Connect with us

Lajme

Snopçe: Demokracia dhe vullneti i qytetarëve kanë fituar në Gostivar dhe Vrapçisht, jo ligji

Published

on

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, i ftuar në emisionin debatues “Vetëm e vërteta” në Kanal 5, komentoi rezultatet e zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, duke theksuar qartë mbështetjen masive të qytetarëve për koalicionin AKI dhe rëndësinë e vullnetit të popullit mbi çdo interpretim ligjor, përcjell SmartNews

“Për sa I përket rezultateve zgjedhore në Gostivar dhe në Vrapçisht, vullneti I popullit është I pakontestueshëm. Askush nuk mund të mohojë përkrahjen masive të qytetarëve ndaj kandidatëve të koalicionit AKI. Anjëherë nuk ka qenë diferenca më e madhe. Në Gostivar dallimi është në raport mbi 4:1, ndërsa në Vrapçisht 10:1. Në Gostivar, Valbon Limani ka marrë 17000 vota dhe nuk është zgjedhur kryetar sepse për cenzusin kanë munguar 21 vota. Sidoqoftë, as qeveria e as ligji nuk mund të dhunojë vullnetin e popullit që është bazë e demokracisë. Referimi në ligj nuk mund ta dhunojë demokracinë. Demokracia është mbi ligjin. Demokracia nuk është barazi përpara sanksionit, por ajo është barazi përpara vullnetit të popullit. Sadoqë të mundohesh ta fshehësh atë, në Gostivar dhe Vrapçisht ka fituar dhe do fitojë demokracia dhe jo ligji”, deklaroi Snopçe./SmartNews.mk/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *