Lajme
VMRO nuk e kapërdin lehtë “goditjen” që mori nga ASH, porosit sondazhe që shtrembërojnë vullnetin e shqiptarëve
“Market Vision”, një agjenci e afërt me VMRO-DPMNE-në dhe qeverinë, e cila përfiton tenderë me qindra mijëra euro nga shteti, në sondazhin e fundit të publikuar sot, nuk arriti ta mbrojë VLEN-in, por tentoi të zbusë diferencën e madhe mes Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) dhe VLEN-it – diferencë që në të vërtetë është edhe më e thellë sesa ajo që u prezantua në rezultatet e anketës së porositur nga “Pallati i Bardhë”.
Me porosi të VMRO-DPMNE-së, sondazhi u përpoq të minimizojë përkrahjen popullore ndaj Aleancës për Shqiptarët (ASH) dhe liderit të saj, Arben Taravari – rezultate këto që bien ndesh me realitetin dhe madje edhe me sondazhet e mëhershme të vetë kësaj agjencie.
Në përpjekje për t’u hakmarrë ndaj ASH-së që braktisi kabinetin qeveritar, VMRO-DPMNE po tenton ta ulë ASH-në në të njëjtin nivel me partitë e VLEN-it. Megjithatë, çdo sondazh serioz tregon qartë se ASH, edhe e vetme, është më e fuqishme sesa të gjitha partitë e VLEN-it së bashku.
Duke u përpjekur ta shtrembërojë vullnetin e shqiptarëve, Market Vision – me porosi të Hristijan Mickoskit – e uli ASH-në në sondazhe. Por e vërteta do të dalë në shesh më 19 tetor, kur ASH, bashkë me AKI-në, jo vetëm që do të triumfojë 3 me 1 ndaj VLEN-it, por me një diferencë edhe më të thellë.
Editorial – Smart News
