Connect with us

Lajme

Zënka Kasami – Mickovski/ Lëvizja BESA pas 2 nëntorit në prag të daljes nga Qevria?

Published

on

Përplasjet e fundit mes Bilall Kasamit dhe Hristjan Mickovskit po thellohen dita ditës. Siç mëson portali TS dega e VMRO-Tetovë ka pushuar të gjitha aktivitetet e saja për zgjedhjet lokale të 2 nëntorit. Deri sot siç në VMRO-n e Tetovës është thënë se nuk do ketë aktivitete dhe nuk pritet që Kasami të merr mbështetja si në ruandin e parë nga elektorati i VMRO-së.
Në raundin e parë Bilall Kasami ka marrë mbi 2000 vota nga VMRO-ja për krytear komune dhe mbi 1 mijë vota për Këshillin komunal, me këtë VMRO- Tetovë humbi një këshilltar të saj ku më pas Mickovski i dëroi selame Kasamit.

“Duhet të kuptojë se unë gjithmonë jam i gatshëm të bashkohemi në këto zgjedhje dhe të mbështesim vlera, e jo të ndahemi për tema dhe çështje etnike, përmes prizmit të shovinizmit dhe dallimeve të ngjashme etnike. Të gjithë ata që shpresojnë se me tema etnocentrike do të fitojnë diçka në politikë, le të shohin dhe të mësojnë nga shembulli dhe rënia e BDI-së, dhe do të kuptojnë për çfarë flas. Kjo është një mësim i mirë edhe për disa politikanë të tjerë në skenën politike maqedonase, të cilët duhet ta kuptojnë se, për të qenë partnerë në koalicion, duhet të jemi të gatshëm të bashkohemi dhe të mbështesim vlera, jo të ndahemi për çështje etnike përmes prizmit të shovinizmit dhe dallimeve të ngjashme etnike. Nëse nuk është kështu, atëherë nuk shoh asnjë dallim midis tyre dhe Aliut nga Zajasi, të cilin duan ta zëvendësojnë,” është shprehur Mickoski pas deklaratave të Bilall Kasamit për Kërçovën dhe Bërvenicën./TS/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *