Lajme
Valbon Limani prezanton masa sociale: 60.000 denarë mbështetje vjetore për gratë dhe vajzat sipërmarrëse
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në një konferencë për shtyp prezantoi pesë masa të reja konkrete sociale, të cilat do të zbatohen menjëherë pas marrjes së mandatit.
Në kuadër të masave sociale dhe ekonomike, Limani prezantoi një program të veçantë për fuqizimin ekonomik të grave.
Çdo vit, 30 vajza dhe gra do të përfitojnë nga 60.000 denarë për nisma të reja biznesi, një hap konkret drejt pavarësisë ekonomike dhe barazisë reale.
“Zhvillimi i qëndrueshëm nuk mund të arrihet pa gratë. Fuqizimi i tyre determinon një shoqëri më të drejtë dhe më të fortë,” theksoi Limani.

