Lajme
Uji në Tetovë vazhdon të mos jetë i pijshëm
Uji në Tetovë vazhdon të mos jetë i pijshëm, përcjell TV21. Valon Zeqiri nga NPK Sharri thotë se përpos që është jashtë funksioni filter stacioni i Tetovë, si institucion po përballen me problem tjetër, respektivisht edhe uji nga burimet e Kodrës së Diellit është ndotur nga reshjet e mëdha të shiut.
“Uji me analizat e para të cilat i kemi marrë, vazhdon të mos jetë i pijshëm , deri pasdite presim analiza të reja dhe pastaj do të dalim me konfirmim të ri. Kjo që ka ndodhur, nuk ka ndodhur asnjëherë që uji që vjen nga burimet e Kodrës së Diellit, të jetë i turbullt, për herë të parë na ndodh kjo situatë”, tha Zeqiri.
