Connect with us

Lajme

Snopçe për Frontline: Përderisa te partitë tjera po ndodh një orgji e vërtetë politike, Aleanca për Shqiptarët mbetet e vetmja parti kompakte dhe unike

Published

on

1. Zoti Snopçe, ndryshimet kushtetuese hynë në procedurë parlamentare, a po prisni që VMRO-DMNE të reflektojë dhe ti votojë?

– Nuk mund të them a do ti votojnë apo jo. Në mbledhjen e Komisionit kushtetues votuan kundër nevojës. Do të shohim si do të vendosin. Unë vetëm mund të bëj ftesë të mendojnë në interes të shtetit. Në këtë moment votimi për ndryshimet kushtetuese dhe nisja e bisedimeve për antarsim në UE paraqesin një konjuksion logjik që shkojnë së bashku. Këto dy gjëra nuk mund ta përjashtojnë njëra tjetrën. Do të thotë nuk janë disjunkte. Nuk mund të nisin bisedimet nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese. Nëse ka mënyrë tjetër për nisjen e bisedimeve le të tregojnë nga VMRO-ja. Edhe në komision thanë se nuk do të përkrahin ndryshimet nën diktatin bullgar, por nuk treguan se çka është alternativa. VMRO deri më tash në të gjitha argumentet që i përdor po imponon një qasje disjunktive. Ose rezistenca ndaj ndryshimeve kushtetuese do të mbrojë identitetin nacional, ose votimi i ndryshimeve kushtetuese do të rezikojë identitetin nacional. Pra, kjo është teza e tyre që këto dy gjëra nuk shkojnë bashkë. Unë jam idhtar dhe fuqishëm besoj në qasjen konjuktive, e ajo është që këto dy gjëra po shkojnë bashkë. Pse? Për arsye se mendoj që antarsimi në UE është garancë për forcimin e shtetit. Nëse forcohemi si shtet atëherë edhe identiteti në asnjë mënyrë nuk mund të rezikohet. Do të hyjmë në shoqërinë e shteteve të tjera të forta dhe kur të antarsohemi edhe Gjuha maqedone do të jetë njëra nga gjuhët zyrtare e Unionit Europian. Unë nuk shoh garancë më të madhe se kjo.

Shikoni, ne si shtet asnjëherë nuk kemi qenë në pozitë më të mirë nga këndvështrimi ndërkombëtar. Unë jam deputet dhe kam përshtypjen se e gjithë bota po meret me ne. Gati se çdo javë na vijnë kryetarë, kryeministra, ministra të punëve të jashtme duke na dhënë përkrahje dhe duke na inkurajuar për të sjellur këtë vendim të rëndësishëm. A kemi pyetur veten ndonjëherë për pozitën tonë në këto raporte botërore, për “peshën tonë specifike” në kuadër të problemeve globale, për gjeopolitkën globale, bile edhe për pozicionin tonë në raportet globale por edhe Ballkanike dhe Europiane. Nëse shohim kështu, asnjëherë nuk kemi qenë në qendër të vëmendjes. Me fjalë të tjera kemi qenë jashta fokusit të tyre. Por tani është ndryshe. Po vijnë të gjithë, na japin përkrahje. Kur kryetari i Komisionit Europian të thotë se Gjuha maqedone nuk është e rezikuar, kur kryetarë dhe kryeminstra vijnë tek ti dhe të japin garanca të ngjashme, atëherë unë nuk mendoj se ato nuk po thonë të vërtetën, por e shoh si një angazhim dhe garancë, prandaj edhe duhet tu besojmë.

2. Çka nëse nuk votohen?

Tek unë ende mbizotëron shpresa që ndryshimet kushtetuese do të votohen sepse nuk shoh alternativë tjetër për të ardhmen e shtetit. VMRO-DPMNE në radhët e saj ka shumë njerëz të mençur dhe mendoj që ato do të arrijnë ti bindin të tjerit që për momentin mendojnë ndryshe.

3. Në partinë tuaj ka dallime në lidhje me partneritetin me BDI-në. A mund të presim bashkëpunim zgjedhor me BDI-në?

– Hyrja jonë në qeveri ka qenë me qëllim të nxitjes së procesit Eurointegrues. Po qe se nuk hynim në qeveri, atëherë viti 2023 në vend që të ishte viti i nisjes së negociatave, do të ishte vit zgjedhor dhe gjithçka do të ishte e bllokuar. Këtë na sugjeronin edhe miqtë tanë ndërkombëtar. Ne kemi qenë kritikues të ashpër të qeverisë. Ne jemi të vetëdishëm se ka afera koruptive, skandale, dhe të ngjashme, por përsëri vlerësuam se orientimi Europian është e rëndësisë primare. Siç kam thënë edhe me një rast tjetër, vendosëm që nëpërmjet patriotizmit institucional të inicojmë dhe të mundohemi të zgjedhim çështje të interesit të përgjithshëm. Të tregojmë se me ndershmëri dhe profesionalizëm, respektivisht me dije të vërtetë disa çështje që në shiqim të parë duken të komplikuara, mund të zgjidhen në mënyrë shumë të thjeshtë. Mendoj që ka edhe shembuj konkret në këtë periudhë katër mujore nga ana e ministrave tanë. Pra, të përfundoj, ne nuk kemi hyrë në qeveri për të patur partneritet me BDI-në, por ne kemi marrë disa përgjegjësi për të ardhmen e shtetit që të mos na përsëriten skenarë si ajo e Bukureshtit gjatë regjimit udhëhequr nga Gruevski. Në lidhje me zgjedhjet e radhës aspak nuk kemi menduar si parti dhe do të përmbahem nga përgjigja. Prioritet e kemi agjendën Europiane dhe disa rezultate konkrete në resoret që udhëhiqen nga ana e ministrave tonë. Nëse ju duhet mendimi im personal, atëherë ai për momentin është se duhet të dalim në zgjedhje vet si parti. Nga përvoja e së kaluarës, si Aleancë për Shqiptarët, edhe pse kemi sakrifikuar duke dalë në koalicion me parti të tjera, por realisht nuk ka rezultuar si e dobishme. Prandaj, personalisht mendoj se është koha të dalim vet në zgjedhje. Por nënkuptohet, Aleanca për Shqiptarët e ka liderin e saj, ka organe partiake dhe forume partiake që do ta sjellin vendimin kur të vjen koha për të.

4. A mund të ndhodhë „zjarr“ edhe në Alenacën për Shqiptarët?

– Ka një thënie që thotë mos gjykoni dhe mos sillni përfundime për dikë sipas asaj çka thotë, por shihni se si e ka sjelljen dhe si vepron. Unë mendoj se gjithsecili, pra edhe ju si gazetar, keni pasur mundësi që konkretisht për Aleancën për Shqiptarërt të shihni se pavarsisht thashethemeve, ne kemi qenë partia e vetme kompakte dhe e unifikuar. Kjo ka qenë ashtu edhe gjatë kohës kur ishim në opozitë edhe tash kur kemi marrë përgjegjësitë tona edhe në qeveri. Pa asnjë lloj problemi e bëmë tranzicionin në lidershipin e partisë. Zoti Sela si ish lider i partisë vazhdon të jetë një ndër shtyllat krysore të partisë. Grupi parlamentar ka qenë dhe vazhdon të funksionojë në mënyrë kompakte si një trup i unifikuar. Por nënkuptohet se pyetja është legjitime për shkak se jemi të prirur të besojmë që asnjë parti nuk mund të jetë imune nga ndodhitë nëpër partitë tjera politike tek ne. Çka është ajo që po ndodh tek partitë tjera politike? Unë do të kisha thënë një orgji e vërtetë politike.

Partinë tonë e akuzojnë se e kemi shpëtuar BDI-në, por arkivat historike e vërtetojnë të kundërtën. Lëvizja BESA pati mundësi ta çojë në opozitë BDI-në në vitin 2020, por atëherë doli me listë të përbashkët me LSDM-në dhe nuk u reshtua me opozitën dhe vnedosi ta mbajë në pushtet BDI-në. Kur mblodhëm 61 nënshkrime për ta çuar përsëri BDI-në në opozitë, ishte deputeti Kastriot Rexhepi i cili shkoli mbi nënshkrimin e tij. Tani ky i njëjti po bashkohet me Izet Mexhitin për ta çuar BDI-në në opozitë. E njëjta vlen edhe për Izet Mexhitin. Ai disa herë ka patur mundësinë që ta “rrëzojë” Artan Grubin, por asnjëherë nuk e ka shfrytëzuar atë mundësi. Kur në parlament opozita dhe pushteti ngelën me numër të njëjtë deputetësh, 60 me 60, ishte Alternativa që vendosi të hyjë në qeveri duke e thyer marrëveshjen koalicionuese me ne. Edhe kësaj radhe përsëri në favor të BDI-së. Pastaj deputeti Skender Rexhepi si deputet i Alternativës doli i pavarur. Lëvizja BESA e përjashton Kastriot Rexhepin nga partia. E dimë se si u ndanë BESA me Alternativën dhe se si ishte e pamundur për ti bashkuar për të dalur bashkë në zgjedhjet e vitit 2020. Ndërsa tani çka ndodh? BESA, Alternativa dhe grupi i Izet Maxhitit po bashkohen në një front opozitar dhe menjëherë kemi distancim nga sekretari gjeneral i lëvizjes BESA dhe vednimin e deputetit të tyre Bastri Bajrami se në të ardhmen do të veprojë si i pavarur. E gjithë kjo a nuk ju duket si një orgji politike? Një mishmash i vërtetë. A keni parë diçka të ngjashme tek Aleanca për Shqiptarët? Sigurisht që jo. Ne edhe si pjesë e qeverisë po vazhdojmë të jemi kritikues i fenomeneve negative dhe nuk do të hekim dorë nga kjo.

5. A ekziston mundësia që Aleanca të kyçet në bllokun opozitar me Besën, Alternativën dhe grupin e Izet Mexhitit?

– Në lidhje me zgjedhjet e radhës aspak nuk kemi menduar si parti dhe do të përmbahem nga përgjigja. Prioritet e kemi agjendën Europiane dhe disa rezultate konkrete në resoret që udhëhiqen nga ana e ministrave tonë. Nëse ju duhet mendimi im personal, atëeherë ai për momentin është se duhet të dalim në zgjedhje vet si parti. Nga përvoja e së kaluarës, si Aleancë për Shqiptarët, edhe pse kemi sakrifikuar duke dalë në koalicion me parti të tjera, por realisht nuk ka rezultuar si e dobishme. Prandaj, personalisht mendoj se është koha të dalim vet në zgjedhje. Por nënkuptohet, se Aleanca për Shqiptarët e ka liderin e saj, ka organe partiake dhe forume partiake që do ta sjellin vendimin kur të vjen koha për të.

6. „Fronti Europian“ me SDSM-në apo pa SDSM-në?

– „Fronti Europian“ me secilin që sinqerisht angazhohet për instalimin e vlerave Europiane në shtetin tonë.

Continue Reading

Lajme

ASH: Shqiptarët po ua kthejnë shpinën – Euforia vetëm në kokat e krerëve të VLEN-it

Published

on

By

Me një dështim të plotë në realizimin e premtimeve elektorale të vitit 2024 dhe me një seri vendimesh antishqiptare nga qeveria monoetnike, krerët e grupimit VLEN po enden nëpër terren për të mashtruar sërish qytetarët.

Lajmi i mirë në këtë katrahurë është se populli e ka kuptuar qartë tradhtinë e tyre, etjen për pushtet me çdo çmim dhe vasalitetin ndaj kryeministrit më antishqiptar në historinë e pluralizmit politik.

Mosinteresimi i qytetarëve për farsën e tyre elektorale flet më shumë se çdo gjë tjetër: shqiptarët i përbuzin. Një grup prej rreth 50 pushtetarësh që shfaqen në terren për të prodhuar një eufori artificiale vetëm dëshmon shkëputjen e plotë nga realiteti.

Gjuha e tyre kamikaze, plot mllef, ofendime dhe shpifje, është tregues i qartë i vetëdijes së nënvetëdijshme se këtë betejë e kanë të humbur para se të fillojë. Premtimet boshe dhe dështimet e mëparshme e kanë bërë të qartë se VLEN, që në popullatë nuk gëzojnë besim, po shfaqen vetëm me fjalor rrugaçërie politike, duke rikthyer memorien e përçarjeve dhe fyerjeve të së kaluarës.

Euforia, entuziazmi dhe vullneti i qytetarëve sot janë në opozitën e bashkuar shqiptare, që e ka kuptuar se zgjedhjet e tetorit janë një referendum kundër kësaj qeverie antishqiptare dhe kundër vasalëve të saj. Tetori është afër.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Historia prekëse e shqiptarit në Gjermani, gjen vajzën pas shumë dekadash kërkime

Published

on

By

Historia prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje të madhe në Gjermani.

Kadri Mahmuti, u bë baba në Paris në vitin 1979. Por kur vajza e tij Hamide ishte vetëm dy vjeç, nëna e saj vendosi të shpërngulej në Portugali, duke ia lënë Kadrisë frikën më të madhe të jetës: se nuk do ta shihte më kurrë të bijën, shkruajnë mediat e huaja.

Pas dekadash kërkimesh dhe shprese, Kadri Mahmuti iu drejtua emisionit të njohur gjerman “Bitte melde dich” të Julia Leischik, i cili prej vitesh ndihmon njerëzit të ribashkohen me familjarë të humbur.

Dhe aty ndodhi mrekullia, Kadriu arriti ta gjente Hamiden e tij, duke përjetuar një ribashkim emocionues që vetëm jeta mund ta shkruajë.

Emisioni “Bitte melde dich” transmetohet në kanalin SAT1 dhe sjell histori të forta njerëzore, ku fati dhe dhimbja e ndarjes shpesh kthehen në gëzim e lot lumturie.

Continue Reading

Lajme

BDI: VMRO, LSDM dhe VLEN kundër shqiptarëve, vendim i turpshëm në KSHZ, numri i këshilltarëve u zvogëlua

Published

on

By

Kumtesë nga BDI:

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj vendimit të djeshëm në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ku erdhi në shprehje mbivotimi etnik mbi përfaqësuesen shqiptare Ditmire Shehu, si e veteme në seancë, me ç’rast ulën në mënyrë të njëanshme numrin e këshilltarëve në komunat shqiptare, duke shkelur hapur Kushtetutën dhe Ligjin për vetëqeverisje lokale.

Ky vendim nuk është vetëm i dëmshëm politikisht për shqiptarët, por është edhe precedent i rrezikshëm që kthen vendin pas në kohën e para vitit 2001, apo më mirë të thuhet, në kohën e Millosheviçit dhe Rrahman Morinës, kur vullneti i shqiptarëve në mënyrë sistematike injorohej dhe shkelej, ndërsa diskriminimi në mënyrë sistematike realizohej nëpërmjet instrumentalizimit të institucioneve.

Në shtator të vitit 2024, kjo qeveri monoetnike solli një vendim antikushtetues për uljen e numrit të këshilltarëve. Të vetëdijshëm për shkeljen që bënë, tre muaj më parë tentuan ta ndryshojnë Ligjin për vetëqeverisje lokale, por Fronti Europian e bllokoi këtë iniciativë duke patur në dispozicion shumicën e Badinterit. Sot, megjithëse ligji nuk kaloi, megjithëse Kushtetuta është e qartë dhe megjithëse ekziston vendim i Gjykatës Kushtetuese, ata përsëri shkelën çdo normë juridike dhe demokratike.

Me këtë vendim, komunat shqiptare dëmtohen drejtpërdrejt, vetëm në Gostivar numri i këshilltarëve ulet nga 31 në 23; ndërsa në Strugë, Kërçovë, Vrapçisht, Zhelinë dhe Tearcë ulen nga 4 këshilltarë për secilën komunë. Për më tepër, diaspora përjashtohet nga përllogaritja zyrtare, duke e dëmtuar edhe më shumë përfaqësimin dhe zhvillimin ekonomik të komunave tona.

Edhe më shqetësues është bashkëpunimi i VLEN-it, që edhe një herë dëshmon se nuk përfaqëson shqiptarët, por mbulon padrejtësitë ndaj tyre. Sot, VMRO, LSDM dhe VLEN edhe një herë treguan qartë se janë në një front kundër interesave shqiptare.

Sigurisht se anëtares së KSHZ-së, Ditmire Shehut, nuk i mbetet asgjë tjetër, përpos që ta vazhdoj betejën e saj ligjore para Gjykatës Administrative, siç edhe vetë paralajmëroi.
Sidoqoftë, ky proces nuk do të kalojë pa përgjigje. Shqiptarët kanë forcën dhe vetëdijen që t’u japin dënimin e merituar këtyre politikave diskriminuese. As mbivotimi, as shantazhet, as manipulimet nuk do ta mjegullojnë dot vullnetin e popullit në referendumin e tetorit.

Continue Reading

TOP Lajme