Lajme
Valdet Xhaferi uron mërgimtarët: Gostivari ju pret me zemër të hapur
Kryetari i degës së BDI-së në Gostivar dhe kryestar i këshillit të konunës së Gostivarit, Valdet Xhaferi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje. Ai ka theksuar rëndësinë e rikthimit të tyre, duke vlerësuar kontributin dhe lidhjen e pandashme me qytetin.
Postimi i plotë i Xhaferit:
“Mirë se vini në vendlindje, bashkëqytetarë tanë!
Gostivari ju pret me zemër të hapur, me rrugët e fëmijërisë, me shtëpitë që mbajnë mall dhe me njerëzit që nuk ju kanë harruar kurrë. Rikthimi juaj i jep jetë qytetit dhe forcë familjeve tona.
Pushime të mbara dhe mirëseardhje në shtëpinë tuaj.”
