Connect with us

Lajme

Driton Nebiu: Ka filluar kthimi i mjeteve në buxhetin e shtetit nga pasuria e sekuestruar e Nikola Gruevskit

Published

on

Drejtori i Agjensionit për menaxhimin me pashrinë e sekuestruar ka njoftuar se ka filluar kthimi i mjeteve në buxhetin e shtetit nga pasuria e sekuestruar e ish-kryeninistrit Gruevski.

“Drejtesi për të gjithë

Me hyrje në procedurë të Qeverisë ka filluar kthimi i mjeteve në buxhetin e shtetit nga pasuria e sekuestruar e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, bëhet fjalë për dy banesa që ndodhen në rrugën Bihaçka, njëri prej 65 m2, tjetri 44m2 KO Kisela Voda 1 i konfiskuar me aktgjykim të formës së prerë III KOK nr.63/21 nga Gjykata Themelore Penale Shkup. Përveç këtyre dy banesave janë konfiskuar edhe tre banesa në Panorama Residence si dhe tokë ndërtimore në KO Qendër dhe tokë ndërtimore në KO Norovë për të cilën po ashtu në një kohë sa më të shkurtër do të vihet në procedurë për shitje”.- Thekson Nebiu në facebook https://www.facebook.com/100000684384618/posts/pfbid02esT52r1L6SKR5gwmj9ZKiQZWQFAnKhwZ1adb9mJ32ZQUceJzk4UXgg1kRHgN2xQ8l/?mibextid=XP3CsN

Continue Reading

Lajme

Taravari: ASH më mirë të jetë në opozitë dhe të mundohet të bëjë garën sa më të mirë sa më të suksesshme

Published

on

By

Lideri i Aleancës për Shqiptarë, Arben Taravari, sonte në hapjen e selisë së re në Shkup theksoi se ASH më mirë të jetë në opozitë, duke parë situatën në të cilën ndodhen.

“Jo nuk kemi një vendim definitiv, por me shumë gjasa po e shofë që besimi mes nesh aty në koalicion qeverisës është në një situatë të mjerueshme dhe besoj se këto ditë ASh, duhet të takohemi me kryeministrin sepse është korrekte të takohemi dhe bisedojmë edhe një herë, besoj që ASH më mirë të jetë në opozitë dhe të mundohet të bëjë garën sa më të mirë sa më të suksesshme, të organizohet nëpër shtabe dhe degë dhe të tenton të fitojë sa më shumë komuna, por vendimin definitiv do e sjellë kryesia e partisë”, tha Taravari

Continue Reading

Lajme

Taravari: ASH është më shumë sesa VLEN-i, komplet bashkë

Published

on

By

“ASH është më shumë se sa VLEN-i, komplet bashkë”, kështu u shpreh lideri i Aleancës për Shqiptarë, Arben Taravari sonte në hapjen e selisë në Shkup, ku foli edhe për aktualitetin politik.

“Aleanca për Shqiptarë është më shumë se sa VLEN-i komplet, bashkë, dhe këtë fakt ata asnjëherë s’mundet ta pranojnë, sepse ne edhe kur vendosëm të shkojmë me VLEN-in dhe ta sjellim ndryshimin dhe e kemi bërë punën më të madhe të mundëshme dhe çdokush prej juve duhet të jetë krenarë se BDI, shkoi në opozitë, edhe duhet të shkonte në opozit edhe mirë bëri. I kemi dhënë shancë që ndalë ngadalë të reformohet. Pak gjykata e reformoi, pak vetë ata, pak faktorë të ndryshëm ndikuan të reformohen kështu që ne e bëmë pjesën tonë”, sqaroi Taravari.

Continue Reading

Lajme

Komuna e Gostivarit pjesë e aksionit “Fundjavë Gjenrale- Limani: Një qytet i pastër është një detyrim dhe një shërbim i domosdoshëm për shëndetin tonë

Published

on

By

 

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me shoqatën “Men and Mountain”, Kryqin e Kuq, EVN, shoqatën “Pozitiva B2”, realizoni aksionin ekologjik “Pastrimi gjeneral në fundjavë”.

Aksioni kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes publike për nevojën e grumbullimit dhe riciklimit të mbetjeve dhe u pastruan pjesët qendrore të qytetit.

“Komuna e Gostivarit realizoi një bashkëpunim të rëndësishëm me “Men and Mountain”, Kryqin e Kuq, EVN-në dhe shoqatën “Pozitiva B2” për pastrimin e qytetit. Një qytet i pastër është një detyrim dhe një shërbim i domosdoshëm për shëndetin tonë.”- u shpreh Limani.

Continue Reading

TOP Lajme