Connect with us

Politika

VLEN: BDI përmes kryeshefit të SPB-Tetovë ushtron dhunë dhe trysni në zonën e 6-të zgjedhore

Published

on

Kriminelët dhe të korruptuarit e pushtetit, ditëve të fundit po përdorin çdo mekanizëm për të ushtruar presion dhe trysni ndaj qytetarëve të cilët nuk i mbështesin ose nuk dalin nëpër tubimet e BDI-së dhe Frontit të tyre. Ky fenomen edhe më i theksuar është në njesinë e gjashtë zgjedhore, thekson Sedat Sulejmani nga koalicioni opozitar VLEN në konferencën për media.

Sulejmani mëtej thekson se për më shumë se një muaj, Tetova është shndërruar në qytet ku bandat në mes të ditës gjuhen mes veti, ku të burgosurit lëvizin të lirë. Ndërsa policë të caktuar për çdo ditë u bëjnë presion qytetarëve të njesisë së gjashtë zgjedhore, madje edhe përmes thirrjeve në telefon, që të dalin nëpër tubimet e BDI-së dhe të votojnë BDI-në në zgjedhjet e ardhshme. E gjithë kjo ndodh prej kur BDI në mënyrë të jashtëligjshme, e mban në detyrëkryeshefin e Sektorit të Punëve të Brendshme, Shefik Bajrami i cili njihet si dorë e ligë dhe hakmarrëse e BDI-së.

Qytetarët në Tetovë janë tepër të trishtuar nga krimet dhe ngjarjet që ndodhën në Tetovë prej kur Shefik Bajrami u vendos joligjërisht si shef i SPB-së.
Duke marrë parasysh incidentet dhe zhvillimet e përditshme, pyesim drejtpërdrejt Ministrin e Punëve të Brendshme:
A është nën kontroll të ministrit të Punëve të Brendshme edhe Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë dhe kryeshefi ShefikBajrami?
A e ka nën kontroll situatën dhe të punësuarit e SPB Tetovë kryeshefi?
Përse kryeshefi me vetë dëshirë ka pranuar degradim të vetin prej pozitës “ndihmës drejtor”në “kryeshef i SPB” Tetovë edhe atë vetëm disa ditë para formimit të Qeverisë teknike?

Nga ana tjetër, pyesim edhe BDI-në:

Ministri kërkon nga Qeveria shkarkimin e Kryeshefit të SPB – Tetovë, por Qeveria e mban atë në pozitë në mënyrë jashtë ligjore. Pse?!!
Cili është roli i kryeshefit të vendosur nga BDI?! Çka pret Qeveria nga ky kryeshef?! Të krijon siguri gjatë procesit zgjedhor apo të bëjë kontrolle të kamionëve të ndermarjeve publike në Tetovë dhe Gostivar?!
Apo të krijojë panik dhe pasiguri tek qytetarët?!

Derisa BDI tu përgjigjet këtyre pyetjeve, ne do ua tregojmë detyrën e saktë të këtij kryeshefi të SPB Tetovë të emëruar nga BDI!
Videot dhe fotografitë e tubimeve të BDI-së në rrejtet sociale dhe në media dëshmojnë se ky kryeshef, ka për detyrë të menaxhojë me policët dhe inspektorët e policisë se kush në cilin shtab të BDI-së duhet të shkojë, duke i pasur personalisht në kontroll ata pjesëtarë të policisë edhe në tubimet e BDI-së!

Po i tregojmë vetëm disa nga ato fotografi, ku edhe shihet personalisht shefi i SPB Tetovë se si shëtitet nëpër aktivitetet partiake dhe mban në presion qytetarët por edhe të punësuarit e në polici. KËTO JANË VETËM DISA NGA FOTOGRAFITË E VETË SHEFIT TË SPB TETOVË DHE DISA INSPEKTORËVE TË KONTROLLUAR NGA AI NËPËR SHTABET E BDI-SË NË TETOVË DHE GOSTIVAR, NË TË CILAT ËSHTË PREZENT EDHE ARIF ASANI DHE ARDIT XHAFERI të cilët janë edhe këshilltarë në kabinetin e zv/ministrit Nazim Bushi, theksoi Sulejmani.

Këto fotografi do ua dërgojmë të gjithë ambasadave dhe institucioneve relevante ndërkombëtare, që të kenë pasqyrë më të qartë rreth asaj se si zhvillohet situata gjatë fushatës dhe sa do të jenë demokratike dhe korrekte zgjedhjet në rajonin e Tetovës dhe më gjërë.
Por edhe një herë i dërgojmë pyetje ministrit të Punëve të Brendshme: Si mendoni zotri ministër i MPB-së, a do të kemi zgjedhje të qeta dhe të rregullta edhe ne zonën e 6 zgjedhore?!

A duhet të jemi të shqetësuar për shkak të ketij personi i cili sapo u “vetdegradua” në Tetovë ndodhën këto vrasje dhe incidente dhe askush nuk e mori në pyetje për ti kërkuar llogari, përkundrazi e mbroni atë?! Apo do ta lini zonën e zgjedhore në dorën e BDI-së dhe kriminelëve të saj?, përfundoi Sulejmani.

Continue Reading

Lajme

Bujar Osmani: Na e hoqën gjuhën, e braktisën rrugën drejt BE-së, zgjedhjet janë referendum për fatin tonë

Published

on

By

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, dje kritikoi ashpër Qeverinë e VMRO-DPMNE dhe VLEN, duke theksuar se sot shqiptarët nuk i zgjedhin vetë liderët e tyre, por ata u “caktohen” në Pallatin e Bardhë të VMRO-së.

“Neve shqiptarëve sot na i caktojnë liderët në Pallatin e Bardhë të VMRO-së. Dhe pyetja është: a do të lejojmë që për një eskavator që vjen nga kreditë hungareze, nga Kina, Budapesti apo Beogradi, e përfundon këtu, ta shesim të drejtën tonë për të vendosur mbi fatin tonë?”, filloi Osmani.

Ai akuzoi qeverinë se po shuan gjithçka që është shqiptare në institucione, nga gjuha deri te tabelat, dokumentet dhe formularët.

“Dhe gjëja më e rëndësishme, na e hoqën gjuhën. Gjuhën me të cilën jam mburrur aq shumë, saqë çdo dokument që e nënshkruaja si ministër i Punëve të Jashtme e dërgoja në Uashington në dy kolona, në maqedonisht dhe në shqip. E dini çfarë bënë tani në Ministri? E hoqën gjuhën. E hoqën memorandum-in ku ishte shkruar emri i ministrisë në shqip. I hoqën formularët zyrtarë. I hoqën tabelat nga institucionet”, tha Osmani.

Ai theksoi se kjo nuk është vetëm betejë për pushtet lokal, por zgjedhje mes dy të ardhmesh krejtësisht të ndryshme, njëra evropiane, tjetra ballkanike, nacionaliste dhe destruktive.

“Ne nuk jemi popull që e shet sovranitetin e vet. Sot Maqedonia e Veriut e humbi rrugën drejt Bashkimit Evropian. Mali i Zi, me 40% serbë, ende qëndron. ‘Bota serbe’ po përpiqet ta pengojë Malin e Zi që të mos i bashkohet BE-së. Dhe ata, vetëm 300 mijë banorë, po luftojnë me gjithçka që kanë për të vazhduar në rrugën evropiane, sepse e dinë se nëse ndalen, do të përfundojnë në përqafimin e botës serbe”, tha Osmani.

Osmani vuri në dukje edhe kthesën e rrezikshme në politikën e jashtme të shtetit, e cila sipas tij nënkupton heqjen dorë nga pozicionet demokratike të deritanishme.

“Maqedonia e Veriut e ndryshoi kursin e politikës së jashtme. Kur unë isha ministër i punëve të jashtme, vendosëm që qëndrimi shtetëror i Maqedonisë për konfliktin Izrael–Palestinë është zgjidhja me dy shtete, që të jetojnë si fqinj në paqe dhe miqësi. Ky ishte pozicioni zyrtar i Maqedonisë së Veriut. Dje, Maqedonia e Veriut votoi kundër zgjidhjes me dy shtete”, tha Osmani.

Në fund, Osmani theksoi se këto zgjedhje janë më shumë se një zgjedhje lokale, ato janë një test thelbësor për të ardhmen:.

“Prandaj, ajo që po ndodh nuk është vetëm një votim. Ky është referendum. A do të ecim drejt BE-së apo do të mbetemi në botën serbe? A do të jemi zot në shtëpinë tonë apo qiraxhinj në të? A do të kemi Çair me dinjitet për fëmijët tanë apo Çair që do të kolapsojë për disa vite?”, përfundoi ai.

Continue Reading

Lajme

Faton Ahmeti nga Teqeja: 19 Tetori do t’i japë fund poshtërimit, fillon rruga e re e zhvillimit

Published

on

By

Shefi i shtabit zgjedhor dhe njëherit sekretar i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Faton Ahmeti, sonte në takimin me banorët e lagjes Teqe në Tetovë, falënderoi secilin veçmas për mbështetjen, duke theksuar se 19 tetori do të jetë dita kur zëri i qytetarëve do të dëgjohet fuqishëm.

“Dita e diell e 19 Tetorit do të jetë dita kur zëri juaj do të dëgjohet fuqishëm për t’i thënë jo poshtërimit, nëpërkëmbjes dhe për të kthyer Tetovën në rrugën e zhvillimit, progresit dhe të ardhmes së merituar”, deklaroi Ahmeti.

Ai shtoi se bashkë me Bajram Rexhepin dhe dr. Asafin po dëshmojnë se “me këta njerëz, Tetova e Re do të jetë ndryshimi që kemi pritur”.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani takohet me banorët e Shishovës, prezanton projektet zhvillimore

Published

on

By

Kandidati per kryetar të komunes së Sarajit Blerant Ramadani, së bashku me kryetarin aktual Iljas Veseli dhe shefin e shtabit komunal Senehat Murtezani, zhvilloi një takim me banorët e Shishovës, ku u diskutuan hapur projektet konkrete që do të ndryshojnë fytyrën e fshatit.

Ramadani theksoi tri projekte madhore:

Rekonstruktimi i shkollës për të siguruar kushte moderne mësimi për fëmijët.
Asfaltimi i rrugës përgjatë Treskës, duke lehtësuar dhe siguruar qarkullimin e banorëve.
Ndërtimi i një ure për këmbësorë mbi lumin Treska, që do të lidhë më shpejt dhe më lehtë banorët e dy anëve.
Ai theksoi se me vizion të qartë dhe projekte të realizueshme, së bashku me mbështetjen e qytetarëve, po ndërtohet rruga drejt fitores më 19 tetor.

Takimi u mbyll me zotimin për vazhdim të bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët dhe përkushtim ndaj zhvillimit të Shishovës dhe të gjithë komunës./shprehja.com

Continue Reading

TOP Lajme