Connect with us

Lajme

Uzairi i përgjigjet Selës: Përçarjen në ASH e nisi Ziadin Sela në Tetovë, kur Aleanca nga rreth 8.300 vota ra në vetëm 777 vota

Published

on

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi si njëri nga themeluesit e ASH-së dhe LR-PDSH-së pas emisionit të sotëm të Ziadin Selës në Lajm ka reaguar përmes një postimi duke akuzuar Selën si iniciatori i përçarjeve në ASH. Sipas Uzairit, kjo përçarje ka filluar shumë më herët në Tetovë, si pasojë e politikave të gabuara dhe vendimeve të njëanshme ku kjo parti në Tetovë nga rreth 8.300 vota ra në vetëm 777 vota dhe u thellua edhe më shumë në Bogovinë, ku nuk u respektua vullneti i degës lokale për kandidatin për kryetar komune, duke shkaktuar pakënaqësi dhe largime të shumta, shkruan Top24

Akuzat dhe përpjekjet për të ofenduar kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, duke e fajësuar atë për gjoja përçarjen e Aleancës, nuk qëndrojnë dhe nuk e pasqyrojnë realitetin.
Përçarja në Aleancën për Shqiptarët nuk filloi sot dhe as nga Taravari. Ajo nisi më herët, në Tetovë, në kohën kur kryetar ishte z. Ziadin Sela, kur Aleanca nga rreth 8.300 vota ra në vetëm 777 vota, si pasojë e politikave të gabuara dhe vendimeve të njëanshme. Kjo situatë u thellua më pas në Bogovinë, ku nuk u respektua vullneti i degës lokale për kandidatin për kryetar komune, duke shkaktuar pakënaqësi dhe largime të shumta.
Aleancën për Shqiptarët e ndërtuam bashkë, në çdo qytet dhe në çdo fshat, me shumë sakrificë, punë dhe përkushtim. Por sot shtrohet një pyetje e thjeshtë dhe legjitime: cilin nga bashkëthemeluesit i ka sot pranë z. Sela? Përgjigjja është e qartë asnjë.
Në politikë nuk duhet të ketë inate personale, por përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe opinionit publik. Gjuha e përçarjes dhe ofendimeve nuk i shërben askujt, përveç atyre që duan ta mbajnë politikën peng të së kaluarës.
Është koha për maturi, mençuri dhe përgjegjësi. Të gjithë ne që merremi me politikë duhet të përfaqësojmë vlera dhe të japim shembull. Historia do të na gjykojë për veprimet dhe vendimet tona.
Me respekt Gadaf Uzairi“, ka shkruar Uzairi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *