Connect with us

Lajme

Uzairi: Shoqata e Ziadin Selës ta dijë se vula e Aleancës për Shqiptarët është vullneti i anëtarësisë

Published

on

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, Gadaf Uzairi, përmes një reagimi në profilin e tij ka komentuar lajmin për vulat duke e ciësuar grupin e ish liderit Ziadin Sela si shoqatë që është shkrirë në BDI. Uzairi kujtoi se vula e vërtetë e Aleancës për Shqiptarët është vullneti i anëtarësisë dhe strukturave legjitime të partisë. Çdo përpjekje për të manipuluar opinionin publik është e kotë, pasi e vërteta është e qartë dhe e pakontestueshme.

Postimi i plotë i Uzairit:

“Shoqata e Ziadin Selës, e cila u shkri në BDI, le ta ketë të qartë se asnjë gjykatë nuk ka dhënë ndonjë vendim në favor të tyre. Vula e vërtetë e Aleancës për Shqiptarët është vullneti i anëtarësisë dhe strukturave legjitime të partisë. Çdo përpjekje për të manipuluar opinionin publik është e kotë, pasi e vërteta është e qartë dhe e pakontestueshme.

Strukturat e Aleancës për Shqiptarët i qëndrojnë besnike parimeve dhe rrugëtimit të saj politik, të bazuar në legjitimitetin e tyre dhe mbështetjen e anëtarësisë.”, ka përfunduar Uzairi.

Continue Reading

Lajme

Limani: Çmimi i parkimit në Gostivar ulet nga 40 në 25 denarë

Published

on

By

Kryetari Valbon Liman ka bë të ditur se Këshilli i Komunës së Gostivarit në seancën e sotme me shumicë votash uli çmimin e parkingut në Gostivar nga 40 denarë në 25 denarë.

Me këtë vendim është kthyer çmimi i vjetër i parkingut në Gostivar, me çka sado pak do t’ua lehtësojë qytetarëve barrën e financiare.
Po ashtu me Rregulloren e re të ndërmarrjes publike për “Parkingje publike dhe gjelbërim”, parasheh edhe ulje të çmimit për bllokim të automjeteve të keqparkuara, nga 1200 denarë çmimi ulet në 600 denarë, si dhe zvogëlim të orarit për parkim me pagesë.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Për dikë që partia është katandisur në “Vula” kemi lajmin e vështirë për ta që asnjë Gjykatë nuk ka dhënë ndonjë vendim në favor të tyre

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar ndaj lajmit të publikuar nga KlanMaqedoni se gjoja gjykata ka vendosur për vulat e ASH-së.

Postimi i plotë i Taravarit

“Për dikë që partia është katandisur në “Vula” kemi lajmin e vështirë për ta që asnjë Gjykatë nuk ka dhënë ndonjë vendim në favor të tyre. Ky obsesion i vulave tregon qartë se ata e shohin partinë si një copë toke që e ka ai që ka tapi e vula…absurd dhe gjynah!”, ka përfunduar kreu i ASH-së.

Continue Reading

Lajme

Ramadani dhe Ismaili takojnë ambasadorin Meidani: Angazhim për fuqizimin e zërit shqiptar

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerand Ramadani i shoqëruar nga drejtori i Qendrës Analitike dhe Hulumtuese të ASH-së Ardonit Ismailiu pritën në një takim miqësor e vllazërorë nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani me të cilin u dakorduan që të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për të siguruar që zëri i shqiptarëve të dëgjohet fuqishëm dhe të përkthehet në politika dhe projekte konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë.
 
“Si Sekretar Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, sot pata kënaqësinë dhe nderin të zhvilloj një takim vëllazëror me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani. I shoqëruar edhe me Drejtorin e Qendrës Analitike dhe Hulumtuese të ASH-së Ardonit Ismaili, diskutuam mbi sfidat dhe mundësitë për forcimin e pozitës dhe përfaqësimit të shqiptarëve në këtë vend.
Gjatë këtij takimi të frytshëm, fokusuam diskutimin mbi:
– Proceset integruese dhe sfidat që na presin në të ardhmen;
– Projektet zhvillimore që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës në komunat shqiptare;
– Angazhimin më të madh të të rinjve dhe grave në politikën dhe vendimmarrjen vendase;
– Nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve shqiptare për të arritur një përfaqësim më të fortë dhe efikas.
Ky takim vëllazëror ishte një dëshmi e qartë e mbështetjes së palëkundur të Republikës së Shqipërisë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Roli i diplomacisë shqiptare është i një rëndësie të madhe për të ndihmuar në adresimin e sfidave tona dhe për të forcuar bashkëpunimin në të gjitha nivelet.
Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të siguruar që zëri i shqiptarëve të dëgjohet fuqishëm dhe të përkthehet në politika dhe projekte konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë. Bashkëpunimi i ngushtë është çelësi i suksesit tonë!”, ka nënvizuar Ramadani.

Continue Reading

TOP Lajme