Connect with us

Lajme

VLEN-i hapi shtabin lokal në Luboten të Shkupit

Published

on

Koalicioni VLEN hapi sonte shtabin lokal në fshatin Luboten të Shkupit, në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi publikoi se edhe në Luboten po ndjehet fryma e ndryshimit si në gjithë vendin.

“Sot hapëm shtabin lokal në fshatin Luboten të Shkupit, pjesë e komunës së Butelit. Fryma e ndryshimit po rritet e po zgjerohet çdo ditë e më shumë, ndërsa këtë e ndjemë edhe në Luboten. Shqiptarët po radhiten me koalicionin fitues, opsionin e vetëm shqiptar në këto zgjedhje, koalicionin VLEN. Luboteni VLEN!”, shkruan Gashi.

Continue Reading

Lajme

ASH-Taravari: Angelov zbulon marrëveshjen, VLEN hesht për Branitellat dhe mashtron për UÇK-në

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari ka reaguar pas deklaratës së fundit të Stojançe Angelovit, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe njëherësh partner i koalicionit qeveritar, i cili ka zbuluar prapaskenat politike rreth ligjit për “Branitellat”.

Sipas ASH-së, deklarata e Angelovit konfirmon pazaret politike që bëhen pas shpinës së shqiptarëve. Angelov ka pranuar se miratimi i ligjit për “Branitellat” është shtyrë përkohësisht vetëm për të mos e dëmtuar koalicionin VLEN në prag të zgjedhjeve lokale. “Ky nuk është thjesht një manovrim politik, por një tradhti e qartë ndaj interesave kombëtare të shqiptarëve”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Partia opozitare thekson se për vite të tëra, shqiptarët kanë kërkuar zgjidhje të drejtë për statusin e ushtarëve të UÇK-së, të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, ndërsa tashmë është e qartë se premtimet e bëra në Kuvend nga deputeti Adnan Azizi, se “ligji për Branitellat nuk do të kalojë kurrë”, kanë qenë vetëm mashtrime për të qetësuar opinionin publik shqiptar.

ASH thekson se ky është një ndër arsyet kryesore pse ka braktisur qeverinë që e konsideron si të padrejtë dhe të ndërtuar mbi diskriminim etnik, ku shqiptarët shihen vetëm si dekor.

“VLEN hesht edhe pas deklaratës së Angelovit, sepse nuk ka më çfarë t’u thotë shqiptarëve. Edhe mashtrimet kanë një fund,” vijon reagimi, ku theksohet se tashmë është dëshmuar se VLEN nuk përfaqëson zërin e shqiptarëve, por interesat e një pakice të pushtetit.

Aleanca për Shqiptarët e përmbyll reagimin duke akuzuar VLEN-in se është në qeveri jo për parime, por për privilegje, duke heshtur përballë ligjeve që, sipas saj, lartësojnë strukturat që luftuan kundër shqiptarëve.

Continue Reading

Lajme

Rrugë të këqija, energji e shtrenjtë, Maqedonia thellon hendekun drejt BE-së

Published

on

By

Me disa përmirësime dhe stangim në shumë fusha të tjera, sidomos tek infrastruktura, ambienti…, Raporti i OECD “Treguesi i konvergjencës ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2025” e rendit Maqedoninë të katërtën mes gjashtë vendeve të rajonit, me përparim të kufizuar në ngushtimin e hendekut me BE-në që nga viti 2014-16. Duke lënë pas vetëm Bosnje dhe Hercegovinën dhe Kosovën e cila renditet e fundit. Infrastruktura dhe Lidhshmëria janë fusha më sfiduese e politikave për Maqedoninë, ku ajo renditet e parafundit në rajon. Ekonomia ka përjetuar një rënie në shumicën e treguesve, veçanërisht ato që lidhen me infrastrukturën e transportit.

“Në Maqedoninë e Veriut, shpenzimet vjetore mbetën nën 10 milionë euro gjatë viteve 2013-22 dhe përbënin vetëm 0.04% të PBB-së në vitin 2022, duke paraqitur sfida për qëndrueshmërinë e infrastrukturës rrugore”, thekson raporti.

Infrastruktura energjetike është gjithashtu një fushë shqetësuese, me nivele të konsiderueshme humbjesh të energjisë të shoqëruara me çmime të larta të energjisë elektrike për bizneset. “Maqedonia e Veriut renditet e treta në rajon në grupin e Aftësive, me performancë të ngecur me kalimin e kohës. Ndërsa rezultatet arsimore dhe normat e punësimit janë përmirësuar, mundësitë e kufizuara arsimore dhe trajnuese për të rriturit, së bashku me shpenzimet vazhdimisht të ulëta për Kërkim dhe Zhvillim, vazhdojnë të pengojnë performancën e ekonomisë”, thuhet në raport.

Maqedonia e Veriut renditet e treta në grupin e Gjelbërimit; megjithatë, si shumë ekonomi në rajon, ajo ka përjetuar një trend divergjent. Performanca relative e të gjithë treguesve është përkeqësuar, thekson raporti, me një progres veçanërisht të ngadaltë drejt dekarbonizimit. E vetmja fushë konvergjence është menaxhimi i mbeturinave, me një pjesë në rritje të mbeturinave që riciklohen.

Sa i takon Mjedisit të Biznesit, ekonomia ka bërë hapa të mirë në tërheqjen e një vëllimi më të madh të investimeve të huaja direkte (IHD) dhe në regjistrimin e niveleve në rritje të investimeve private dhe tregtisë. “Në të kundërt, sfidat vazhdojnë në sigurimin e një ‘fushe loje të barabartë’, me rezultate në përkeqësim në lidhje me korrupsionin”, vëren raporti.

Transformimi Dixhital është fusha me performancën më të mirë të Maqedonisë, duke u renditur e dyta në rajon. Sektori i zhvilluar i TIK-ut në ekonomi dhe miratimi relativisht i lartë i teknologjive dixhitale nga bizneset e saj kontribojnë në këtë performancë të fortë. Megjithatë, niveli i ulët i ndërveprimit me autoritetet publike nxjerr në pah mangësitë në dixhitalizimin e shërbimeve publike. (koha.mk)

Continue Reading

Lajme

Kërcënimet ndaj gazetarit Nevrij Ademi, reagon ASH-ja e Taravarit

Published

on

By

Pas kërcënimeve të raportuara ndaj gazetarit Nevrij Ademi, ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, duke dënuar ashpër gjuhën e presionit dhe frikësimit nga eksponentë të partive në pushtet.

“Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër presionet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve nga eksponentë të partive në pushtet. Këto veprime janë të papranueshme për një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe përbëjnë një rrezik serioz për lirinë e medias dhe të shprehjes. Fjalën e lirë nuk do ta ndalë askush me frikësim. Kërkojmë që institucionet përgjegjëse të reagojnë menjëherë dhe të garantojnë sigurinë e gazetarëve.” thuhet në reagimin e ASH-Taravari

Me këtë, Aleanca për Shqiptarët i bashkohet reagimeve të mëhershme nga Bujar Osmani dhe Faton Ahmeti, duke ngritur zërin kundër kërcënimeve që, sipas tyre, rrezikojnë themelet e demokracisë dhe lirinë e medias në vend.

Continue Reading

TOP Lajme