Connect with us

Lajme

Uzairi: Vulat nuk i keni fituar ato i keni blerë, shihemi së shpejti Vulista

Published

on

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët – krahu i Taravarit, Gadaf Uzairi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës themelore në Tetovë, duke e cilësuar këtë vendim si vendim të blerë.

Vulat nuk i keni fituar, i keni blerë!
Partinë nuk e bleni dot dhe e keni humbur!
Shihemi së shpejti Vulista!

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani në Sarajevë pritet nga kryetari i qytetit Predrag Puharić

Published

on

By

Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani po qëndron në një vizitë zyrtare në Sarajevë ku është pritur nga kryetari i qytetit të Sarajevës, Predrag Puharić me të shkëmbyen përvoja dhe ide që mund t’i zbatojnë edhe në qytetin e Gostivarit për zhvillimin e turizmit, duke pasur parasysh se Sarajeva këtë vit është shpallur “Top Destinacion 2025” nga prestigjiozja National Geographic.

“Në kuadër të vizitës disaditore në Bosnje e Hercegovinë, i shoqëruar nga ambasadori i RMV-së në Sarajevë, z. Jakup Rexhepi dhe disa bashkatdhetarë dhe humanistë nga Gostivari, pata nderin të takoj kryetarin e Qytetit të Sarajevës, z. Predrag Puharić.
Me kreun e këtij qyteti, simbol të qëndrueshmërisë dhe diversitetit, shkëmbyem përvoja dhe ide që mund t’i zbatojmë edhe në qytetin e Gostivarit për zhvillimin e turizmit, duke pasur parasysh se Sarajeva këtë vit u shpall “Top Destinacion 2025” nga prestigjiozja National Geographic.
Me Sarajevën ndajmë shumë vlera të përbashkëta, ashtu siç ndajmë edhe një të ardhme të përbashkët evropiane”, ka nënvizuar Limani.

Continue Reading

Lajme

Fetai për Selën: Pehlivani i Aliut, partinë e sheh si pronë private dhe mjet pasurimi

Published

on

By

Shkruan: Arben Fetai, zv.kryeministër

Pehlivani nuk ka emër. Ai njihet vetëm në emër të pronarit. Nuk ka qëndrim të vetin, nuk ka vizion të vetin – thjesht zbaton urdhrat e atij që e komandon.

Pehlivani i Aliut, që gjithë ditën e ka gojën plot Evropë e Perëndim, mbrëmë foli hapur kundër kthimit të diasporës dhe vjelli mllefin e tij kundër atyre që kthehen për të kontribuar në vendlindje.

Natyrisht, kthimi i diasporës nuk është në përputhje me agjendën e shefit të tij, sepse Aliu e dëboi këtë popull, dhe tani që ne po kthehemi, është e rëndë për të dhe pehlivanat e tij ta pranojnë këtë realitet.

Pehlivani i Aliut po sheh ëndrra syçelë edhe në ambiente me ndriçim të fortë, si në studion e mbrëmshme. Sado që përpiqet të manovrojë si lider, nënvetëdija e tradhton, veprimtaria e përditshme e demaskon.

Ai e sheh partinë si pronë private dhe mjet pasurimi. Dhe si për ta konfirmuar këtë, mbrëmë pehlivani vajtoi edhe pozitën e kryetarit të Kuvendit në ASH. Kur ishte kryetar partie, dështoi; kur e bëmë kryetar Kuvendi, na tradhtoi. Tani ka gjetur ngushëllim në prehërin e Aliut që e bëri kryetar Kuvendi në hotel!

Aleanca për Shqiptarët ka pasur dhe do të ketë vetëm një qëllim: të mbrojë interesat e shqiptarëve. Të sigurojë që ata të kenë zë dhe të mos lihen pas dore. Këtë nuk mund ta arrinim pa rrëzuar diktaturën ahmetiane në Maqedoninë e Veriut.

Dhe këtë qëllim e arritëm! Madje, edhe më shumë se kaq: duke punuar për të larguar të keqen – BDI-në – demaskuam edhe “ushtarët” e Aliut, ata që hiqeshin si opozitarë, por që në fakt ishin vetëm pehlivanë.

Ne e zhveshëm BDI-në nga pushteti, dhe pehlivanët nga maska e opozitarizmit të rremë!
Maskat kanë rënë. Rruga përpara është më e qartë se kurrë!

Continue Reading

Lajme

VLEN i’a merr kompetencat komunës së Strugës në f. Podgorcë dhe e emëron drejtor Valon Mamudin

Published

on

By

Ministria e Arsimit ka emëruar Valon Mamudin si drejtor të ri të Shkollës Fillore “Goce Dellçev” në Podgorcë. Mamudi do të marrë drejtimin e institucionit arsimor, duke sjellë përvojën dhe vizionin e tij si një kuadër që edhe më herët ka drejtuar disa shkolla fillore.

Ky emërim vjen në një kohë kur Ministria e Arsimit ka marrë kompetencat në fushën e arsimit nga Komuna e Strugës për këtë shkollë.

(Burimi i lajmit Strugalajm.com)

Continue Reading

TOP Lajme