Lajme
Valbon Limani vazhdon fushatën në Gostivar: Takime me qytetarët dhe esnafin e qytetit
Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Dr. Valbon Limani, ka vazhduar fushatën zgjedhore me takime të drejtpërdrejta me qytetarët dhe esnafin e qytetit. Gjatë ditës së sotme, ai, i shoqëruar nga Kryetari i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valdet Xhaferi, deputeti Halil Snopçe, shefat e shtabit, anëtarë partie dhe banorë të Lagjes Xhamixhid, ka vizituar esnafin dhe qytetarët e kësaj lagjeje, si dhe ka shpërndarë materiale zgjedhore në sheshin e qytetit.
Takimet u karakterizuan nga një pritje e ngrohtë dhe entuziaste, ku qytetarët shprehën mbështetje të plotë për kandidaturën e Limanit dhe pranuan vizionin e tij për zhvillimin e Gostivarit.
Gjatë bashkëbisedimit me esnafin lokal, Limani prezantoi programin e tij zgjedhor, me theks të veçantë në mbështetjen e bizneseve të vogla. Ai theksoi se programi parasheh mbështetje për 30 start-up-e të të rinjve me nga 60 mijë denarë, si dhe përkrahje për 30 nisma biznesore të vajzave dhe grave.
Limani nënvizoi se deri më tani programi i tij është shpalosur në fshatrat e Komunës së Gostivarit, ndërsa gjatë kësaj jave fokusi i fushatës do të jetë tek banorët e qytetit. Sipas tij, pritja kudo ka qenë e jashtëzakonshme dhe me mbështetje të madhe nga qytetarët.
Në fund, ai ftoi qytetarët që më 11 janar të dalin dhe të votojnë në mënyrë demokratike, duke mbështetur vizionin e tij për zhvillimin e Gostivarit në katër vitet e ardhshme, duke theksuar se fitorja pret vetëm konfirmimin qytetar.
