Lajme
Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

Euroambasadori Mihalis Rokas paralajmëroi se gjatë negociatave për anëtarësim në BE, një shtet anëtar mund të krijojë pengesa të paparashikuara, duke përmendur rastin e mosmarrëveshjeve mes Kroacisë dhe Malit të Zi.
Rokas, në një intervistë për „360 Gradë“ në MRT1, tha se synimi i BE-së është që, menjëherë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, të mbahen dy konferenca ndërqeveritare në të njëjtën ditë. Me të parën do të përmbyllej hapja e negociatave, ndërsa me të dytën do të hapej klasteri „Themelet“.
Para hapjes së klasterit duhet të përfundojnë tre dokumente: udhërrëfyesi për reformën e administratës publike, ai për sundimin e ligjit dhe Plani i Veprimit për pakicat. Sipas Rokas, puna për këto dokumente është në fazë të avancuar.
Mickoski: Fillimisht të dakordohemi për Planin e Veprimit
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi në Bruksel se edhe nëse miratohen ndryshimet kushtetuese, mbetet pengesë Plani i Veprimit për pakicat, për të cilin, sipas tij, nuk ka pajtim vetëm nga një shtet anëtar i BE-së.
„Ne jemi të gatshëm të bisedojmë. Fillimisht duhet të diskutojmë për Planin e Veprimit. 26 shtete anëtare nuk kanë kundërshtime, vetëm një është kundër. Ta dakordojmë këtë çështje dhe pastaj të shohim nëse ka hapësirë për të diskutuar për çështje të tjera“, deklaroi Mickoski.
09:03
Fundjava sjell kthesë të motit: Shi i rrëmbyeshëm, borë dhe rënie e temperaturave!
Dje
Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe
Dje
Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!
Dje
Buka me çmime të ndryshme në Maqedoni: Ku kushton më lirë dhe ku më shtrenjtë?
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat

Lajme
Kryetari Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes

Lajme
Fundjava sjell kthesë të motit: Shi i rrëmbyeshëm, borë dhe rënie e temperaturave!

Lajme
Rama: Mickoski nuk më ka lënë përshtypjen që ka rezervë për gjuhën shqipe

Lajme
Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

Lajme ditore
Buka me çmime të ndryshme në Maqedoni: Ku kushton më lirë dhe ku më shtrenjtë?

Lajme
Horror në Shkup: I mituri nga një institucion për përkujdesjen e fëmijëve është shfrytëzuar seksualisht nga persona të rritur

Lajme
Përplasje në Kuvend për provimin e jurisprudencës







