Connect with us

Lajme

Taravari: Lutemi për të gjithë ata që u prekën nga vërshimet në Pejë

Published

on

Në orët e vona të së shtunës, Peja u godit nga një fatkeqësi natyrore. Si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme, qyteti i Pejës u vërshua, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. U humbën dy jetë, një nënë dhe biri i saj pesë vjeç.

Sapo bisedova me Kryetarin e Komunes së Pejës, kolegun tim Gazmend Muhaxheri, të cilit në emër të Aleancës për Shqiptarët dhe Komunës së Gostivarit, i shpreha keqardhjen time dhe ngushëllime për dy jetët e humbura. Gjithashtu, u informova për situatën e cila tanimë është stabile dhe ofrova mbështetjen tonë.

Ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Lutemi për të gjithë qytetarët e Pejës që u prekën dhe u dëmtuan nga këto vërshime, me shpresë që sa më parë të sanohen dëmet dhe pejanët t’i kthehen jetës normale.

Continue Reading

Lajme

Ramadani dhe Ismaili takojnë ambasadorin Meidani: Angazhim për fuqizimin e zërit shqiptar

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerand Ramadani i shoqëruar nga drejtori i Qendrës Analitike dhe Hulumtuese të ASH-së Ardonit Ismailiu pritën në një takim miqësor e vllazërorë nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani me të cilin u dakorduan që të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për të siguruar që zëri i shqiptarëve të dëgjohet fuqishëm dhe të përkthehet në politika dhe projekte konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë.
 
“Si Sekretar Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, sot pata kënaqësinë dhe nderin të zhvilloj një takim vëllazëror me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani. I shoqëruar edhe me Drejtorin e Qendrës Analitike dhe Hulumtuese të ASH-së Ardonit Ismaili, diskutuam mbi sfidat dhe mundësitë për forcimin e pozitës dhe përfaqësimit të shqiptarëve në këtë vend.
Gjatë këtij takimi të frytshëm, fokusuam diskutimin mbi:
– Proceset integruese dhe sfidat që na presin në të ardhmen;
– Projektet zhvillimore që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës në komunat shqiptare;
– Angazhimin më të madh të të rinjve dhe grave në politikën dhe vendimmarrjen vendase;
– Nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve shqiptare për të arritur një përfaqësim më të fortë dhe efikas.
Ky takim vëllazëror ishte një dëshmi e qartë e mbështetjes së palëkundur të Republikës së Shqipërisë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Roli i diplomacisë shqiptare është i një rëndësie të madhe për të ndihmuar në adresimin e sfidave tona dhe për të forcuar bashkëpunimin në të gjitha nivelet.
Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të siguruar që zëri i shqiptarëve të dëgjohet fuqishëm dhe të përkthehet në politika dhe projekte konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë. Bashkëpunimi i ngushtë është çelësi i suksesit tonë!”, ka nënvizuar Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Koalicioni VLEN: BDI është arkitekti kryesor i serbizimit të Maqedonisë

Published

on

By

Halil Snopçe nga Koalicioni VLEN e konsideron BDI-në si përgjegjësen kryesore për serbizimin e Maqedonisë. Nga foltorja e Parlamentit, ne kemi ngritur fakte konkrete që dëshmojnë bashkëpunimin e saj të drejtpërdrejtë me politikën serbe dhe veprimet e dëmshme për shqiptarët.

BDI ka dëshmuar me vite se është në shërbim të agjendave të huaja, vizita e presidentit serb Tomisllav Nikoliq më 2012 për të përkujtuar 100-vjetorin e Betejës së Kumanovës, ku u masakruan mijëra shqiptarë. Gjatë qeverisjes së BDI-së, u vendos përmendorja e Car Dushanit, një simbol i dominimit serb mbi shqiptarët. Po ashtu, ministri i BDI-së, Fatmir Besimi, ka zhvilluar takime të fshehta në Beograd me gjeneralin Ljubisha Dikoviç, i akuzuar për krime lufte në Kosovë dhe për vrasjen e personaliteteve si Fehmi Agani.

BDI ka pasur lidhje të ngushta edhe me Daka Davidoviç, ministër i regjimit të Karaxhiçit dhe Mlladiçit, përgjegjës për masakrat ndaj popullatës civile gjatë luftës në Bosnje dhe Kosovë. Për më tepër, ministri i jashtëm i BDI-së, Bujar Osmani, ka ndjekur planin 9-pikësh kundër Kosovës dhe ka zgjedhur që vizitën e parë si ministër ta realizojë në Serbi. Ai nuk ka reaguar as për sulmin terrorist në Banjskë, ku Serbia ishte drejtpërdrejt e përfshirë.

Ne, si koalicion, jemi të bindur se këto fakte dëshmojnë përpjekjet e qëllimshme të BDI-së për të avancuar agjendën serbe në Maqedoni. Historia nuk mund të fshihet, dhe shqiptarët duhet ta dinë të vërtetën: BDI është dhe do të mbetet arkitekti kryesor i serbizimit të shtetit tonë.

Koalicioni VLEN do të vazhdojë të luftojë për interesat kombëtare dhe për të mbrojtur shqiptarët nga politikat që dëmtojnë të ardhmen e tyre.

VIDEO

Continue Reading

Lajme

Taravari: I lumtur që kjo Qeveri po firmos Historinë

Published

on

By

Kryetari i ASH-së dhe njëri nga lideri i VLEN, Arben Taravari ka njoftuar lajmin e madh në shërbim të kompanive të vendit. Qeveria sot ka ndarë 250 milionë euro për kompanitë me interesin më të lirë në treg prej vetëm 1.95 për qind.

“Kjo e sotmja do të shkruhet si një kthesë e madhe në zhvillimin e këtij vendi. Si asnjëherë tjetër vendimi unik për të vendosur 250 milionë euro në shërbim të kompanive vendase me interesin më të lirë në treg (vetëm 1.95%), do të zhvillojë me hapa gjigandë ekonominë! I lumtur që kjo Qeveri po firmos Historinë!”, ka shkruar Taravari.

Continue Reading

TOP Lajme