Connect with us

Lajme

VLEN: Bujar Osmani është supermjeshtri i korrupsionit në këtë shtet

Published

on

Koalicioni opozitar VLEN, ka akuzuar kandidatin presidenciat të “Frontit Evropian”, Bujar Osmanin për përfshirje në disa skandale korruptive.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e VLEN-it:

Derisa po zhvillohet kjo fushatë zgjedhore, kur oponentët tanë vazhdimisht bërtasin kundër Rusisë, duke aktruar aleancat perëndimore,
sot jemi këtu që t’ia kujtojmë opinionit se kush ku është dhe çfarë fsheh nën flamurin europian.

Për neve mbetet shqetësim brenga e Vuçiqit për BDI-në dhe Ali Ahmetin, sepse derisa ata nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për këtë, kjo për ne nënkupton se Serbia, si aleat i Rusisë, ka lidhje të thella në BDI.

Ndërkaq, më shumë se kaq, janë edhe disa biznese të dyshimta të kësaj partie që na i rrisin dyshimet.

Meqë opinioni mund të ketë harruar, ne duam të kujtojmë se pikërisht Bujar Osmani, si ministër i Shëndetësisë në qeverinë e Nikolla
Gruevskit, në vitet 2008-2011, është akuzuar në procesin gjyqësor “Pacienti”, ku ai dyshohet për korrupsion dhe favorizim në furnizime
publike të një kompanie bullgare nga Bllagoevgradi, së cilës i ka lëshuar 6.5 milionë euro.

Por, Bujar Osmani këtë huq të korrupsionit me tenderë nuk e ka harruar asnjëherë. Kështu, duke qenë në detyrën e kryesimit të OSBE-së, Bujar Osmani i ka dhënë kompanisë donatore të BDI-së, “EUROVIA”, një tender me vlerë prej 1.8 milionë euro, ndërsa po ashtu për këtë samit Bujar Osmani ka realizuar një tender tjetër për makina me çmime dhjetë herë më të larta, duke i dhënë kompanisë “ABC RENT A CAR” 1 milion euro.

Madje, për çudi, kjo kompani vazhdimisht fiton tenderë në tre vitet e fundit te Bujar Osmani.

Sikur të mos mjaftonin vetëm këto, Bujar Osmani ia ka dhënë dy tenderë në vlerë prej 150 mijë euro edhe kompanisë “ARBËRIA”, e cila po ashtu është donatore e BDI-së.

Dhe, kapaku i krejt korrupsionit të Bujar Osmanit është tenderi për kompaninë “EUROINVEST MEDIU” nga Zajazi i Ali Ahmetit, së cilës Bujar
Osmani ia ka dhënë një tender në vlerë prej 800 mijë euro.

Ky është kandidati i Frontit Europian, që shtiret se po e lufton Rusinë dhe po e mbron Europën, ndërsa të vetmen gjë që e ka për t’u mburrur është korrupsioni.

Sidoqoftë, atij dhe partisë së tij i kanë mbetur edhe pak ditë deri në përjashtimin nga skena, për t’ia hapur rrugën një opsioni proeruopian dhe të pakorruptuar. Prandaj, ia VLEN!

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Interesat e shqiptarëve mbi interesin tonë për pushtet

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në një intervistë në emisionin “Dialog te Lajmi”, ka deklaruar se partia që ai përfaqëson nuk është e lidhur me pushtetin me çdo kusht, duke theksuar se prioriteti i tyre mbetet kauza shqiptare.

“Edhe kur Mickoski na tha atëherë ‘rruga e mbarë ju qoftë’, ata mendonin se ne me çdo kusht jemi lidhur me qeverinë. ASH nuk është e lidhur me çdo kusht me qeverinë”, tha Snopçe.

Ai shtoi se për Aleancën për Shqiptarët, çdo pushtet apo interes i përkohshëm politik nuk mund të jetë mbi interesin kolektiv të shqiptarëve. “Çfarëdo qoftë pushteti dhe çfarëdo qoftë interesi nuk është mbi interesin e luftës tonë dhe kauzën tonë për interes të shqiptarëve”, theksoi ai.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: E thyem mitin se BDI është e pamposhtur

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në intervistën e fundit në “Dialog te Lajmi”, tha se vitin e kaluar për herë të parë pas 20 viteve BDI shkoi në opozitë.

“Ky ishte vendimi më i duhur dhe moment historik. BDI perceptohej si një mal i pa thyeshëm, por u bë pluhur. Ai pluhur asnjëherë nuk mudn të bëhet më mal. Edhe ata të BDI-së nëse vijnë në pushtet, ata janë vetëdijesuar dhe më BDI nuk është më mal i pathyeshëm dhe do të jenë më të përgjegjshëm në vendimet e marra”, tha Snopçe.

Ai si shembull të kësaj e mori edhe futjen e Artan Grubit në listën e zezë amerikane.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Sulmet ndaj Taravarit filluan pas menaxhimit të suksesshëm të tragjedisë së Koçanit

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në intervistën e fundit në “Dialog te Lajmi”, ka folur për sulmet e orkestruara që drejtohen nga kryetari i ASH-së, Arben Taravari. Snopçe tha se epiqendra e sulmeve është kryetari Taravari.

“Askush nuk e ka sulmuar Snopçen apo dikë tjetër nga Aleanca për Shqiptarët, por është sulmuar vetëm Taravari. Sulmet dhe e gjithë kjo altireri e fyerjeve dhe shprehjes së mllefit dhe urrejtjes ndaj Taravarit, u nis pikërisht në momentin që kishte një menaxhim fenomenal me tragjedinë e Koçanit”, nënvizoi Snopçe.

Ai shtoi gjithashtu se një ditë pas tragjedisë deputet maqedonas i kanë thënë se sigurisht që do të ketë edhe po aq të vdekur sa ishte numri zyrtar një ditë më pas.

“Ne tani pas disa javëve kemi vetëm dy të vdekur, për dallim nga Rumania që kishte një tragjedi të ngjashme, që tre herë më i madh ka qenë numri i të vdekurve pas tragjedisë në krahasim me ditën e tragjedisë”, shtoi Snopçe.

Continue Reading

TOP Lajme