Connect with us

Lajme

VMRO nuk e kapërdin lehtë “goditjen” që mori nga ASH, porosit sondazhe që shtrembërojnë vullnetin e shqiptarëve

Published

on

“Market Vision”, një agjenci e afërt me VMRO-DPMNE-në dhe qeverinë, e cila përfiton tenderë me qindra mijëra euro nga shteti, në sondazhin e fundit të publikuar sot, nuk arriti ta mbrojë VLEN-in, por tentoi të zbusë diferencën e madhe mes Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) dhe VLEN-it – diferencë që në të vërtetë është edhe më e thellë sesa ajo që u prezantua në rezultatet e anketës së porositur nga “Pallati i Bardhë”.

Me porosi të VMRO-DPMNE-së, sondazhi u përpoq të minimizojë përkrahjen popullore ndaj Aleancës për Shqiptarët (ASH) dhe liderit të saj, Arben Taravari – rezultate këto që bien ndesh me realitetin dhe madje edhe me sondazhet e mëhershme të vetë kësaj agjencie.

Në përpjekje për t’u hakmarrë ndaj ASH-së që braktisi kabinetin qeveritar, VMRO-DPMNE po tenton ta ulë ASH-në në të njëjtin nivel me partitë e VLEN-it. Megjithatë, çdo sondazh serioz tregon qartë se ASH, edhe e vetme, është më e fuqishme sesa të gjitha partitë e VLEN-it së bashku.

Duke u përpjekur ta shtrembërojë vullnetin e shqiptarëve, Market Vision – me porosi të Hristijan Mickoskit – e uli ASH-në në sondazhe. Por e vërteta do të dalë në shesh më 19 tetor, kur ASH, bashkë me AKI-në, jo vetëm që do të triumfojë 3 me 1 ndaj VLEN-it, por me një diferencë edhe më të thellë.

Editorial – Smart News

Continue Reading

Lajme

Taravari: VLEN-i nuk ka fuqi vendimarrëse (Video)

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka kritikuar hapur rolin e koalicionit VLEN në qeveri, duke thënë se ata janë të pafuqishëm për të ndikuar edhe në vendime të thjeshta administrative. Ai gjatë emisionit të mbrëmshëm Debat në Shenja, akuzoi disa zëvendësministra të koalicionit VLEN për mungesë angazhimi dhe papërgjegjësi institucionale. Sipas tij, një pjesë e zëvendësministrave nuk kanë as prezencë të rregullt në zyrat e tyre dhe madje disa nuk kanë as infrastrukturën bazë për të ushtruar detyrën.

Arben Taravari, Kryetar i ASH-së

“Kemi zëvendësministra që nuk shkojnë as në punë. Disa shkojnë vetëm një herë ose dy herë në javë. Nuk është vetëm një ose dy, janë shtatë. Vetëm tre prej tyre kanë qenë aktivë dhe kanë treguar interes real për detyrën që mbajnë. Tre zëvendësministra kanë qenë aktivë, të cilët janë interesuar. Disa nuk kishin as zyra, as veturë zyrtare nuk kishin. Ata e dinë vetë se kush janë” .

Taravari më tej ka rikujtuar kohën kur ishte pjesë e koalicionit VLEN dhe përmendi rastin e emërimit të një drejtori në një fshat të Strugës, ku vendimi për drejtorin u mor pa konsultim me komunitetin, duke shkaktuar revoltë dhe pakënaqësi. Ai tha se së bashku me zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti, ishin të pafuqishëm për të ndërruar drejtorin.

Arben Taravari, Kryetar i ASH-së

“Quhet një fshat Podgorc, në Strugë. Aty çdoherë drejtor ka qenë torbesh ose shqiptarë. 95% e popullatës janë myslimanë. Herën e parë pas 35 viteve u vendos një ushtrues detyre – një maqedonas me tatuazh në të gjithë trupin”.

Sa i përket raporteve me ish bashkëpartiakun e tij, Zijadin Sela, Taravari tha se nuk ka asnjë armiqësi personale dhe pavarësisht mosmarrëveshjeve që kanë ndodhur, është i hapur për bashkëpunim në të ardhmen./TVShenja/

Continue Reading

Lajme

Arbër Ademi: Me gjithë “inxhinierinë” në shifra për të zvogëluar dallimin, qytetarët po e thonë qartë, mjaft me nënçmim dhe vasalitet!

Published

on

By

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi përmes një postimi ka komentuar sot anketën e publikuar nga IRI – Amerikan ku BDI është partia me besim më të madh të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ademi në postimin e tij shkruan se pavarsisht se ata mundohen ta fshehin realitetin me para qeveritare dhe me gjithë inxhinierinë në shifra për të zvogëluar dallimin qytetarët tani më thonë qartë “Mjaftë me nënçmim dhe vasalitet”, shkruan Top24

Ademi më tej shton se sa më shumë afrohet disa e referendumit të 19 Tetorit aq më shumë ritet diferenca.

As agjencitë e paguara me para qeveritare nuk mund ta fshehin realitetin: AKI është shumë, shumë përpara.
Edhe me gjithë “inxhinierinë” në shifra për të zvogëluar dallimin, qytetarët po e thonë qartë: mjaft me nënçmim dhe vasalitet!
Sa më shumë që afrohet referendumi i 19 tetorit, aq më e madhe bëhet diferenca!

Continue Reading

Lajme

Ky është ish-ushtari i UÇK-së që u gjet i vdekur pranë varrezave në Podujevë

Published

on

By

Media ka raportuar të premtën për një vetëvrasje në fshatin Përpellac të Podujevë.

Policia ka njoftuar se pranë viktimës është gjetur një pistoletë me 6 fishekë dhe një gëzhojë është sekuestruar.

“Raportohet se në varrezat e fshatit është gjetur viktima mashkull kosovar, pa shenja jete. Afër trupit të tij është gjetur një pistoletë. Pistoleta me 6 fishekë dhe një gëzhojë është sekuestruar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.

Burimet e medias kanë mësuar se viktimë është veterani i Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës, Hamdi Zejnullahu.

Continue Reading

TOP Lajme