Lajme
Kosovë, strategjia për ish-krerët e UÇk-së në hagë mbahet konfidenciale, fokusi te lobimi diplomatik

Hartimi i strategjisë për mbështetjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan në shkallë të parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë, është duke vazhduar në kuadër të grupit punues të përbërë nga përfaqësues institucionalë dhe të partive politike. Ndonëse anëtarët e këtij grupi kanë konfirmuar se janë ndërmarrë hapa konkretë dhe se ekziston koordinim ndërmjet palëve, përmbajtja e strategjisë dhe veprimet e ndërmarra po mbahen konfidenciale.
“Grupi nuk do të ishte edhe aq strategjik sikur t’i flisnim të gjithë hapat që kemi marrë. Ka një koordinim të mirë dhe një seriozitet nga të gjitha palët e përfshira dhe po besoj se këtij grupi duhet t’i flasin puna dhe veprat, e jo deklaratat” / deklaroi Vlora Çitaku, PDK.
Edhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka konfirmuar se partitë politike kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në kuadër të këtij procesi, por pa zbuluar përmbajtjen e tyre.“Ata janë takuar dhe kanë thënë edhe vetë se kanë ndërmarrë disa veprime. Po flas mbi bazën e partive politike, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe të domosdoshme, të cilat nuk mund t’i ndaj me publikun” / deklaroi Avni Arifi, Aleanca.
Ndërkaq, ish-ambasadori Sylë Ukshini vlerëson se strategjia duhet të ketë fokus të veçantë në diplomaci, përkatësisht në lobimin.“Strategjia nuk duhet të bëhet shumë publike. Kanë folur disa protagonistë që janë pjesë e grupit punues dhe përshtypjet e para janë që po punohet seriozisht. Pa dyshim që ekipet mbrojtëse e bëjnë pjesën juridike, ndërkaq ky grup duhet ta bëjë pjesën diplomatike, për të lobuar në kryeqendrat evropiane” / deklaroi Sylë Ukshini, Ish-Ambasador.
Grupi punues për hartimin e strategjisë për ish-krerët e UÇK-së kryesohet nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Ky grup deri tani ka mbajtur dy takime. Në anën tjetër, një zhvillim tjetër që lidhet me Dhomat e Specializuara është edhe procedura parlamentare për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit që rregullon funksionimin e tyre. Kuvendi i Kosovës e kishte miratuar këtë ligj më 6 tetor, por presidentja Justina Shiroka-Pula e ktheu atë për rishqyrtim, pas kërkesës së PDK-së.
Në seancën e 12 dhe 13 nëntorit u përfshi në rend të ditës, por për shkak të mungesës së kuorumit nuk u hodh fare në votim. / Alsat.mk
19:33
Përleshje në një kazino në Tetovë, dy persona lëndohen rëndë nga mjet i mprehtë
19:23
Rastet me fruth rrisin interesimin e prindërve për vaksinimin e fëmijëve
17:22
Qytetarët ankohen për paga të ulëta, ministria e Ekonomisë: Çmimet janë stabile
17:17
Partitë garojnë se në cilën qeverisje ekonomia kishte rezultate më negativeNga LSDM sot kanë përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski për gënjeshtra politike lidhur me ekonominë e vendit. Ata thonë se Mickoski tregon përralla kur flet për arritje ekonomike pasi siç thonë ata RMV renditet e 41-ta nga 48 ekonomitë evropiane për sa i përket BPV-së për kokë banori. Sipas tyre, realiteti është se brenda dy vitesh ka 4 miliardë euro borxh të ri.
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Përleshje në një kazino në Tetovë, dy persona lëndohen rëndë nga mjet i mprehtë
02
Rastet me fruth rrisin interesimin e prindërve për vaksinimin e fëmijëve
03
U gjet trupi i pajetë i një burri pas shuarjes së zjarrit në Shkup
04
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari
05
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar

Lajme ditore
U gjet trupi i pajetë i një burri pas shuarjes së zjarrit në Shkup

Lajme
Përleshje në një kazino në Tetovë, dy persona lëndohen rëndë nga mjet i mprehtë

Lajme ditore
Rastet me fruth rrisin interesimin e prindërve për vaksinimin e fëmijëve

Lajme
Qytetarët ankohen për paga të ulëta, ministria e Ekonomisë: Çmimet janë stabile

Lajme
Partitë garojnë se në cilën qeverisje ekonomia kishte rezultate më negativeNga LSDM sot kanë përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski për gënjeshtra politike lidhur me ekonominë e vendit. Ata thonë se Mickoski tregon përralla kur flet për arritje ekonomike pasi siç thonë ata RMV renditet e 41-ta nga 48 ekonomitë evropiane për sa i përket BPV-së për kokë banori. Sipas tyre, realiteti është se brenda dy vitesh ka 4 miliardë euro borxh të ri.

Lajme
Kush ia hapi derën ALTA Bankës? Pushteti dhe opozita ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës

Lajme
Besimi në drejtësi prek fundin!





