Connect with us

Gosip

STAND UP SOPI | Më 26 qershor rrugët na çojnë në Pallatin e Kulturës në Tetovë

Published

on

Të hënën më 26 qershor, në ora 20:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovës, komediani Hasim Memishi i njohur si Sopi, do të ju bëjë për të qeshur pa ndalë. Sopi vjen me komedi të stilit Stand Up. Përveç humorit, eventin do ta shoqërojë edhe vokalisti Shpëtim Mustafa së bashku me Sazan Kosumi dhe Arbër Curri, njofton Nistori.

Sopi në një video promocionale për Nistorin njofton se nuk po bën hapjen e një partie politike, ashtu-kështu kemi boll, por natën e 26 qershorit (e thotë me humor) ua dedikon të gjithë atyre që dijnë të qeshin.

Biletat, sigurisht janë shitur të gjithë, por nuk është keq të siguroheni nëse ka mbetur edhe ndonjë. /Nistori/

Continue Reading

Gosip

Gjesti e Egli të pandashëm pas BBVA

Published

on

By

Banorët e Big Brother VIP Albania 4 kanë organizuar një party, ku bashkë me ta janë edhe stafi realizues i formatit të famshëm televiziv.

Banorët po ndajnë momente të veçanta nga ky event.

Egli Tako ka shpërndarë një ‘Insta Story’ në Instagramin e saj, ku është parë edhe Gjesti.

Ata janë parë të afërt me njëri-tjetrin në ndejën e pjesëmarrësve të BBVA4.

Continue Reading

Gosip

Ka nisur lidhje të re? Ditea Berisha thyen heshtjen për jetën e saj private

Published

on

By

Moderatorja e “Ferma Club”, Ditea Berisha, ka folur pa komplekse për jetën e saj personale gjatë një interviste në emisionin “2984” me Albano Bogdon në Vizion Plus. E pyetur direkt nga moderatori nëse është në një lidhje, Ditea nuk ngurroi të përgjigjet:

“Jo, nuk kam të dashur aktualisht,” – tha ajo me sinqeritet.

Deklarata e saj vjen në një moment kur ajo po shijon suksesin si prezantuese e një formati që e ka kaluar edhe si konkurrente. Ish-fermerja e “Ferma VIP 1” tregoi se përvoja në reality-show ka qenë thelbësore në rritjen e saj personale dhe profesionale:

“Më ka rritur shumë. Tani nuk e kam më problem të jem në ekran, siç e kisha më parë,” – u shpreh ajo.

Ditea u shpreh mirënjohëse për eksperiencën në “Ferma”, duke e cilësuar si një përjetim të jashtëzakonshëm:

“Ka qenë shumë e bukur. Kush di ta përjetojë, i merr më të mirën.”

Continue Reading

Gosip

Pas fitores së Gjestit, flet Xheneta: Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë

Published

on

By

Xheneta Fetahu ka komentuar thuajse të gjitha situatat e Gjestit në Big Brother të Shqipërisë.

Si opinioniste në “E diell”, ajo ka dhënë mendime në lidhje me të gjitha dinamikat në shtëpinë e famshme.

Në një deklaratë të re, ajo thotë se nuk do të flasë më për ta, përmendur faktin që e kanë shqetësuar vazhdimisht.

“Unë e kam thënë dhe po e përsëris sërish, disa nga njerëzit nuk e kanë kuptuar që unë këtu jam në punë, unë po flas për herë të parë dhe të fundit në raport me ata dy për lidhjen që ka. I uroj vetëm suksese, i them të gjithë rrethit të tij të më lënë të qetë sepse nuk më kanë lënë edhe pas Big Brother, njerëzit që punojnë me të. Ata e dinë kush e tek”, u shpreh ajo.

Tutje tha se njerëzit e Gjestit e kanë kërcënuar edhe familjen e saj për paraqitjet që ka bërë.

“Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë. Familja ime ka qenë shumë e shqetësuar gjatë gjithë kohës kërcënime përse ajo vazhdon flet për të, kështu që unë them që vazhdoj të jem këtu me punë të reja dhe jo të flasim më për Big Brother”, theksoi ndër tjerash.

Për rikujtim, Xheneta ka qenë në lidhje me Gjestin gjatë periudhës sa ishin në Big Brother të Kosovës.

Continue Reading

TOP Lajme