Connect with us

Lajme

VLEN dorëzoi kallëzim penal kundër Petar Bogoevskit

Published

on

Përfaqësuesi ligjor i koalicionit VLEN, avokati Abidin Abduli, ka parashtruar sot në Prokurorinë Publike në Shkup, kallëzim penal ndaj personit Petar Bogoevskit për konsumimin e veprës penale: “Shkaktimi i urrejtjes, përçarjes ose intolerancës mbi baza kombëtare, racore, fetare dhe baza të tjera diskriminuese”.

“Sot dorëzuam kallëzim penal ndaj personit Petar Bogojevski për gjuhën e tij të urrejtjes të cilën e shpreh publikisht në rrjetin social Facebook. Me këto veprime ai ka bërë shkelje të ligjit edhe atë të dënueshme në bazë të kodit penal, neni 319 dhe 394. Shpresojmë se në të ardhmen prokuroria publike këto vepra do t’i procesuojë vetë në bazë të detyrës zyrtare sepse janë publike dhe janë shumë të dëmshme për jetesën e përbashkët këtu në Republikën e Maqedonisë”,tha avokati Abidin Abduli./Gazeta LAJM

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti mirëpret Albin Kurtin – në fokus të takimit, shtypja e shqiptarëve nga qeveria VMRO-VLEN

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti në Shkup, mirëpritet nga Izet Mexhiti flasin për tabelat e rrugëve të vendosura vetëm në gjuhën maqedonase

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Aksi rrugor Kërçovë–Qafë Thanë zhvishet nga shqipja: Tabelat e reja vetëm maqedonisht dhe anglisht

Published

on

By

Fundjava ka qenë e ngarkuar për Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, e cila ka vendosur tabela të reja rrugore në aksin nga Kërçova drejt Strugës dhe Qafë Thanës. Por, e hëna i gjeti këto tabela me mungesë të dukshme: gjuha shqipe është zhdukur krejtësisht prej tyre. Tabelat janë vetëm në maqedonisht dhe anglisht.

Publikimi i pamjeve nga terreni ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale, me akuza për përjashtim dhe diskriminim gjuhësor ndaj shqiptarëve.

Ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. “Tabela e re në rrugën për Strugë. Vetëm maqedonisht dhe anglisht. Shqipja e përjashtuar!” – thuhet në reagimin e shkurtër të partisë së Ali Ahmetit.

Ky veprim vjen në një moment të ngarkuar politik, me tensione ndëretnike në rritje dhe në një kontekst kur qeveria e re po kritikohet për përjashtim të shqiptarëve nga institucionet publike.

Vëzhguesit politikë paralajmërojnë se me afrimin e zgjedhjeve lokale, rastet e tilla diskriminuese mund të shtohen, duke u përdorur për të mbuluar ngecjet në procesin euro-integrues dhe dështimet e brendshme të pushtetit aktual. /Flaka/

Continue Reading

TOP Lajme