Connect with us

Lajme

Policia do të ribrendohet, uniformat vetëm maqedonisht

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar procesin e ri brendimit të policisë, duke hapur shpallje publike për furnizimin e uniformave të reja, të cilat duhet tërësisht t’i zëvendësojnë të deritanishmet. Sipas MPB-së, uniformat e reja do të jenë moderne, cilësore dhe funksionale, të përpunuara sipas modelit forcave policore evropiane. Një prej kushteve që duhet pasur parasysh për përgatitjen e uniformave, është se të njëjtat duhet të përgatiten me mbishkrim “Полиција„ në alfabetin cirilik dhe nuk është paraparë që të jenë edhe në gjuhën shqipe, edhe pse kjo është e garantuar në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Neni 8 i këtij ligji thotë:

“(3) Uniformat e policisë, të zjarrfikësve, të shëndetësisë; në Shkup dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase janë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe alfabetin e saj”.

Uniformat policore në dy gjuhë ishin paralajmëruar qysh para tre viteve. Atëkohë, ish ministri i brendshëm Oliver Spasovski, pati njoftuar se dekreti ishte miratuar nga qeveria dhe duhej të zbatohet nga marsi i vitit 2023.
“Do të fillojë të zbatohet më së voni në afat prej një viti nga dita e hyrjes në fuqi, respektivisht më së voni deri më 26 mars të vitit 2023. Kjo është periudhë kohore në të cilën duhet të fillohen të gjitha procedurat të jenë të përfunduara, e gjithë kjo me qëllim që të arrijmë efektin në atë moment”, tha Oliver Spasovski – Ish ministër i Brendshëm.

Që i bie se në çerekun e parë të vitit 2023 mund të kemi uniforma të policisë në dy gjuhë?

“Po, ne këto përgatitje jemi duke i bërë tashmë dhe deri në përfundimin e afatit kur duhet të jetë edhe zbatimi zyrtar do të mund të zbatohet në përputhje me zgjidhjet ligjore”.

Në Shkup dhe në komunat ku jetojnë së paku 20% shqiptarë, përpos në alfabetin cirilik, mbishkrimi duhet të jetë edhe në shqip varësisht për cilën uniformë bëhet fjalë dhe atë: policia, policia e trafikut, policia kufitare dhe policia intervenuese. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Ahmeti nga Tetova: Shqiptarët janë të gatshëm të mbrojnë dinjitetin, barazinë dhe të ardhmen evropiane

Published

on

By

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka njoftuar se koalicioni AKI sonte në Tetovë ka hapur shtabin zgjedhor.

Ai ka deklaruar se bashkimi I tyre është një garanci se askush nuk mund t’i ndalë ata.
“Sot në Tetovë u hap me madhështi shtabi ynë zgjedhor, duke shënuar një hap të rëndësishëm në plebishitin historik që kemi përpara. Ky mobilizim i jashtëzakonshëm është dëshmi se shqiptarët janë të bashkuar, të vendosur dhe të gatshëm të mbrojnë dinjitetin, barazinë dhe të ardhmen evropiane të vendit.

Bashkimi i forcave politike në këtë aleancë është përgjigjja jonë më e fortë ndaj sfidave që na i servirin “patriotët e vonuar”. Ne e dimë se rruga jonë nuk është e lehtë, por bashkimi ynë është garanci se askush nuk mund të na ndalë.

Ky plebishit nuk është për një parti, as për një individ, por për të gjithë shqiptarët dhe për vendin tone”, ka deklaruar Ahmeti nga Tetova.

Continue Reading

Lajme

Bajram Rexhepi: Tetova nuk shitet e as blihet, më 19 tetor kthejmë dinjitetin e qytetit

Published

on

By

Kandidati i Aleancës për Komb dhe Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka bërë thirrje për unitet dhe mobilizim qytetar në zgjedhjet e 19 tetorit.

Në një reagim publik, ai theksoi se Tetova ka nevojë për dinjitet dhe vendimmarrje të drejtë:
“Tetova nuk shitet e as blihet! Më 19 tetor kthejmë dinjitetin e qytetit tonë dhe i themi JO poshtërimit. Ky është momenti historik të bëhemi bashkë, të mos qëndrojmë indiferentë dhe të tregojmë se Tetova është e gjallë, e fortë dhe vendimet për të ardhmen e saj i marrim bashkë, me kokën lart,” u shpreh Rexhepi.

Ai shtoi se qyteti ka “zot shtëpie” dhe askush nuk mund t’i ndalë qytetarët në rrugën e tyre drejt ndryshimit:
“Në Tetovë askush nuk na ndal dot fjalën në gjysmë! Tetova ka zot shtëpie,” tha kandidati i AKI-së.

Continue Reading

Lajme

Faton Ahmeti: Tetova flet me zë të lartë, ndryshimi është i pandalshëm!

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së dhe njëherit shef i shtabit në Tetovë, Faton Ahmeti, pas takimit të koalicionit AKI në Tetovë u shpreh se rruga drejt fitores është e hapur dhe ndryshimi është i pandalshëm.

“Rruga drejt fitores është e hapur dhe çdo hap i përbashkët na afron më shumë drejt një të ardhmeje më të mirë për Tetovën,” u shpreh Ahmeti.

Këto komente Faton Ahmeti i bëri gjatë takimit të koalicionit AKI në Tetovë ku morën pjesë strukturat lokale, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti si dhe kreu i ASH-së, Ziadin Sela.

Continue Reading

TOP Lajme