Connect with us

Lajme

Aktori Hasim Memishi Sopi përkrah fuqishëm kandidatin për President, Arben Taravari

Published

on

Sot, në një deklaratë publike, aktori i njohur Hasim Memishi Sopi shfaqi mbështetjen e tij të fortë për kandidatin për president të vendit, Arben Taravari. Duke shprehur bindjen e tij në vizionin dhe kapacitetin e Taravarit për të udhëhequr vendin, Sopi e cilësoi atë si një lider të aftë dhe të përkushtuar për të përfaqësuar dhe shërbyer popullin.

Deklarata e Sopit ka sjellë ndikim të rëndësishëm në debatin politik, duke thelluar mbështetjen për kandidaturën e Taravarit dhe duke fituar vëmendjen e shumë qytetarëve.

Continue Reading

Lajme

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët shpreh indinjatën më të thellë dhe dënon fuqishëm sulmin e fundit ndaj gazetarit Naser Selmani.

Ky akt i shëmtuar është përpjekje e drejtpërdrejtë për ta frikësuar zërin e lirë dhe për ta heshtur mendimin kritik në shoqërinë tonë.

Dita ditës po shohim rritje të presionit dhe të dhunës ndaj gazetarëve, ndërkohë që kjo qeveri vazhdon të mbyllë sytë dhe të qëndrojë pasive para këtyre fenomeneve të rrezikshme. Heshtja institucionale është e barabartë me bashkëfajësi.

Liria e shprehjes dhe e medias është themel i çdo shoqërie demokratike. Sulmet ndaj gazetarëve nuk janë vetëm kërcënim ndaj individëve, por sulm ndaj të gjithë qytetarëve dhe të drejtës së tyre për t’u informuar lirshëm e pa frikë.

Aleanca për Shqiptarët kërkon hetim të shpejtë, transparencë të plotë dhe përgjegjësi ligjore ndaj autorëve dhe urdhërdhënësve të këtij akti kriminal. Ne shprehim solidaritet të plotë me gazetarin Naser Selmani dhe do të qëndrojmë gjithmonë në mbrojtje të fjalës së lirë dhe demokracisë në vendin tonë.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Ambasadori Denion Meidani i jep mbështetje Naser Selmanit

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni të Veriut, Denion Meidani, ka shprehur solidaritet me gazetarin Naser Selmani pas aktit të dhunës ndaj automjetit të tij në Shkup, njofton Top24

“Solidaritet me gazetarin Naser Selmani. Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë sulm ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë. Organeve hetimore u takon ta zbardhin rastin pa vonesë. Falenderoj Unionin e Gazetarëve Shqiptarë për reagimin!”, ka theksuar Meidani në reagimin e tij publik.

Continue Reading

Lajme

Taravari dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka dënuar ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani, duke e cilësuar atë si një akt që i shtohet dhunës së rritur ndaj medias së lirë në vend.

“Dënoj ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani, sulm i cili i shtohet dhunës që është rritur ndjeshëm ndaj medias së lirë. Kjo dhunë jep dy mesazhe të qarta: së pari, jetojmë në diktaturë – fatkeqësisht; së dyti, kjo diktaturë i ka ditët e numëruara. Edhe pse pushteti merret me Naserin, prapë fiton Naseri”, ka deklaruar Taravari.

Ai ka theksuar se liria e medias është vlerë themelore e demokracisë dhe se çdo tentim për ta mbytur atë përbën sulm ndaj qytetarëve dhe së drejtës së tyre për informim.

https://www.facebook.com/share/p/16CrNZLa4j/?mibextid=wwXIfr

Continue Reading

TOP Lajme