Connect with us

Lajme

Profesoresha Belinda Amiti nga AKI, do të jetë zëri që do të fuqizojë arsimin cilësor dhe inovativ në Këshillin Komunal të Tetovës

Published

on

Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë, gjatë ditës së sotme ka prezantuar para opinionit katër kandidatët për këshilltarë në Komunën e Tetovës nga Besëlidhja – Aleanca Kombëtare për Integrim, të cilët kanë marrë konfirmimin nga Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët dhe nga kryetari Arben Taravari si dhe gëzojnë mbështetjen e kandidatit për kryetar të ardhshëm të Tetovës, Bajram Rexhepi, në zgjedhjet lokale të 19 tetorit, përcjell SmartNews.

Në mesin e tyre është edhe profesoresha e njohur universitare, e specializuar në inxhinieri kimike, Belinda Amiti, e cila do të jetë e treta në listën e kandidatëve për Këshillin Komunal të Tetovës.

Belinda Amiti është e njohur për profesionalizmin dhe përkushtimin e saj në arsim dhe shkencë, ndërsa aktualisht është edhe anëtare e departamentit për arsim të Aleancës për Shqiptarët, ku kontribuon me ekspertizën dhe vizionin e saj për një sistem arsimor modern dhe cilësor.

Belinda përmes një postimi ka falënderuar kryetarin e ASH-së, Arben Taravari, si dhe degën e ASH-së Tetovë për besimin e dhënë dhe mbështetjen për kandidaturën e saj.

Postimi i plotë:

“Të nderuar Tetovarë,

Me shumë respekt dhe mirënjohje dua t’ju njoftoj se zyrtarisht jam kandidate për këshilltare komunale në komunën e Tetovës. Falënderoj degën e Aleancës për Shqiptarët Tetovë dhe kryetarin Arben Taravari për mbështetjen.

Tetova meriton më shumë dhe #bashkë do ia dalim!
#Aleanca_Kombëtare_për_Integrim” – ka përfunduar Amiti.

Kujtojm që lista nga radhët e AKI-së për komunën e Tetovës kryesohet nga mjeku i njohur Asaf Abduramani./SmartNews.mk/

Continue Reading