Connect with us

Lajme

Nazim Taipi: Arsimi është çelësi i arritjeve të mëdha, shkollat e Tearcës do të bëhen më moderne e të digjitalizuara

Published

on

Kandidati për kryetar të komunës së Tearcës, Nazim Taipi, ka uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, njofton Top24

“Arsimi është çelësi që hap dyert e arritjeve të mëdha. Me gjithë zemër uroj që ky vit i ri shkollor të sjellë dije, suksese dhe gëzim për secilin prej jush,” – ka shkruar Taipi.

Ai theksoi se arsimi është prioritet i programit të tij dhe paralajmëroi investime të rëndësishme në infrastrukturën arsimore.

“Shumë shpejt shkollat tona do të bëhen më moderne, me kushte më të mira dhe të digjitalizuara,” – shtoi kandidati për kryetar të Tearcës.

Mesazhi i tij shoqërohet me urimin për një vit të mbarë shkollor dhe me zotimin për t’u angazhuar që nxënësit e kësaj komune të kenë kushte më cilësore në rrugën e dijes.

Continue Reading

Lajme

Nazim Taipi: Së bashku me profesorin e Zemri Idrizi kompletojmë misionin tonë për një të ardhme të dinjitetshme

Published

on

By

Kandidati për kryetar komune në Tearcë nga radhët e AKI-së, Nazim Taipi pas shpalljes së bartësit të listës përmes një postimi ka të shpërndarë në profilin e tij në FB ka shkruar se së bashku me profesorin e nderuar Zemri Idrizi është zgjedhur si bartës i listës sonë. Me integritetin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij për arsimin, shoqërinë dhe vlerat kombëtare, profesori Idrizi përfaqëson më së miri misionin tonë për një të ardhme më të mirë, shkruan Top24

Nazim Taipi

🇦🇱Aleanca Kombëtare për Integrim🇦🇱
Sot kemi kënaqësinë të njoftojmë se profesori i nderuar Zemri Idrizi është zgjedhur si bartës i listës sonë.
Me integritetin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij për arsimin, shoqërinë dhe vlerat kombëtare, profesori Idrizi përfaqëson më së miri misionin tonë për një të ardhme më të mirë!

Continue Reading

Lajme

Ali Ahmeti: Nënshkruam Aktin e Çairit, bashkimi më i madh kombëtar që nga 2001

Published

on

By

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, bashkë me Bujar Osmanin dhe Skender Rexhepin – Zejdin, nënshkruan sonte në Çair “Aktin e Çairit”, që ai e cilësoi si bashkimin më të madh kombëtar që nga viti 2001.

“Sot të gjithë jemi të bashkuar për të kthyer dinjitetin dhe për të mbrojtur arritjet tona. Atëherë kushtrimi ishte për ta fituar barazinë, sot është për ta mbrojtur atë,” theksoi Ahmeti.

Ai shtoi se lëvizja gjithëpopullore e rezistencës dhe shpresës po bëhet çdo ditë më e fuqishme dhe më gjithëpërfshirëse, duke bërë thirrje për mobilizim në prag të referendumit të tetorit.

Continue Reading

Lajme

Bujar Osmani: Nuk është thjesht fushatë, është lëvizje gjithëpopullore e rezistencës dhe e shpresës

Published

on

By

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Çairit, Bujar Osmani në fjalën e tij sonte para çairasve, ku i pranishëm ishte edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe eksponentë tjerë të AKI-së, përgëzoi idenë e bashkimit të shqiptarëve në një aleancë. Sipas Osmanit, AKI është bashkimi më i madh kombëtar që nga trupi koordinues i vitit 2001.

“Ju përgëzoj për guximin, tejkalimin e vetvetes, që na bëtë bashkë. Na bëtë bashkë shqiptarëve si asnjëherë më parë. Aso kohe (2001) kushtrimi nevojitej për ta sjell barazinë. Tash motra dhe vëllezër kushtrimi na nevojitet për ta mbrojtur barazinë, pasi jemi sfiduar si asnjëherë më parë. Jemi bërë bashkë faktori politik shqiptar, për të dhënë mesazhin se ne nuk do të lejojmë atë që na ka dhënë një gjeneratë me gjak e me mund ta zhdukim dhe ta zhbëjmë para gjeneratave që vijnë pas nesh”, tha Osmani.

Në fjalën e tij, Osmani ishte decid se në Çair, po ndodh diçka më shumë se një fushatë e zakonshme zgjedhore.

“Këtu është ngrit një lëvizje gjithëpopullore e rezistencës dhe e shpresës. Lëvizje gjithëpopullore e rezistencës ndaj përjashtimit, ndaj diskriminimit, kapjes për veshi, ndaj nënçmimit, që ne nuk e kemi përjetuar me dekada si popull, që prej para 24 vitesh.

Fitorja ime në Çair nuk është vetëm fitorja ime. Është fitorja e secilit qytetar të Çairit, i cili del dhe thotë ‘mjaftë më’. Mjaftë më, kësaj mënyrë të menaxhimit dhe udhëheqjes. Për shkak se ajo që jam duke vërejtur, njerëzit nuk janë duke e kërkuar ndërrimin e personave, kandidatin e BDI-së me veteranin BDI-së që sot shanë shpinë e vet. Njerëzit duan të ndërrojnë kulturën e qeverisjes, kulturën e uzurpimit, korrupsionit, keqmenaxhimit, dembelizmit dhe mospunës. Njerëzit duan të ndërrohet mënyra e qeverisjes dhe prandaj është ky mobilizim”, tha mes tjerash Osmani.

“Nëse ka një kontrast në këto zgjedhje – ajo është ndershmëria karshi korrupsioniot. Për shkak se nëse kam një kapital politik dhe njerëzo, e kam integritetin politik dhe nuk kam lejuar që gjatë karrierës si kirurg, por as karrierës si politikan, dikush të bëj me gisht te unë. Dhe, ky është aseti më i madh që e vendos para jush kur kërkoj mbështetjen – integritetin politik”, shtoi tutje Osmani.
Ai në fund porositi qytetarët të mos ndalen duke trokitur derë më derë, sepse sic tha Osmani, e drejta është në anën tonë.

Continue Reading

TOP Lajme