Connect with us

Lajme

Taravari: Rinia është ajka e popullsisë, emigrimi i të rinjve është alarm shtetëror

Published

on

Kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari në tribunën “Migrimi i të rinjve”, foli mbi emigrimin e të rinjve nga Maqedonia e Veriut, që, siç thotë Taravari, është shndërruar në një murtajë të vërtetë.

“Murtaja e emigrimit ka pasoja shumëdimensionale, në ekonomi, në shoqëri dhe në familje. Emigrimi ka pasoja afatgjata për perspektivën ekonomike dhe zhvillimin e vendit pasi që shumica e të emigruarve, në bazë të të dhënave, janë të rinj, janë pjesa më vitale dhe më e kualifikuar e shoqërisë. Ata janë ajka e popullsisë që po na tkurret dita ditës. Emigrimi prek po ashtu strukturën tonë shoqërore, ku shqiptarët janë prekur në mënyrë disproporcionale nga kjo problematikë. Emigrimi hyn drejtpërdrejtë në familjet tona pasi që thuajse nuk ka ngelur familje shqiptare në vend, të cilës nuk i është ndarë një pjesë e saj duke zgjedhur rrugën e emigrimit”, u shpreh Taravari.

Sipas tij, shteti nuk duhet të lejojë të anashkalojë talentin dhe potencialin e të rinjve, ndërsa komoditeti i pushtetit edhe përkundër faktit e statistikave, është alarm në vetvete se Maqedonisë i duhet ndryshimi.

“Ndryshim i vërtetë në mentalitetin qeverisës. Një Qeveri e re që angazhohet ditë e natë për të siguruar mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e saj, e veçanërisht e rinisë që është e ardhmja e vendit. Unë nuk them që do ta ndalim në plotni këtë gamë të migrimit masiv të të rinjve, mirëpo unë si president i ardhshëm dhe VLEN si qeverisje e ardhshme, do të bëjmë përpjekje maksimale dhe angazhim të vazhdueshëm që përmes politikave progresive që kanë në qendër qytetarin, e veçmas të rinjtë, të krijojmë kushte të përshtatshme që ata ta ndiejnë veten si pjesë përbërëse por dhe aktive të kësaj shoqërie”, tha Taravari.

Taravari shtoi se frenimi i emigrimit të të rinjve mund të ndodhë nëse kemi rritje të investimeve në arsim dhe përkrahjen e ndërmarrësisë, investime në zhvillimin rajonal, transparencë dhe llogaridhënie, angazhim të mërgatës si dhe mbështetje për të kthyerit.

“Le të punojmë krah për krah për të krijuar një shoqëri ku asnjë talent nuk humbet kot dhe çdo individ mund të kontribuojë në prosperitetin dhe mirëqenien e vendit. Andaj, sot jam para jush, jo për të bërë fushatë dhe për të bërë premtime, por për të dëgjuar. Dua që të dëgjoj brengat tuaja, pritshmëritë tuaja, idetë dhe pse jo ëndrrat tuaja, për rolin që duhet të luajë shteti në ofrimin e një perspektive më të mirë në vendlindje”, tha në fund Taravari.

Continue Reading

Lajme

Çka po ndodh ?Alternativa: Forca dhe uniteti i opozitës shqiptare….!

Published

on

By

Lajmet për braktisjen e Alternativës nga koalicioni VLEN janë të pavërteta dhe shpifje! Në lidhje me disa raportime të fundit në media dhe në rrjete sociale, që pretendojnë se partia Aleternativa është duke u larguar nga koalicioni VLEN, Alternativa sqaron se këto lajme janë krejtësisht të pavërteta, të pabazuara dhe kanë karakter shpifës, kumtuan nga ky subejt

“Partia Alternativa e konsideron koalicionin VLEN si një bashkëpunim strategjik dhe të domosdoshëm për përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe është e përkushtuar për të vazhduar rrugëtimin e përbashkët në këtë drejtim. Çdo tentativë për të përhapur lajme të rreme për prishje apo përçarje brenda koalicionit, vjen nga qarqe të cilat ndihen të kërcënuara nga forca dhe uniteti i koalicionit VLEN. Qëllimi i këtyre shpifjeve është i qartë: të krijohet konfuzion dhe të minohet besimi i qytetarëve ndaj këtij bashkimi të rëndësishëm politik që synon ndryshimin dhe reformimin e skenës politike shqiptare në vend. U bëjmë thirrje qytetarëve, simpatizantëve dhe përkrahësve të mos bien pre e dezinformatave dhe të ndjekin kanalet zyrtare të komunikimit për çdo informacion të saktë”, vijon kumtesa.

Alternativa thekson se koalicioni VLEN është më i bashkuar se kurrë dhe së bashku do të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të mirë, drejtësinë sociale, barazinë dhe integrimin e plotë të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

“Në emër të transparencës dhe respektit për opinionin publik, theksojmë edhe një herë se çdo informacion për braktisje të Aleternativës nga VLEN është një shpifje e qëllimshme dhe nuk pasqyron realitetin politik”, përfundon kumtesa që në versionin e parë e quajtën veten koalicion opozitar, që më pastaj të ndërhynë në kumtesë.

Continue Reading

Lajme

Rrahje masive në mes të ditës në rrethrrotullimin hyrës të Shkupit (Video)

Published

on

By

Një përleshje masive ka ndodhur sot në mesditë në rrethrrotullimin kryesor në hyrje të Shkupit. Pamjet e publikuara nga dëshmitarë tregojnë disa persona të përfshirë në konflikt fizik, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe pengesa në komunikacion, transmeton Flaka

Policia ka ndërhyrë dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar rëndë.

Continue Reading

Lajme

Alternativa para hapit të madh, largohet nga Qeveria?!

Published

on

By

Deputetja e Alternativës Emërlije Saliu përmes një preskonference ka reaguar ndaj parades së krenarisë që mbahet në Shkup. Ajo që u vërejt është se deputetja Saliu doli në preskonferencë si deputete e Alteranativës e jo e VLEN-it.

Jozyratrisht mësohet se Alternativa do të largohet nga Qeveria brenda javës së ardhëshme. Këtë e paralajmëroi edhe lideri i BDI-së ku tha se brenda javës së ardhëshme pret zhvillime që do ti përshëndesën gjithë shqiptarët, shkruan Top24

Continue Reading

TOP Lajme