Connect with us

Lajme

Tragjeditë e spitalit modular, Durmo Turs, Besa Trans – të gjitha të lidhura me BDI-në!

Published

on

 

Gazetari, Naser Selmani, në kolumnën e tij të botuar në gazetën Lajm ka shkruar mbi aktualitetin e fundit dhe zhvillimet politike që ndërlidhen kryesisht me tragjedinë e Koçanit. Ai mes tjerash ka theksuar që ish ministrin Kreshnik Bekteshin e ka arrestuar Islam Abazi, dhe është viktim e shokëve të tij që nuk qëndruan të përballen me drejtësinë, prandaj edhe është në paraburgim që edhe ky i fundit mos të arratiset.

Por, fokusi kryesor i kësaj kolumne është në atë që gjitha tragjeditë që kanë ndodhur në vend, janë të ndërlidhura me BDI-në. Kjo tregon jetëgjatësinë e BDI-së në pushtet dhe rehatinë nga mos dhënia e llogarisë.

“VLEN të tregojë vendosmëri të palëkundur dhe të qëndrojë fuqishëm pranë shumicës së
shqiptarëve, të cilët janë të etur për drejtësi – qoftë për rastet tragjike, si zjarri në spitalin
modular në Tetovë, rastin “Durmo Turs” në Laskarcë, rastin “Besa Trans” dhe shumë të tjera. Ende e kemi të freskët rastin e spitalit modular në Tetovë, kur 14 shqiptarë u dogjën të gjallë për shkak të fajit të pushtetit. Ishte pikërisht BDI-ja, e cila duke i keqpërdorur institucionet e sistemit, e ngulfati protestën e shqiptarëve që kërkonin vetëm DREJTËSI. Sikur të kishte drejtësi atëherë, ndoshta tragjeditë e tjera do të ishin parandaluar”, ka shkruar Naser Selmani.

Ai gjithashtu shton se pjesëmarrja e gjatë e BDI-së në pushtet ka dëshmuar se ata nuk brengosen për asgjë tjetër pos klanit të tyre. Ndërkaq, përfshirjen e tyre në korrupsion Selmani thotë se e ka vulosur edhe lista e zezë amerikane.

“Nga pjesëmarrja në qeverisje për 22 vite, BDI e ka dëshmuar se nuk shqetësohet për askënd tjetër përveçse për sektën e tyre politike. Ata nuk druajnë nga drejtësia selektive, sepse ata ishin kreatorët e kësaj drejtësie. Ata shqetësohen vetëm për veprat e tyre që i kanë lënë pas. E sa për veprat e tyre, për to dëshmon edhe SHBA-ja, e cila të zgjedhurin e Ali Ahmetit, Artan Grubi, e vendosi në listën e zezë për shkak të dyshimeve se është i përfshirë në korrupsion të lartë”, shkruan Selmani.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Gostivarit sot në përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë të Gostivarit.

Bëhet fjalë për asfaltim të mbi 1.2 kilometrave që do të lidhë fshatin me qytetin e Gostivarit dhe dukshëm do të përmirësojë komunikacionin jo vetëm të fshatit Zdunjë, por edhe fshatrava afër tij.

“Me këtë projekt është përmirësuar shumë infrastruktura në Zdunjë, dhe jo vetëm për banorët e këtij fshati, por edhe për qytetarët e vendbanimeve tjera që kalojnë nga këtu”, u shpreh Limani.

Kryetari Valbon Limani theksoi se tani do të kemi periudhë më dinamike dhe se do të punohet kryesisht në infrastrukturën rrugore.

“Punime ka në bulevardin ‘Vëllezërit Gjinovski’, gjithashtu ka punime në shëtitore te ish-kinoja e qytetit, asfaltohet rruga ‘Nikolla Teslla’ te gjimnazi, kurse nga java e ardhshme do të kemi punime edhe në 2-3 rrugë të tjera. Kjo periudhë do të jetë më dinamike, do të punohet gjithkund, me të vetmin qëllim që të përmirësohet jeta e qytetarëve”, u shpreh Limani.

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari reagon për rastin e Nerovës: “Kush është më e drejtë – një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

Published

on

By

 

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj tentimit për rrënimin e objektit shkollor të ndërtuar nga banorët shqiptarë në fshatin Nerovë të komunës së Krushevës, duke theksuar se në kohën e “serialeve politike” është pikërisht populli ai që harrohet.

“Si parti jemi sa të prekur po aq edhe në krah të banorëve të fshatit Nerovë dhe të kauzës së tyre. Në mungesë të një shkolle, ata kanë ndërtuar vet objektin e saj – një vepër fisnike dhe e rrallë,” deklaron Taravari.

Ai shpreh shqetësimin për faktin që autoritetet shtetërore kanë ndërmarrë hapa për ta shembur shkollën me arsyetimin se është ndërtuar pa leje.

“Me dashamirësi i kërkojmë organeve kompetente mos ta shembin këtë shkollë! Ajo është ndërtuar nga prindërit për fëmijët e tyre,” thekson Taravari.

Në fund të reagimit të tij, Taravari ngre një pyetje të drejtpërdrejtë që po përhapet me shpejtësi edhe në opinion publik:
“Kush është më e drejtë? Një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

Continue Reading

Lajme

Taravari: Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka ngritur shqetësime serioze mbi legjitimitetin e qeverisë aktuale në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se mungesa e përfaqësimit të plotë të shqiptarëve në ekzekutiv përbën një deformim të vullnetit qytetar në një shtet multietnik.

Në një intervistë për median kosovare Nacionale, Taravari deklaroi se përbërja aktuale e qeverisë nuk reflekton përbërjen reale të Kuvendit dhe as të shoqërisë, duke vënë në pah se pjesa dërrmuese e deputetëve shqiptarë ndodhen në opozitë.

“Në një vend ku shqiptarët janë shtetformues, nuk mund të kemi një qeveri që funksionon pa përfshirjen e drejtë të përfaqësuesve të tyre. Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti,” u shpreh Taravari.

Ai theksoi se modeli aktual qeverisës rrezikon të thellojë ndasitë etnike dhe politike në vend, duke i lënë shqiptarët në margjinat e proceseve vendimmarrëse, pavarësisht kontributit të tyre të vazhdueshëm në jetën institucionale të shtetit.

Continue Reading

TOP Lajme