Connect with us

Lajme

VLEN: Qytetarët kanë nevojë për vepra jo firmosje e letra! Urime projekti one stop shop!

Published

on

 

Sot koalicioni VLEN në komunikaten e saj tha “Qytetarët kanë nevojë për vepra jo firmosje e letra! Urime projekti one stop shop!

Nga mbledhja e parë e përbashkët ndërqeveritare me shtetin e Kosovës, te pritja e kryeministrit të parë nga rajoni në Qeverinë e vendit tonë, e deri tek jetësimi i projektit tejmase të rëndësishëm e të nevojshëm si për qytetarët ngjashëm edhe për bizneset. Ndokush mendon që politika bëhet në zyrë me firmosje, ne veprojmë në terren në realizimin e projekteve nga letra në vepër.
Nuk ka më kolona të gjata, për nëntë muaj e bëmë atë që nuk ishte bërë për dy dekada. Sistemi i lëvizjes në pikën kufitare, Bllacë- Hani Elezit, i njohur si One stop shop është një nevojë e kahmotshme për qytetraët e dyja vendeve por që tani më është reallitet. Ky sistem krijon lehtësi për qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe biznesit të dyja vendeve. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme e përafrimit të të dy shteteve fqinje dhe mike, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.
Funksionalizimi i “One Stop Shop” ka të bëj me ndalesën e vetme që nuk është vetëm një reformë teknike, por do të ndryshon kufijtë nga ndalesa në lëvizje e në kursim të kohës. Për vite me radhë qytetarët dhe bizneset kanë shpenzuar kot shumë kohë duke pritur me orë të tëra dhe barriera të panevojshme, tanimë me një pikë ndalese do të zvogëlohen të gjitha procedurat burokratike, do të shndërrohen në efikasitet.
Ky moment është i rëndësishëm sepse pa hamendje e dilema është një hap drejt rritjes së bashkëpunimit dhe lehtësimit të qarkullimit ndërkufitar. Bllaca është një nga pikat kufitare më të frekuentuara në vend, ku çdo vit kalojnë mbi 4 milionë pasagjerë. Me këtë mënyrë të re menaxhimi, pritet të rritet efikasiteti dhe të përforcohen lidhjet ndërshtetërore.
Qeveria VLEN vepron në mënyrë të mençur e të shpejtë, pa zhurmë fjalësh e premtime boshe, me krenari prezantuam para qytetarëve një projekt të rëndësishëm si ky që me dekada kishte ngelë në letër ne e bëmë në vepër. Ne vazhdojmë bashkë tutje, sepse kemi akoma shumë punë për të bërë!” – u tha nga Koalicini VLEN

Continue Reading

Lajme

Rijad Shaqiri: Nuk ka marrëveshje në errësirë – Aleanca ecën e vetme, me qytetarët përballë

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, ka reaguar përmes një deklarate publike ku shprehet qartë se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e marrëveshjeve politike të fshehta, duke vendosur theksin te transparenca, sinqeriteti dhe angazhimi i drejtpërdrejtë me qytetarët.

“Nuk kemi asgjë për të fshehur, dhe për këtë arsye nuk frikësohemi nga përballja me popullin,” shprehet Shaqiri, duke theksuar se legjitimiteti i vërtetë buron nga qytetari e jo nga pazaret e prapaskenave politike.

Në këtë frymë, Aleanca për Shqiptarët propozon një model të ri bashkëpunimi në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut: lista të veçanta për partitë politike në zgjedhjet parlamentare, duke ruajtur individualitetin dhe transparencën, ndërsa për kandidatët për kryetarë komunash, kërkohet bashkim rreth figurave më të mira që përfaqësojnë qytetarët dhe jo vetëm interesat partiake.

“Komunat tona nuk kanë nevojë për militantë të emëruar, por për udhëheqës të zotë, vizionarë dhe të ndershëm,” shton deputeti, duke nënvizuar se modeli i propozuar nuk përjashton bashkëpunimin, përkundrazi, e bën më të ndershëm dhe më të dobishëm për qytetarët.

Në fund, Shaqiri e mbyll mesazhin me një qëndrim të prerë: nëse barazia dhe respekti nuk garantohet në marrëveshje të përbashkëta, Aleanca për Shqiptarët do të ecë e vetme, por me “kokën lart dhe me qytetarët përballë”.

“Kush nuk ka çka të fshehë, nuk frikësohet nga drita,” përmbyll ai, duke theksuar se rruga e Aleancës do të jetë gjithmonë në dritë – jo për të treguar superioritet, por për të dëshmuar sinqeritet.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Shkrirja e VLEN-it në një parti ka filluar në korrik të vitit të kaluar, por ASH nuk ishte e njoftuar

Published

on

By

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari sqaron se koordinimi për shkrihej të VLEN ka filluar që në korrik të vitit të kaluar, por pa të. Sipas tij, koordinimi ka qenë mes LD, Besa dhe Alternativa.
Ai këtë e bëri të ditur sonte në një intervistë për gazetën Lajm, ku sqaroi se edhe për fuzinonimin apo shkrirjen eventuale të përmendur së fundmi pra dy javësh, ai nuk ka qenë i ftuar në atë takim.
Pastaj, Taravari tha se përpos kësaj, me ultimatume vetëm për bashkëpunim nuk mund të bisedohet.
“Ne jemi shumë të ndjeshëm në ultimatume, sepse në bashkëpunime s’ka ultimatume. Në bashkëpunime ka vetëm kompromise, nuk ka në bashkëpuni me situata vin-vin, ka situata luz-luz. Kështu që humbin të gjithë apo të jemi të barabartë. Vetë fakti që ASH nuk u thirr sot në ora 14:00 në takim, është përjashtuese. Do ishte mirë që të thirret së paku që të jemi aty dhe ti themi argumentet tona të cilat edhe i kemi thënë edhe publiksht dhe kemi biseduar mes nesh. Paravësisht kësaj, unë mendoj përsëri se çdo parti e ka utonomimë, i kanë kryesitë e veta, vendosin më kuadër të tyre. Ideja e fuzioninit të tre partive na befasojë sepse ka pasur propozim në qershor ose në korrik që këto tre parti të fuzionohen. Kur dolën para dy apo tre javësh dhe thanë se fuzionohen, unë thash se gëzohem, dhe se është mirë të fillojë integrimi. Nëse fillojnë tre parti të integrohen, fazën tjetër mund edhe ASH të fillojë të integrohet”, deklaroi Taravari.
Ai tha se ndjehet i brengosi që ASH nuk u ftua aspak as në takimin e sotëm që patën në ora 14 tre liderët e tjerë të VLEN, Mexhiti, Kasami dhe Ibrahimi.
“Dhe kjo ishte një shenjë mosdurimi, përjashtimi, largimi, distancimi… kështu janë sinjalet, po them se politika është kjo dhe çdokush vazhdon në rrugë të vete dhe me strategjinë të cilën e ka në zgjedhjet lokale”, tha mes tjerash kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

 

Continue Reading

Lajme

Taravari sqaron kronologjinë se si kanë qenë të koordinuar tre partnerët e koalicionit për ta larguar që në shkurt të këtij viti

Published

on

By

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka sqaruar kronologjinë se si ka ardhur deri te garimi në zgjedhjet lokale me lista të veçanta si VLEN.
Në një intervistë të sotme për gazetën Lajm, Taravari tha se ideja e të gjithve pas formimit të Qeverisë ka qenë që të garojnë ndaras si katër parti.
“Nuk është se e kemi braktisur [VLEN-in], ideja e daljes me lista të veçanta nuk është prej tash. Me 23 qershor të 2024 u formua Qeveria aktuale dhe mbas dy-tre javësh, ne si kryetar të VLEN-it kemi pasur një takim dhe kemi biseduar a fuzionohemi tash apo si është ideja. Ideja e të gjithve ishte, bile insistim ka qenë që më mirë është të shkojmë si katër parti. Po në atë mbledhje unë u kam thënë se nëse vazhdojmë si katër parti, duhet të dalim me lista të veçanta në zgjedhjet lokale. Këtë ide e kam pasur vazhdimisht, deri para dy-tre javësh kur deputetët insistuan të bëjmë kompromis. U thash në rregull bëni kompromis dhe nëse pranohet, por nuk pati sukses”, sqaron Taravari.
Ai tha se pas asaj periudhe ka konsultuar shumë ekspertë që merren me këta punë, dhe të gjithë e kanë pasur mendimin dhe qëndrimin se mirë është çdokush ti ketë listat e veta. Sipas tij, kur e ka shpalosur sërish idenë për të garuar me lista të veçanta, tre liderët e tjerë të koalicionit, i kanë thënë atëherë dil edhe me kandidatë të veçantë, për çka Taravari u ka thënë se mos i bie kjo se po e dënojnë që në shkurt të këtij viti nga VLEN.
“Por, tre partitë tjera plus Vetëvendosja mendojnë se duhet të jenë bashkë. Unë sërish u kam thënë në mes të shkurtit këtë vit se insistoj për lista të veçanta. Kështu ka qenë qëndrimi ynë si ASH edhe në korrik të 2024 edhe tash. Më thanë se nëse dal me lista të veçanta të dal edhe me kandidatë të veçantë. U habit dhe ju thash se gjithçka kisha pritur, por këtë se kisha menduar asnjëherë që unë duhet të dalë me kandidatë të veçantë dhe lista të veçanta. Kjo i bie sikur ju më përzeni prej këtu”, shtoi më tej kreu i ASH-së, Arben Taravari.
Unë ndjesinë e kam pasur por edhe plotë anëtarë tanët që kanë punuar në grupe të përbashkëta të VLEN-it se tre janë të koordinuar dhe ASH nuk është, nënvizoi më tej në sqarimin e tij Taravari.
“Pasi biseduam edhe në Kuvendin Qendrorë dhe në Kryesinë e ngushtë të partisë, shumica dërmuese apo një ose dy mendonin se duhet të shkohet me lista të përbashkëta, të gjithë të tjerët ishin absolutisht të bindur se ASH duhet të garon me lista të veçanta. Të shihet a kemi 1000, 5000 apo zero vota, ose 20000 apo 50000 vota. Qëndrimi im ka qenë kështu pasi mendoj se sa më shumë lista ka, aq më shumë njerëz angazhohen, aktivizohen në fushatë. Por kandidatët ti kemi të përbashkët. Nëse kjo refuzohet, pasi kështu ma kanë thënë se nëse i ndajmë listat të shkoj edhe me kandidatë vetë, d.m.th ky ka qenë propozim prej tyre, unë asnjëherë as që e kisha menduar. Pastaj, e analizuam pasi qenka kështu të ketë bashkëpunim të ndërsjellë ose në komunat urbane ose ato rurale për raundin e dytë. Ja e marr shembull Likovën, aty kandidatë do të ketë BDI, VLEN dhe ASH. Në raund të dytë e them hipotetikisht se shkon BDI dhe ASH ose BDI dhe VLEN dhe ashtu të përkrahemi”, the krue i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

 

Continue Reading

TOP Lajme