Lajme
Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), paga mesatare neto në shtator të këtij viti arriti në 49.141 denarë, me rritje prej 8.1 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Për një familje ku punon vetëm njëri prind, kjo shumë përbën të ardhurat e përgjithshme mujore, ndërsa nëse të dy prindërit marrin nga një pagë mesatare, buxheti familjar arrin në 98.282 denarë. Dallimi prej gati 50 mijë denarësh në muaj krijon mundësi dukshëm më të mëdha për mbulimin e shpenzimeve, por edhe për kursime.
Të ardhurat mujore të një familjeje nuk përcaktojnë vetëm mënyrën se si ajo i mbulon shpenzimet e përditshme, por edhe mundësinë për të kursyer, për të përballuar një shpenzim të papritur apo për të planifikuar të ardhmen. Në kushtet kur çmimet e produkteve ushqimore, faturat dhe shpenzimet e tjera vazhdojnë të rëndojnë buxhetet familjare, gjithnjë e më shumë rëndësi merr pyetja nëse një pagë është e mjaftueshme për të mbajtur një familje apo nëse punësimi i të dy prindërve është bërë domosdoshmëri.
Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), paga mesatare neto në shtator të këtij viti arriti në 49.141 denarë, me rritje prej 8.1 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Për një familje ku punon vetëm njëri prind, kjo shumë përbën të ardhurat e përgjithshme mujore, ndërsa nëse të dy prindërit marrin nga një pagë mesatare, buxheti familjar arrin në 98.282 denarë. Dallimi prej gati 50 mijë denarësh në muaj krijon mundësi dukshëm më të mëdha për mbulimin e shpenzimeve, por edhe për kursime.
Megjithatë, të ardhurat nuk mund të analizohen të ndara nga shpenzimet. Sipas ESHS-së, konsumi mesatar vjetor për familje në vitin 2024 arriti në 314.989 denarë, prej të cilave 164.256 denarë ishin për ushqim dhe pije joalkoolike. Ndërkohë, kostoja e jetesës në tetor 2026 ishte për 3.3 për qind më e lartë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke vazhduar presionin mbi buxhetet familjare.
Se edhe punësimi nuk garanton gjithmonë siguri financiare, tregojnë të dhënat për varfërinë. Në vitin 2024, shkalla e varfërisë në Maqedoni ishte 21.9 për qind, ndërsa te familjet me dy të rritur dhe dy fëmijë arrinte në 17.1 për qind. Në rrezik varfërie ishin edhe 7.9 për qind e të punësuarve, çka tregon se një vend pune nuk nënkupton domosdoshmërisht të ardhura të mjaftueshme për të gjitha nevojat.
Në këtë drejtim, dallimi mes një dhe dy pagave nuk qëndron vetëm te shuma që hyn në buxhet, por edhe te mundësia për të përballuar shpenzimet e papritura dhe për të lënë para mënjanë. Një familje që ka banesë në pronësi dhe nuk paguan kredi mund ta ketë më të lehtë me një të ardhur të vetme, ndryshe nga ajo që paguan qira, ka fëmijë dhe detyrime të tjera mujore. Kështu, paga mesatare prej 49.141 denarësh nuk jep vetvetiu përgjigje nëse një familje mund të jetojë me një pagë, pasi standardi real përcaktohet edhe nga shpenzimet që duhet të mbulohen dhe mundësia që diçka të mbetet në fund të muajit. (koha.mk)
17:30
Horror në Shkup: I mituri nga një institucion për përkujdesjen e fëmijëve është shfrytëzuar seksualisht nga persona të rritur
17:18
Përplasje në Kuvend për provimin e jurisprudencës
17:14
Delegacioni i “Venecias” zbarkoi në Shkup, takime për modelin e ri të provimit të jurisprudencës
14:49
Rexhep Azizi përfundon studimet pasuniversitare në Universitetin e Tetovës, suksesin ia dedikon nënës së tij
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Përplasje në Kuvend për provimin e jurisprudencës
02
Bursat e MASH-it, vetëm 10 për qind për nxënësit shqiptarë!
03
Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës
04
Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë!
05
Kryetari Limani mori pjesë në manifestimin “Ditët e Kulturës Shqiptare” në Gostivar

Lajme ditore
Buka me çmime të ndryshme në Maqedoni: Ku kushton më lirë dhe ku më shtrenjtë?

Lajme
Horror në Shkup: I mituri nga një institucion për përkujdesjen e fëmijëve është shfrytëzuar seksualisht nga persona të rritur

Lajme
Përplasje në Kuvend për provimin e jurisprudencës

Lajme
Delegacioni i “Venecias” zbarkoi në Shkup, takime për modelin e ri të provimit të jurisprudencës

Lajme
Rexhep Azizi përfundon studimet pasuniversitare në Universitetin e Tetovës, suksesin ia dedikon nënës së tij

Lajme
Komuna e Gostivarit feston Nëntorin përmes sportit, miqësisë dhe bashkëjetesës mes të rinjve

Lajme
Gostivari do të pajiset me 500 kontejnerë të rinj për mbeturina






