Connect with us

Lajme

Televizioni që shpalli Putinin “Sundimtar të Botës” hap studio në Maqedoni

Published

on

Pas zgjerimit të rrjetit të saj në rajon dhe hapjes së studio-ve në Sarajevë dhe Podgoricë, televizioni Newsmax Balkans nga nesër, e hënë, 28 korrik, do të fillojë punën edhe në Shkup, me një studio të re në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, shkruan Racin, transmeton PressOnline.al

Në javët e fundit, ky televizion ka realizuar përfshirje direkte me gazetarë nga qytete të ndryshme të Maqedonisë, ndërsa hapja e studios në Shkup pritet të forcojë mbulimin lokal dhe të thellojë raportimin për temat që prekin qytetarët e vendit.

Studioja do të bëhet pjesë e emisionit rajonal “Qëndrimi i Rajonit”, i cili do të transmetohet çdo ditë pune në orën 19:30, me përmbajtje politike, ekonomike dhe sociale nga Maqedonia dhe rajoni. Emisioni nga Shkupi do të udhëhiqet nga Predrag Kukiq.

Por përtej formës dhe ambalazhit profesional, ky zhvillim ngre pyetje serioze për natyrën dhe prapavijën politike të këtij televizioni, i cili ka lidhje të thella me qarqe të ekstremit të djathtë në SHBA dhe me qëndrime të buta ndaj regjimeve autoritare si ai i Vladimir Putinit.

Çfarë qëndron pas “Newsmax Balkans”?

Newsmax Balkans është pjesë e rrjetit më të madh mediatik amerikan Newsmax, një televizion konservator që u shfaq si alternativë ndaj mediave tradicionale amerikane. Themeluar nga Christopher Ruddy, ky rrjet është promovuar shpesh është kritikuar për përhapjen e teorive konspirative dhe dezinformatave.

Nga Beogradi në Shkup: Transmetimi i një ideologjie

Qendra rajonale e Newsmax Balkans është e vendosur në Beograd, nga ku menaxhohet edhe rrjeti i redaksive që tashmë është shtrirë në Podgoricë, Sarajevë dhe tani në Shkup. Kjo strukturë nxit dyshime mbi qëllimet reale të këtij rrjeti mediatik, i cili mund të shërbejë si kanal ndikimi për interesat serbe dhe ruse në rajon, veçanërisht në një kohë kur proceset euroatlantike në Maqedoni po përballen me rezistencë të brendshme dhe ndikim të jashtëm.

Një histori e lavdërimit të Putinit

Më e habitshme është fakti se Newsmax u gjend në qendër të kritikave në dhjetor të vitit 2021, kur revista e saj shpalli Vladimir Putinin “Sundimtar i Botës”, në një kohë kur SHBA po përpiqej të ndalojë agresionin e Rusisë në Ukrainë. Vetëm dy muaj pas këtij “titulli”, Putin nisi pushtimin e plotë të Ukrainës.

Ky veprim u cilësua si akt propagande pro-ruse nga vetë republikanët në SHBA. Deputeti Adam Kinzinger e krahasoi Newsmax me propagandën e “Russia Today”.

Çfarë rrezikon Maqedonia e Veriut?

Hapja e studios së Newsmax në Shkup nuk duhet të shihet thjesht si një zgjerim i një televizioni të huaj, por si një përpjekje e koordinuar për të depërtuar në opinionin publik me narrativat e ekstremit të djathtë, proserb dhe madje edhe proruse.

Në një kohë kur Maqedonia e Veriut përballet me sfida të mëdha në procesin e integrimit evropian, kthimi i vendit në një fushë betejë mediatike ku transmetohen mesazhe që relativizojnë agresionin rus dhe promovojnë aleanca të rrezikshme ideologjike, paraqet rrezik serioz për orientimin strategjik të shtetit.

Prania e Newsmax në Shkup mund të shihet si një hap i vogël mediatik, por një lëvizje e madhe gjeopolitike – një sinjal alarmi që dëshmon se ndikimi i botës serbe dhe ruse nuk ndalet më vetëm në diplomaci apo energji, por tani vjen nëpërmjet ekranit – direkt në shtëpitë e qytetarëve të Maqedonisë.(PressOnline.al)

Continue Reading

Lajme

Kryetari Limani nderon mërgimtarin Senad Mamudi – Erdhi nga Zvicra në Çegran me biçikletë

Published

on

By

Në një ceremoni simbolike të zhvilluar në Çegran, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, nderoi mërgimtarin Senad Mamudi me mirënjohje për aktin e tij të pazakontë dhe frymëzues – udhëtimin me biçikletë nga Zvicra deri në Gostivar, transmeton Flaka

“Në vendlindjen e tij, në Çegran, pata kënaqësinë ta nderoj me mirënjohje mërgimtarin Senad Mamudi, i cili udhëtoi me biçikletë nga Zvicra deri në Gostivar. Ky ishte një akt i fuqishëm dashurie për vendlindjen, një mesazh frymëzues dhe ftesë simbolike për të gjithë mërgimtarët se rruga drejt atdheut duhet të jetë e shpeshtë dhe e hapur gjithmonë,” u shpreh Limani.

Siç raportoi edhe Flaka, Senad Mamudi përshkoi plot 1.600 kilometra për tetë ditë, duke nisur udhëtimin e tij nga Zvicra të shtunën e javës së kaluar dhe duke mbërritur në Çegran këtë të diel në mesditë. Me biçikletë, përmes motesh të ndryshme dhe sfidave të udhëtimit, Mamudi i dha një kuptim të ri fjalës “mërgimtar” dhe tregoi një lidhje të thellë me tokën e tij.

Ky gjest i rrallë është përshëndetur gjerësisht nga komuniteti dhe ka marrë vëmendje të veçantë si një shembull i përkushtimit, dashurisë për vendlindjen dhe frymëzimit për brezat e rinj në mërgatë. Flaka

Continue Reading

Lajme

ASH-Taravari themelon shtabin zgjedhorë në Çegran, Afet Bilalli zgjidhet shef shtabi

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i shoqëruar nga kryetari i komunës së Gostivarit Valbon Limani sonte kanë qëndruar në fshatin Çegran të komunës së Gostivarit ku kanë takuar aktivin politik dhe po ashtu kanë themeluar edhe shtabin zgjedhorë ku për shef të shtabit zgjedhorë në Çegran është zgjedhur Afet Bilalli, shkruan Top24

Continue Reading

Lajme

Taravari porosi VMRO-së: Shqiptarët kurë sjanë nënshtruar askujt ndër shekuj dhe kurë nuk nënshtrohen, vjen dita e Tetorit

Published

on

By

Arben Taravari gjatë takimit të tij me strukturat e ASH-së në Çegran të Gostivarit, ka folur për pozitën e mjerueshme të shqiptarëve në qevrinë e Hristjan Mickovksit dhe Maksim Dimitrievskit ku liderët e mbetur shqiptarë në qeveri janë të heshtur dhe të nënshtruar duke pranuar çdo gjë që kërkon Mickovski vetëm e vetëm të mbeten në qeveri. Ai më tej nga Çegrani porositi VMRO-DPMNE-në se historia kurë nuk i ka njohur shqiptarët si të nënshtruar dhe kurë sdo të pranojnë të nënshtrohen ndërsa dita e kësaj përgjigje po afron dhe se tetori është afër, shkruan Top24

Continue Reading

TOP Lajme