Lajme
Gostivari do të pajiset me 500 kontejnerë të rinj për mbeturina

Komuna e Gostivarit ka nisur procedurën për furnizimin me gjithsej 500 kontejnerë të rinj për mbeturina, me qëllim përmirësimin e kushteve për grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave komunale në territorin e komunës.
Sipas tenderit të publikuar më 25 nëntor, bëhet fjalë për kontejnerë plastikë dhe metalikë, të ndarë në tri kategori: kontejnerë plastikë me kapacitet prej 1.100 litrash dhe kapak të dyfishtë, kontejnerë plastikë me kapak të rrafshët me të njëjtin kapacitet, si dhe kontejnerë metalikë prej 1,1 metër kub me kapak plastik.
„Komuna e Gostivarit ka nisur procedurën për këtë prokurim publik me qëllim të përmirësimit të kushteve për grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave komunale në territorin e komunës. Me këtë, komuna vazhdon aktivitetet e orientuara drejt avancimit të infrastrukturës komunale dhe krijimit të një mjedisi më të pastër dhe më të rregullt për të gjithë qytetarët“, bëjnë të ditur nga pushteti lokal.
Kontrata do t’i jepet ofertuesit që paraqet çmimin më të ulët.
Kompanitë e interesuara mund t’i dorëzojnë ofertat e tyre deri më 15 dhjetor 2026./gostivarpress.mk
10:33
Dëshmitë në gjyqin për Lotarinë: Prokuroria nuk paraqet prova për përfshirjen e Artan Grubit
09:53
600 provime profesionale të përkthyera në shqip! VLEN paralajmëron edhe jurisprudencën, BDI kërkon zbatimin e ligjit
09:46
Gjysmë miliardë euro të përqendruara te 10 kompani: Cilat janë “perandoritë” e tenderëve të ndërtimit në Maqedoninë e Veriut?
09:42
“Shqipërinë e gjeta këtu”, fjalimi i fundit i ambasadorit shqiptar në Shkup Denion Meidani në Ditën e Pavarësisë
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat

Lajme
Komuna e Gostivarit feston Nëntorin përmes sportit, miqësisë dhe bashkëjetesës mes të rinjve

Lajme
Dëshmitë në gjyqin për Lotarinë: Prokuroria nuk paraqet prova për përfshirjen e Artan Grubit

Lajme
600 provime profesionale të përkthyera në shqip! VLEN paralajmëron edhe jurisprudencën, BDI kërkon zbatimin e ligjit

Lajme
Gjysmë miliardë euro të përqendruara te 10 kompani: Cilat janë “perandoritë” e tenderëve të ndërtimit në Maqedoninë e Veriut?

Lajme
“Shqipërinë e gjeta këtu”, fjalimi i fundit i ambasadorit shqiptar në Shkup Denion Meidani në Ditën e Pavarësisë

Lajme
Filipçe e konfirmon: Bytyqi do të jetë nënkryetar i LSDM-së

Lajme
Mot me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut







