Lajme
Valbon Limani uron Valdet Xhaferin për marrjen e postit të Kryetarit të Këshillit të Komunës së Gostivarit
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka përgëzuar Valdet Xhaferin për zgjedhjen e tij në krye të Këshillit të Komunës. Në urimin e tij, Limani theksoi se marrja e këtij posti është një hap i rëndësishëm për realizimin e vizionit të përbashkët për qytetin.
“Sot miku im, Valdet Xhaferi, mori postin e Kryetarit të Këshillit të Komunës. Jam po aq i lumtur sa edhe i emocionuar që vizioni ynë po merr formë! Urime Valdet! Urime të gjithë këshilltarëve! Uroj që në katër vitet e ardhshme të bëjmë më të mirën për Gostivarin që e kemi të gjithë n’❤️!”, ka shkruar Limani.
