të shqiptarëve – dy nga figurat të skenës politike shqiptare, Afrim Gashi dhe Orhan Murtezani, vendosën të na tregojnë një pamje tjetër: jo të kujtesës, jo të dinjitetit, por të servilizmit politik.

Në vend që të nderonin sakrificën e atyre që firmosën marrëveshjen, Gashi dhe Murtezani u gëzuan si “fëmijë” në ditëlindje për praninë e Ivan Stoilkoviçit – një politikan i njohur jo për respektin ndaj shqiptarëve, por për qëndrimet e tij të hapura anti-shqiptare dhe për përqafimin politik me Beogradin dhe Moskën. Në foto, njëri ia shtrëngon dorën me një buzëqeshje që të bën të pyesësh nëse po nderohej Marrëveshja e Ohrit apo po niste ndonjë marrëveshje tjetër… ndërsa tjetri shikon me syrin e tij “magjik” “liderin e madh”.

Stoilkoviç është i njëjti njeri që, sapo mori drejtimin e Ministrisë për Marrëdhënie mes Bashkësive, largoi dhjetëra shqiptarë nga puna. Ai ka të njëjtin mendim për luftën e UÇK-së si Mickoski – se luftëtarët tanë nuk janë heronj, por problem. Dhe pikërisht këtë njeri, dy politikanë shqiptarë zgjedhin ta admirojnë në një natë që supozohej të ishte përkujtim i sakrificës shqiptare.

Marrëveshja e Ohrit nuk u bë që pas 24 vitesh të shndërrohej në skenë ku shqiptarët e pushtetit rrinë të buzëqeshur krah atyre që u kanë hequr bukën nga goja dhe dinjitetin nga institucionet. Ky është përbuzim për çdo qytetar shqiptar që e ka ndjerë në shpinë diskriminimin.

E nëse Gashi e Murtezani menduan se mbrëmë po bënin diplomaci, në fakt po bënin vetëm një gjë: po i dërgonin mesazh shqiptarëve se kujtesa historike mund të shitet lirë, mjafton të ketë një karrige në pushtet. Dhe ky mesazh nuk ka nevojë për përkthim – është fyerje në çdo gjuhë.

Continue Reading

Lajme

Kur Bujar Osmani e vendosi Kosovën në hartën politike të Këshillit të Evropës (Video)

Published

on

By

Në kohën kur mbante postin e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani – sot kandidat i Beslidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim për komunën e Çairit – ishte një nga zërat më aktivë në Këshillin e Evropës për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës, shkruan PressOnline.al

Gjatë një fjale të mbajtur në Strasburg, Osmani theksoi rëndësinë e mos-hezetimit për të pranuar anëtarë të rinj që ndajnë të njëjtat vlera dhe angazhime me Evropën.

“Ne kemi mbështetur vazhdimisht përpjekjen e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe mirëpresim opinionin e APKE-së që i rekomandon Komitetit të Ministrave të ftojë Kosovën të bashkohet me organizatën. Qytetarët e Kosovës meritojnë të mbrohen nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe instrumente të tjera,” – deklaroi atëherë Osmani.

Kjo deklaratë e tij mbetet një nga momentet më të qarta të angazhimit diplomatik të Shkupit për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane, duke e pozicionuar Maqedoninë e Veriut si një përkrahëse të vendosur të fqinjit të saj.(PressOnline.al)

Continue Reading

Lajme

Viola Ramadani: Nga premtimet boshe të VLEN – me ASH-në tek shpresa për ndryshim

Published

on

By

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, kryetarja e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH), Viola Ramadani, ka reaguar me një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale, duke kritikuar gjendjen e rëndë me të cilën përballen të rinjtë në Maqedoninë e Veriut, informon Presidentja

“Të rinjtë nuk festojnë as sot, në ditën e tyre, sepse nuk kanë arsye për të festuar. Sot që flasim, Maqedonia e Veriut përballet me regres në arsim, politikat rinore dhe largimin masiv të trurit nga vendi. Krejt çka u ofrohet të rinjve janë premtime të rreme për punësime partiake e të përkohshme.”

Ramadani shpreh bindjen se ky realitet do të ndryshojë, duke u mbështetur në fuqinë e vetë të rinjve për t’i bërë ballë padrejtësive dhe pabarazive.

“Në mesin e krejt kësaj pasigurie, një gjë është shumë e sigurt! Ditët që ky realitet do të ndryshojë janë të numëruara. Po, ka dritë në fund të tunelit. Sepse askush më mirë se të rinjtë nuk din t’i thotë stop nëpërkëmbjes.”

Continue Reading

TOP Lajme