Lajme
Valbon Limani: “Ambasadorët e Sigurisë dhe Respektit” për nxënësit e Gostivarit
Valbon Limani prezantoi edhe një masë të rëndësishme në fushën e arsimit dhe sigurisë, përmes krijimit të programit “Ambasadorët e Sigurisë dhe Respektit” në çdo shkollë.
Nxënësit ambasadorë do të përzgjidhen në bashkëpunim me mësuesit dhe psikologët shkollorë, jo vetëm sipas suksesit mësimor, por edhe sipas ndikimit pozitiv që kanë te bashkëmoshatarët.
“Siguria dhe respekti në shkolla determinon një brez më të shëndoshë dhe më të përgjegjshëm,” përfundoi Limani.

