Connect with us

Lajme

Zv.kryeministri Fetai për anketën e Odës Ekonomike: BDI-ja, për 22 vjet, qytetarëve u ka sjellë vetëm të këqija

Published

on

Shqetësuese anketa e fundit e Odës Ekonomike, e cila dëshmon me numra konkretë përmasat endemike të korrupsionit në qeverinë që u largua.

Gjatë vitit të kaluar, përfaqësuesit e këtij pushteti të kriminalizuar, në të gjitha eshallonet pa përjashtim, u kanë kërkuar ryshfet nga 10-100.000 euro dhe favore të ndryshme, mbi gjysmës së kompanive të anketuara. Ryshfeti është kërkuar gjatë procedurave për marrje të lejeve dhe pëlqimeve, gjatë kryerjes së inspektimeve, gjatë procedurës së doganimit dhe gjatë procedurës së tenderimit, madje disa herë brenda vitit prej të njëjtave kompani.

Vazhdimisht kemi thënë se BDI-ja u ka sjellë vetëm të këqija qytetarëve për 22 vite qeverisje. Kjo anketë, është pasqyra më e saktë e epidemisë së korrupsionit të instaluar nga BDI, që ka ndikuar negativisht në investime të huaja, në punësim dhe zhvillim të gjithëmbarshëm socio-ekonomik.

Këto fenomene do të luftohen pa pardon nga Qeveria jonë. Bizneset duhet të çlirohen nga frika dhe t’i paraqesin rastet në Prokurori. Sistemi i drejtësisë do të çlirohet nga ndikimet politike dhe do të kujdeset që askush të mos jetë mbi ligjin. Po ashtu, kërkojmë mbështetjen e partnerëve, OJQ-ve dhe qytetarëve në këtë luftë, që bashkërisht, si front antikorrupsion, ta ndryshojmë kulturën e qeverisjes dhe t’u themi jo praktikave korruptive që pushteti i kaluar i ka pasur ushqim ditor.

Continue Reading

Lajme

Brohoritjet fyese antishqiptare në Kumanovë, fajtorët ende të lirë, policia ende nuk ka dorëzuar kallëzim penal

Published

on

By

Ende askush nuk përndiqet për incidentin në Kumanovë edhe pse kanë kaluar një muaj e gjysëm, edhe pse zyrtarët shqiptar në paraqitjet e tyre publike thonë se janë ndërmarrë masa. Rasti mbetet pa epilog pasi që policia ende nuk ka dorëzuar kallëzim penal për ngjarjen në ndeshjen parakualifikimeve për Kampionatin Botëror të basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë, më 3 gusht, ku u dëgjuan brohoritje me tone fyese ndaj shqiptarëve, shkruan Portalb.mk

“Për ngjarjet në Kumanovë, MPB ende nuk ka dorëzuar kallëzim penal deri të prokuroria dhe po punon në identifikimin e personave”, thanë nga Prokuroria Publike për Portalb.mk.

Prokuroria ka reaguar pas ndodhisë duke i dhënë udhëzime Sektorit të Punëve të Brendshme të Kumanovës për të hetuar elementët e një vepre penale në thirrjet që përmbanin gjuhë urrejtjeje “nga persona aktualisht të panjohur”.

“Është lëshuar gjithashtu një urdhër për të siguruar pamjet e mbikëqyrjes me video me qëllim identifikimin e autorëve të mundshëm”, na thanë nga prokuroria.

Por që nga ajo ditë, asgjë e re për opinionin.

Nga përgjigja e fundit e SPB Kumanovë për Portalb.mk, mësojmë se procesit ende është te “hetimet vazhdojnë”.

“Ju informojmë se Sektori i Punëve të Brendshme – Kumanovë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës, po ndërmerr masa për sqarimin e plotë të rastit, pas së cilës do të dorëzohet një raport përkatës”, thonë për Portalb.mk, nga SPB Kumanovë.

Përgjigja e fundit e SPB Kumanovë, është e ngjashme me përgjigjen e 8 gushtit, kur nga aty na thanë se: “SPB – Kumanovë po merr masa për të zbardhur rastin”.

Më 3 gusht 2025, në ndeshjen e parakualifikimeve për Kampionatin Botëror të basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë, u dëgjuan brohoritje me tone fyese ndaj shqiptarëve si “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket, Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, si dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”. Këto fyerje u bënë në prani të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili së bashku me kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ministrin e Brendshëm Pançe Toshkovski, zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetëror ishin të pranishëm në sallën ku luhej ndeshja.

Portalb.mk në vazhdimësi ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet për vonesën në nxjerrjen e fajtorësve para drejtësisë. Mosreagimi adekuat i MPB, prokurorisë dhe lëndëve të pakta me aktgjykim në gjykatë, e ushqejnë edhe më shumë gjuhën e urrejtjes.

Kujtojmë se më 3 shtator një grup maqedonasish kanë rrahur dy nxënës të shkollës ekonomike të Tetovës, të cilët si pasojë e lëndimeve u dërguan në Spitalin Klinik të Tetovës. Në fund të muaji gusht në Manastir, disa persona të panjohur rreth 20 vjeç iu afruan një personi për t’i zhveshur bluzën që kishte veshur, e cila kishte të vizatuar një kokë shqiponje në pjesën e përparme dhe të pasme. Për të dy rastet kishte reagim të policisë, por nuk dihet se çfarë masash do të ndërmerr prokuroria dhe më pas gjykata. Kurse ende nuk janë zbardhur rastet e thirrjeve raciste anti-shqiptare në ndeshjet sportive në Kumanovë, më 3 gusht, dhe në Kavadar më 25 gusht.

Continue Reading

Lajme

ASH: Oktopodi i Botës Serbe po mbyt Maqedoninë, VLEN në shërbim të tij

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin e thellë për ndërhyrjet e vazhdueshme të të ashtuquajturës “Bota Serbe” në Maqedoninë e Veriut. Ky koncept politik, i ndërtuar mbi modelin e “Botës Ruse”, nuk është vetëm një lojë simbolike, por një projekt i mirëfilltë që synon të minojë kufijtë ekzistues, të dobësojë shtetësinë dhe të pengojë të ardhmen europiane të vendit tonë dhe të gjithë rajonit.

Në vend që të mësojë nga paralajmërimet e qarta të Raportit të Parlamentit Europian, Shkupi zyrtar ka lejuar që kjo agjendë të marrë hov. Nënshkrimi i memorandumit mes Fondit Pensional të Maqedonisë së Veriut dhe atij të Republikës Srpska, i cili përfaqëson një entitet që sfidon hapur sovranitetin e Bosnjës e Hercegovinës, është një shembull i qartë se si institucionet tona po futen në rrjete që rrezikojnë stabilitetin rajonal. Po ashtu, kontratat strategjike të MEPSO-s me kompani serbe për projekte kyçe të rrjetit energjetik ngrejnë dyshime serioze mbi varësinë energjetike dhe komprometimin e sigurisë sonë kombëtare.

Kjo strategji shtrihet edhe më tej: përmes rrjetit hotelier, sistemit bankar, telekomunikimeve dhe televizioneve serbe, ndërhyrja bëhet e gjithanshme dhe e qëndrueshme, duke krijuar varësi strukturore që shkojnë përtej marrëdhënieve normale ekonomike. Ndërkohë, përfshirja e zyrtarëve serbë në aktivitete politike dhe kulturore në vend, si rasti i fundit me pjesëmarrjen e Millorad Dodikut në Shkup me ftesë të zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq, tregon qartë se ky projekt nuk është më i fshehur: është i hapur, i drejtpërdrejtë dhe antievropian.

Alarmante është edhe paraqitja e grupeve paramilitare me bereta të kuqe në qytete të Maqedonisë së Veriut, që përbëjnë sinjal të rrezikshëm për rendin dhe sigurinë e qytetarëve. Serbia po shfaqet qartë si shtet-proksi i Rusisë në rajon, duke përdorur instrumente të buta dhe të forta për të ndikuar mbi vendimmarrjen tonë strategjike.

E gjithë kjo ndodh nën një qeveri që jo vetëm nuk e mbron vendin nga ky ndikim, por shpeshherë e legjitimon dhe e përforcon atë. VMRO-DPMNE, me partnerët e saj të koalicionit VLEN dhe ZNAM, në vend që të mbrojnë interesin kombëtar, paraqiten si protagonistë të këtyre zhvillimeve, duke i hapur derën një agjende të rrezikshme për stabilitetin dhe perspektivën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.

Aleanca për Shqiptarët thekson se orientimi europian dhe euroatlantik i vendit është i panegociueshëm. Sovraniteti nuk ka çmim dhe nuk mund të shitet në tavolinë për interesa të ngushta politike apo për marrëdhënie të dyshimta me qendra të jashtme. Maqedonia e Veriut duhet të qëndrojë larg agjendave të “Botës Serbe” dhe “Botës Ruse”, sepse vetëm kështu mund të sigurohet stabiliteti dhe e ardhmja e gjeneratave të ardhshme.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Qyteti i Gostivarit me internet falas në hapësirat publike

Published

on

By

Gostivari është një nga komunat e përzgjedhura në thirrjen e WiFi4WB (Wi0Fi për Ballkanin Perëndimor), një nismë që do të sjell internet falas dhe me shpejtësi të lartë në hapësira publike.

Qytetarët e Gostivarit do të kenë mundësi të lidhen më lehtë, më shpejt dhe pa kosoto, duke përfituar nga kjo risi që forcon lidhjen tonë me botën digjitale.

Kjo nismë zbatohet përmes programit EU4Digital Action, i cili mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), dhe implementohet nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), thonë nga komuna e Gostivarit.

Continue Reading

TOP Lajme