Lajme
Përleshje në një kazino në Tetovë, dy persona lëndohen rëndë nga mjet i mprehtë

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka përfunduar me dy persona të lënduar rëndë nga një mjet i mprehtë, ndërsa disa persona janë ndaluar nga policia.Sipas njoftimit të SPB Tetovë, ngjarja është raportuar më 13 nëntor, në orën 01:45, pasi në Spitalin Klinik të Tetovës janë dërguar me lëndime të rënda J.R. (48) nga Bërvenica dhe S.T. (50) nga Saraqina.
Sipas raportimit, ata janë lënduar gjatë përpjekjes për të ndarë disa persona që ishin përfshirë në një përleshje fizike në kazino. Në konflikt dyshohet se ishin përfshirë V.A. (44) nga Xhepçishti, A.I. (33), S.I. (26) dhe Sh.S. (26) nga Treboshi.Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, J.R. është transferuar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza” në Shkup, ndërsa S.T. ka mbetur për trajtim në Spitalin Klinik të Tetovës.
Policia ka arrestuar edhe F.H. (34) nga Treboshi, i punësuar në kazino, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „ndihmë” në lidhje me dhunën. Statusin e personit të privuar nga liria e ka edhe V.A., i cili për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është ndaluar nën mbikëqyrje policore në spital.Ndërkohë, në orën 08:50, në Stacionin Policor të Tetovës janë paraqitur vetë edhe A.I., S.I. dhe Sh.S., të cilët janë ndaluar për procedurë të mëtejshme.
Policia bën të ditur se pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë kallëzimet përkatëse.
19:28
Kosovë, strategjia për ish-krerët e UÇk-së në hagë mbahet konfidenciale, fokusi te lobimi diplomatik
19:23
Rastet me fruth rrisin interesimin e prindërve për vaksinimin e fëmijëve
17:22
Qytetarët ankohen për paga të ulëta, ministria e Ekonomisë: Çmimet janë stabile
17:17
Partitë garojnë se në cilën qeverisje ekonomia kishte rezultate më negativeNga LSDM sot kanë përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski për gënjeshtra politike lidhur me ekonominë e vendit. Ata thonë se Mickoski tregon përralla kur flet për arritje ekonomike pasi siç thonë ata RMV renditet e 41-ta nga 48 ekonomitë evropiane për sa i përket BPV-së për kokë banori. Sipas tyre, realiteti është se brenda dy vitesh ka 4 miliardë euro borxh të ri.
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Rastet me fruth rrisin interesimin e prindërve për vaksinimin e fëmijëve
02
U gjet trupi i pajetë i një burri pas shuarjes së zjarrit në Shkup
03
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari
04
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar
05
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria

Lajme ditore
U gjet trupi i pajetë i një burri pas shuarjes së zjarrit në Shkup

Lajme
Kosovë, strategjia për ish-krerët e UÇk-së në hagë mbahet konfidenciale, fokusi te lobimi diplomatik

Lajme ditore
Rastet me fruth rrisin interesimin e prindërve për vaksinimin e fëmijëve

Lajme
Qytetarët ankohen për paga të ulëta, ministria e Ekonomisë: Çmimet janë stabile

Lajme
Partitë garojnë se në cilën qeverisje ekonomia kishte rezultate më negativeNga LSDM sot kanë përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski për gënjeshtra politike lidhur me ekonominë e vendit. Ata thonë se Mickoski tregon përralla kur flet për arritje ekonomike pasi siç thonë ata RMV renditet e 41-ta nga 48 ekonomitë evropiane për sa i përket BPV-së për kokë banori. Sipas tyre, realiteti është se brenda dy vitesh ka 4 miliardë euro borxh të ri.

Lajme
Kush ia hapi derën ALTA Bankës? Pushteti dhe opozita ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës

Lajme
Besimi në drejtësi prek fundin!





