Lajme
Komuna e Gostivarit feston Nëntorin përmes sportit, miqësisë dhe bashkëjetesës mes të rinjve

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara me rastin e festave të Nëntorit, Komuna e Gostivarit, në bashkëpunim me Internatin e Nxënësve „Branko Stanijeviq“ dhe shkollat e mesme të qytetit, ka organizuar gara sportive në shah dhe pingpong, ku janë përfshirë nxënës nga katër shkollat e mesme të Gostivarit.
Turneu po zhvillohet në ambientet e Internatit të Nxënësve, me pjesëmarrjen e të rinjve shqiptarë, turq dhe maqedonas. Garat përfshijnë të dyja disiplinat sportive dhe të dyja gjinitë, duke krijuar një hapësirë të përbashkët ku sporti shërben si urë lidhëse për miqësi, bashkëpunim dhe ndërveprim mes të rinjve.
Përfaqësuesja e Sektorit për Arsim pranë Komunës së Gostivarit, Blerina Selmani, theksoi se përmes këtyre aktiviteteve synohet që festat e Nëntorit, krahas rëndësisë së tyre historike dhe kombëtare, të përcjellin edhe mesazhe me vlera të rëndësishme shoqërore te gjeneratat e reja.
„Përmes këtyre aktiviteteve synojmë të nxisim frymën garuese, bashkëpunimin dhe ndërveprimin mes të rinjve. Njëkohësisht, dëshirojmë që festat tona të përcjellin mesazhe bashkimi, solidariteti dhe miqësie te gjeneratat e reja të qytetit tonë“, u shpreh Selmani.
Ndërkaq, drejtori i Internatit të Nxënësve, Jeton Selimi, vlerësoi rëndësinë e këtij organizimi, duke theksuar se aktivitete të tilla kontribuojnë në afrimin e të rinjve dhe krijimin e raporteve të shëndosha ndërmjet tyre. Ai bëri të ditur se synimi është që ky turne të shndërrohet në traditë dhe të organizohet edhe në vitet në vijim.
„Aktivitete të tilla krijojnë mundësi që të rinjtë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, të bashkohen përmes sportit, miqësisë dhe garës së ndershme“, deklaroi Selimi.
Aktualisht, në Internatin e Nxënësve janë të akomoduar 210 nxënës nga të gjitha trevat e Maqedonisë së Veriut, të cilët ndjekin mësimin e mesëm në shkollat e Gostivarit. Përveç funksionit arsimor dhe të akomodimit, ky institucion përfaqëson edhe një hapësirë të rëndësishme të ndërveprimit, njohjes dhe bashkëjetesës mes të rinjve me përkatësi të ndryshme etnike dhe kulturore.
Përmes organizimeve të këtilla, Komuna e Gostivarit synon që festat e Nëntorit të shërbejnë jo vetëm si momente përkujtimi të historisë dhe identitetit kombëtar, por edhe si mundësi për të promovuar vlera universale si miqësia, solidariteti, respekti i ndërsjellë dhe bashkëjetesa.
Turneu do të zgjasë dy ditë, sot dhe nesër, ndërsa në përfundim të garave, pjesëmarrësit do të nderohen me mirënjohje për angazhimin dhe pjesëmarrjen e tyre.
11:22
Gostivari do të pajiset me 500 kontejnerë të rinj për mbeturina
10:33
Dëshmitë në gjyqin për Lotarinë: Prokuroria nuk paraqet prova për përfshirjen e Artan Grubit
09:53
600 provime profesionale të përkthyera në shqip! VLEN paralajmëron edhe jurisprudencën, BDI kërkon zbatimin e ligjit
09:46
Gjysmë miliardë euro të përqendruara te 10 kompani: Cilat janë “perandoritë” e tenderëve të ndërtimit në Maqedoninë e Veriut?
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat

Lajme
Rexhep Azizi përfundon studimet pasuniversitare në Universitetin e Tetovës, suksesin ia dedikon nënës së tij

Lajme
Gostivari do të pajiset me 500 kontejnerë të rinj për mbeturina

Lajme
Dëshmitë në gjyqin për Lotarinë: Prokuroria nuk paraqet prova për përfshirjen e Artan Grubit

Lajme
600 provime profesionale të përkthyera në shqip! VLEN paralajmëron edhe jurisprudencën, BDI kërkon zbatimin e ligjit

Lajme
Gjysmë miliardë euro të përqendruara te 10 kompani: Cilat janë “perandoritë” e tenderëve të ndërtimit në Maqedoninë e Veriut?

Lajme
“Shqipërinë e gjeta këtu”, fjalimi i fundit i ambasadorit shqiptar në Shkup Denion Meidani në Ditën e Pavarësisë

Lajme
Filipçe e konfirmon: Bytyqi do të jetë nënkryetar i LSDM-së








