Sport
Trazirat e tifozëve të Romës në ndeshjen e Europës, 13 ultras përfundojnë në gjyq
Sfida mes Nisës dhe Romës në Ligën e Europës nuk kaloi pa incidente siç edhe pritej. Në total, një natë para ndeshjes, në Francë u arrestuan 102 ultras të Romës.
Raportimet e fundit tregojnë se 13 prej tyre kanë mbetur në burg. Përplasjet vijuan edhe mbrëmjen e ndeshjes, kur masat ishin të rrepta nga policia.
Kjo nuk është hera e parë që vëmendjen e fitojnë ultrasit e Romës. Edhe në qytetet e tjera ndërkohë kanë krijuar problematika, pikërisht për sfidat e Europës.
Tifozët e Romës e kanë gjyqin të caktuar për në muajin nëntor. Sfida ndërkohë u mbyll me fitoren 1-2 të Romës. Të tre golat u shënuan përgjatë pjesës së dytë.
