Connect with us

Lajme

Gashi nga Dibra: Nuk mundet BDI-ja t’i shërbejë Evropës derisa Vuçiçi brengoset për humbjen e tyre

Published

on

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, sonte në tubimin qëndror në Dibër tha se BDI-ja dhe kandidati i saj për president nuk mund t’i shërbejnë Evropës, përderisa për humbjen e tyre brengoset Vuçiçi.

“Ne nuk kemi asnjë dilemë se Maqedonia e Veriut e ka vetëm një mundësi. Pra, vetëm një alternativë. Ky është integrimi në Bashkimin Evropian. Siç e dimë që ky integrim nuk mund të ndodh derisa në pushtet është një nomenklaturë politike që shquhet për angazhim anti evropian. Më ka ndodhur disa herë këto ditë që njerëzit të më pyesin se çfarë nënkupton sllogani i BDI-së, PO Evropë, JO Rusisë. Përgjigja ime është që derisa Vuçiqi brengoset për humbjen e BDI-së nuk ka mundësi që ajo parti dhe kandidati i saj t’i shërbejnë Evropës, ndërsa të ankohet prej Rusisë, deklaroi Gashi.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani: Programi “Saraji 2025–2029” po shkruhet bashkë me qytetarët

Published

on

By

Kandidati i AKI-së për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka theksuar se programi i tij zgjedhor do të jetë i ndërtuar mbi idetë dhe propozimet e qytetarëve.

Në një postim, ai bëri të ditur se së bashku me rininë e AKI-së janë duke sistemuar sugjerimet e ardhura përmes platformës online. “Bashkë me rininë e AKI-së po sistemojmë propozimet tuaja nga www.blerantramadani.com
– programi Saraji 2025–2029 shkruhet me ju!” ka deklaruar Ramadani.

Ai shtoi se transparenca dhe përfshirja e drejtpërdrejtë e qytetarëve në hartimin e programit janë garanci që prioritetet e komunës do të pasqyrojnë vërtet nevojat e banorëve të Sarajit./ZYRTARE.net/

Continue Reading

Lajme

Tahir Bexheti, zgjidhet kryetar i shtabit të degës së Bogovinës

Published

on

By

Arben Taravari, kryetar i ASh-së ka njoftuar se kjo strukturë partiake ka zgjedhur kryetarin e shtabit të degës së Bogovinës, njofton Top24

“Z.Tahir Bexheti u zgjodh sot kryetar i shtabit të degës së Bogovinës.

Urime dhe Suksese Tahir!”, shkruan Taravari.

Continue Reading

Lajme

Njomza Shaqiri reagon pas vendimit të KShZ-së: Në Gostivar numri i këshilltarëve do të ulet nga 31 në 23

Published

on

By

Zëdhënsja e ASh-së, Njomza Shaqiri ka reaguar pas vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për të ulur numrin e këshilltarëve komunalë, njofton Top24

Ajo thotë se me këtë vendim, në Gostivar numri i këshilltarëve do të ulet nga 31 në 23.

“Më shumë parti se këshilltarë komunal

Duke e ulur numrin e këshilltarëve komunal në Gostivar, nga 31 në 23, do të ulet ndjeshëm përfaqësimi i zërit qytetar shqiptar dhe forca e vendimmarrjes në nivel komunal.
Shqiptarët më shumë se kurrë duhet të veprojnë
BASHKË!
Për komunat tona, për ardhmërinë tonë!”, shkruan Shaqiri.

Continue Reading

TOP Lajme