Connect with us

Lajme

Në Tetovë ndërtime e mbindërtime në çdo hap, qytetarët të shqetësuar nuk mund ta njohin qytetin

Published

on

Pothuajse në çdo hap po ndërtohet në Tetovë. Ndërtesa shumëkatëshe në vend të shtëpive, shtesa, përmirësime – me leje ndërtimi, por edhe pa leje. Qytetarët thonë se urbanistika nuk respektohet dhe nuk mund ta njohin më qytetin e tyre. Është kthyer në asfalt dhe beton dhe ka shumë pak gjelbërim. Një nga pasojat e kësaj është ajri i ndotur, përcjell FLAKA.

“Ndërtimet pa leje krijojnë një revoltë tek qytetarët e thjeshtë. Gjithçka duhet të jetë në përputhje me ligjin e planit urbanistik të qytetit, sepse kjo tashmë është bërë anarki”, thotë një qytetar.

“Komuna të mos i lërë të ndërtojnë ndërtesa, atëherë nuk ka hapësirë ​​për ajër, është kaos”, thotë një qytetar.

“Është shumë e populluar, ka nevojë për natyrë”, shton një qytetarë tjetër.

Nga Inspektorati i Tetovës thonë se janë duke u bërë kontrolle. Sipas tyre, ndërtimet pa leje janë ulur dhe nëse hasin në ndërtime pa leje i ndalojnë dhe kërkojnë dokumente përkatëse, por problem për ta u krijon fakti që disa nga pronarët bëjnë ankesa dhe nuk respektojnë vendimet e inspektimit.

“Kemi shumë probleme këtu, sepse ankohen në një komision të nivelit të dytë, vendimet e inspektorëve në të shumtën e rasteve i refuzojnë si të pabazuara dhe janë ndërtime pa leje. Ne nga ana tjetër duhet ta nisim procedurën nga e para, derisa të vërtetojmë se kemi të drejtë. Si ligj është problematik, ndërsa ju bëni procesverbal dhe zgjidhje, na ndalojnë, policia dhe kallëzimi penal dhe pastaj vazhdojnë, ne kemi probleme në atë aspekt”, tha Abdulgani Aliji, udhëheqës i Inspektorati – Tetovë

Sipas Inspektoratit, në lagjen Kodra e Diellit gjatë fundjavës nuk ka ndërtime të reja pa leje, gjatë kësaj periudhe janë duke u rrënuar disa objekte që kanë leje.

Continue Reading

Lajme

Gashi: Miqësia dhe aleanca me SHBA-në janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen tonë

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka njoftuar se ka marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

“Me ftesë të Ambasadores Angela Aggeler, kisha kënaqësinë të marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Në emrin tim dhe të Kuvendit të RMV, përcjella urimet për shtetin dhe popullin amerikan, duke theksuar se miqësia dhe aleanca me SHBA-në janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen tonë. Partneriteti ynë i palëkundur bazohet në vlerat e përbashkëta demokratike”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti fsheh takimin “vëllau për vëllaun” me Arben Fetain?

Published

on

By

Në faqen zyrtare të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti mungojnë fotografitë nga takimi me zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë të Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai një nga përfaqësuesit e koalicionit VLEN.

Takimi ndodhi në kuadër të ngjarjes së organizuar në Shkup nga Qeveria e RMV-së dhe Bashkimi Europian, ku liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën për të diskutuar Planin e Rritjes për rajonin.

Megjithatë, në përmbledhjen zyrtare dhe postimet në rrjetet sociale të kryeministrit Kurti, bie në sy mungesa e fotografive nga takimi me Arben Fetain. Kjo ka ngjallur reagime dhe komente në opinionin publik, sidomos duke pasur parasysh afërsinë që Kurti ka shprehur ndaj eksponentëve të VLEN-it, përfshirë vetë Fetain, të cilin shpesh janë cilësuar si “vëlla”.

Ndryshe nga Kurti, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka ndarë në rrjetet sociale fotografi nga takimi me kryeministrin e Kosovës, duke theksuar bashkëpunimin dhe përkushtimin për të avancuar integrimin europian të rajonit.

Mbetet e paqartë nëse mungesa e imazheve nga ana e zyrës së Kurtit është e qëllimshme apo një lëshim protokollar. Por heshtja nga Prishtina dhe veçantia e këtij “harrese” shtojnë spekulimet për ftohje të mundshme të raporteve mes partnerëve politikë në Maqedoninë e Veriut dhe udhëheqjes së Vetëvendosjes në Kosovë.

Continue Reading

Lajme

Ambasadori Meidani: Shqipëria me ritëm të lartë drejt BE-së – takim me Taravarin në Shkup

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka bërë të ditur se Shqipëria ka hapur tre kapituj negociues me Bashkimin Evropian vetëm në gjashtë muajt e fundit dhe synon t’i hapë të gjithë brenda vitit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Meidani theksoi se kishte kënaqësinë të shoqëronte Kryeministrin Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Shkup, ku Shqipëria u vlerësua për ritmin e saj të integrimit dhe angazhimin e qëndrueshëm drejt anëtarësimit.

Në kuadër të vizitës, Rama i shoqëruar edhe nga ambasadori Meidani, zhvilluan edhe takime me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ku u diskutuan sfidat dhe përgjegjësitë e përbashkëta të faktorit politik shqiptar në proceset integruese dhe zhvillimet rajonale.

Vizita e delegacionit shqiptar në Shkup përfundoi me një ndalesë simbolike në Çarshinë e Vjetër të qytetit – një hapësirë që, siç u shpreh Meidani, “ruan gjurmët e identitetit shqiptar dhe dëshmon bashkëjetesën kulturore ndër shekuj”.

Continue Reading

TOP Lajme