Connect with us

Lajme

“Zyra për Diasporën” në Saraj , Ramadani: Mërgimtarët do jenë pjesë e vendimmarrjes dhe projekteve

Published

on

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së bashkëqytetarëve nga diaspora në proceset vendimmarrëse për komunën.

Ai ka njoftuar se Zyra për Diasporën do të jetë një derë gjithmonë e hapur, ku mërgimtarët do të kenë mundësi të kontribuojnë me ide dhe projekte konkrete për zhvillimin e Sarajit.

“Diaspora është pjesë e pandashme e Sarajit dhe do të ketë zërin e saj në çdo hap të zhvillimit tonë,” theksoi Ramadani.

Continue Reading