Lajme
Valbon Limani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të dr. Ferid Sadikut
Ish-kryetari i Gostivarit dhe kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Valbon Limani, ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për ndarjen nga jeta të dr. Ferid Sadikut, kardiologut të parë të Gostivarit dhe një nga figurat më të respektuara të mjekësisë dhe jetës qytetare.
“Lajmi për ndarjen nga jeta të dr. Ferit Sadikut ka trishtuar sot qytetin tonë. Axha Ferit ishte kardiologu ynë i parë, ish-deputet dhe Qytetar Nderi i Gostivarit. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij! Zoti i faltë Xhenetin,” shkruan Limani.
