Connect with us

Lajme

Valbon Limani: Shkollat të jenë të sigurta e pa bullizëm

Published

on

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të komunës së Gostivarit Valbon Limani, ka vazhduar me shpalosjen e programit të tij parazgjedhor, i cili përmban edhe masa për rritjen e sigurisë dhe respektit nëpër shkollat e kësaj komune.

Me anë të masës së titulluar “ambasadorët e sigurisë dhe respektit”, Limani thotë se në rritjen e sigurisë nëpër shkolla, do të përfshiheshin edhe vetë nxënësit, sepse shkollat duhet të jenë të sigurta dhe pa bullizëm.

“Shkolla të sigurta dhe pa bullizëm. Do të krijojmë programin ‘amabasadorët e sigurisë dhe respektit në çdo shkollë’. Këta nxënës do të përzgjidhen në bashkëpunim me mësuesit dhe psikologët shkollor, jo vetëm sipas suksesit mësimor por edhe sipas ndikimit pozitiv që kanë tek bashkë moshatarët. Qëllimi është i qartë, nxënësit ndikojnë më shumë tek njëri tjetri se sa të rriturit. Viktimat ndjehen më të sigurta kur kanë bashkëmoshatarët që i mbrojnë.” – tha kandidati i AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani.

Limani thotë se me implementimin e këtyre masave, shkolla bëhet një komunitet më i mbrojtur dhe më i bashkuar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *