Lajme
Është arrestuar 52-vjeçari i cili e rrahu gruan në rajonin e Gostivarit

M.M., banori 52-vjeçari i fshatit të Gostivarit Toplicë është privuar nga liria pasi që ishte paraqitur për sulm fizik ndaj bashkëshortes. Nga SPB Tetovë informuan se M.M. dje rreth orës 14 nëpunës policorë nga Depçartamenti policor Gallatë e privuan nga liria personin i cili ishte me shëndet të përkeqësuar mendor.
“Paraprakisht, babai i tij ka paraqitur se rreth orës 12:30 në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht gruan e tij 42-vjeçare, duke përdorur një objekt të mprehtë dhe duke i shkaktuar lëndime. Pasi iu dha ndihma në spitalin e Gostivarit, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, gruaja pa ndjenja është transferuar në Kompleksin e Klinikave ‘Nëna Terezë’, ku iu lpnmstatuan lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur për trajtim” – thotë zëdhënës i SPB-së Tetovë, Fatmir Rexhepi.
Ai sqaron se gjatë privimit, i dyshuari ka rezistuar dhe sulmuar fizikisht nëpunësit policorë dhe ka lënduar njërin prej tyre. Prokurori publik është njoftuar për ngjarjen, ndërsa M.M. është dërguar në Spitalin çsikiatrik – Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës.
M.M. rreth mesditës pritet të nxirret para gjyqtarit për procedurë paraprake në Gjykatën themelore të Gostivarit rreth mesditës.
Prokuroria publike njoftoi sot se po ndërmerren të gjitha veprimet për mbledhjen urgjente të provave për rastin, në përputhje me procedurën e përcaktuar për koordinim dhe veprim urgjent mbi raportimet për dhunë në familje.
“Janë përfshirë edhe nëpunës policorë dhe Qendra për punë sociale”, theksojnë nga PPRMV.
Kualifikimi juridik i veprës, si cekin nga prokuroria, do të caktohet në pajtim të dëshmive.
Dje
Kryetari Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes
Dje
Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat
Dje
Fundjava sjell kthesë të motit: Shi i rrëmbyeshëm, borë dhe rënie e temperaturave!
26 Nëntor 2026
Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Presidenti Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim
02
Bursat e MASH-it, vetëm 10 për qind për nxënësit shqiptarë!
03
Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës
04
Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë!
05
Kryetari Limani mori pjesë në manifestimin “Ditët e Kulturës Shqiptare” në Gostivar

Lajme
Presidenti Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Lajme
Kryetari Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes

Lajme
Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

Lajme
Fundjava sjell kthesë të motit: Shi i rrëmbyeshëm, borë dhe rënie e temperaturave!

Lajme
Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe

Lajme
Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

Lajme ditore
Buka me çmime të ndryshme në Maqedoni: Ku kushton më lirë dhe ku më shtrenjtë?





