Connect with us

Politika

Tubimi i Frontit Evropian në Vjenë përjeton fiasko

Published

on

Ka përjetuar një fiasko të vërtetë tubimi i krerëve të “Frontit Evropian” në Vjenë. Talat Xhaferi, Zijadin Sela dhe Krenar Lloga, nga Vjena kanë marrë përgjigjen nga mërgimtarët se janë të padëshiruar dhe se nuk kanë çfarë të kërkojnë atje. Ata u pritën nga një numër shumë i vogël i mërgimtarëve.

Ai që më së tepërmi si duket e ka humbur mbështetjen e mërgimtarëve është pikërisht Sela, duke e ditur faktin se më herët para tyre thoshte se BDI-ja është fajtore se përse ata janë në mërgatë, ndërsa tani, është bërë bashkë me fajtorët dhe po kërkojnë votën e shqiptarit.

Për mërgimtarët është e pashpjegueshme një veprim i tillë pikërisht në momentet kur opozita shqiptare u bë bashkë dhe është në prag për ta bërë ndryshimin e shumëpritur tek shqiptarët.

Continue Reading

Politika

Taravari me “pako” të begatshme në Qeveri

Published

on

By

Siç meson TV21, Arben Taravri përveç ministrisë së Shëndetësisë do të ketë edhe zëvendëskryeministrin për Qverisje të mirë, zëvendës ministër të Mbrojtjes, zëvendës ministër për Bujqësi, sekretarë shtetërorë dhe disa drejtori.

Ndërkaq, më herët TV21 njoftoi se tashmë VLEN ka ndarë resorët për qeveri.

-Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit do ta merr postin e Zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë, Ministrinë e Ambientit dhe dy Zëvendësministra, atë të Transportit dhe të Ministrisë së Brendshme.

-Alternativës së Afrim Gashit do t’i takojë pozita e Kryeparlamentarit dhe Erurointegrimet

-Besa e Bilall Kasamit do të udhëheq Ministrinë Ekonomisë dhe Punës, Ministrinë e Politikës Sociale. Gjithashtu Besës do t’i takojë edhe Zëvendësministri i Kulturës.

Continue Reading

Politika

Fetai: Sot Ixheti nesër Artani, ndryshe s’ka kuptim as ndryshim

Published

on

By

Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët ka komentuar arrestimet e fundit nën dyshimet për korrupsion.

“Ixhet Memeti, ish ministër i drejtësisë, avokat i popullit dhe prokuror i BDI-së qenka arrestuar nën dyshime për korrupsion.
Sot Ixheti, nesër Artani e kështu me radhë.
Ndryshe nuk ka kuptim as ndryshimi.”, ka shkruar Fetai.

Continue Reading

Politika

Bastiset shtëpia dhe ambientet e zyrës të prokurorit Ixhet Memeti, dyshohet për mitmarje

Published

on

By

Mbrëmë vonë, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, është bërë bastisje në shtëpinë e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Ixhet Memeti, në Tetovë, si dhe në vendet zyrtare të Prokurorisë.

Dyshohet se Memeti së bashku me gjyqtarin Nake Gorgiev kanë pasur ndikim duke keqpërdorur pozitën e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë në rastin e kërkesës për ryshfet për rrethana lehtësuese për ish-kryetarin e komunës së Novosellës Boro Petrushevski, i cili ndodhet në paraburgim.

Ixhet Memeti konsiderohet i afërt me BDI-në dhe ka qenë Avokati i Popullit për dy mandate. Ai është gjithashtu ish-ministër i Drejtësisë, gjyqtar kushtetues, këshilltar shtetëror në Qeveri dhe anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Nake Gjorgiev është arrestuar dje, pasi është kapur me ryshfet prej 10.000 euro para të markuara. Sipas informacioneve, dyshimi është se gjyqtari Georgiev ka premtuar masa lehtësuese në procedurë gjyqësore ndaj ish-kryetarit të Novosellës, Boro Stojçev, i cili është arrestuar sërish, kësaj radhe për kontrabandë marihuanë./PaCenzurë

Continue Reading

TOP Lajme