Connect with us

Politika

Taravari: VLEN është garancia e qeverisë së ardhshme për vazhdimin e rrugës evropiane

Published

on

Unë shoh dritë në fund të tunelit që mund të realizohet shumë shpejt ndryshimet kushtetuese, tha Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, sonte në “Top Tema” në TV Telma në kuadër të ndryshimeve kushtetuese si parakusht për vazhdimin e procesit integrues evropian të Maqedonisë.

“Ka propozime nga të dyja palët, por të jem i sinqertë, ne kemi sugjerime edhe nga miqtë tanë që janë ekspertë ndërkombëtarë në atë drejtim dhe gjatë periudhës do të jenë mjaft aktivë mes Shkupit dhe Sofjes dhe kjo është, sinqerisht, mjaft lehtësuese”, ka thënë Taravari.

Kreu i ASH-së theksoi se ka shpresë se Maqedonia do të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian (BE) deri në fund të mandatit të qeverisë së re.

“Nuk kam shpresë se do të arrihet një marrëveshje. Kam shpresë se deri në fund të mandatit do të mundemi, nuk e them me siguri, por ka indikacione se mund të jemi anëtarë të plotë të BE-së. Megjithatë, sa racional do të jemi, varet nga të gjithë ne. Ju them sinqerisht, shoh që ka shpresë, ka një vullnet të mirë për të zgjidhur problemin dhe për të nisur negociatat. Sinqerisht, edhe në VMRO-DPMNE shoh se janë të interesuar të fillojnë dhe të përfundojnë sa më shpejt. E them publikisht se jam optimist në vitin 2028 se mund të jemi anëtarë të plotë të BE-së, edhe pse të gjithë thonë 2030. Nuk them se është punë e kryer, por ka shanse”, theksoi Taravari.

Taravari tha se VLEN është garancia për vazhdimin e rrugës evropiane në qeverinë e ardhshme.

Continue Reading

Lajme

Taravari uron kryetarin e ri të Partisë Demokratike Turke: “Mezi pres të punojmë bashkë për një shoqëri të barabartë”

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar sot zyrtarisht Zylfiqar Zejnullën, kryetarin e sapozgjedhur të Partisë Demokratike Turke, për marrjen e postit të tij të ri politik.

Në një status të shpërndarë në rrjetet sociale, Taravari vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet partive politike që përfaqësojnë komunitete të ndryshme në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se ky bashkëpunim është kyç për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.

“Urova sot kryetarin e sapozgjedhur të Partisë Demokratike Turke, z. Zylfiqar Zejnulla, për postin e tij. Me pritshmëritë më të mira, mezi pres të punojmë bashkë drejt zgjidhjeve të përbashkëta për një shoqëri të barabartë e të drejtë”, shkroi Taravari.
Partia Demokratike Turke është njëra ndër partitë tradicionale të komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut, ndërsa zgjedhja e kryetarit të ri shihet si një etapë e re në profilizimin dhe angazhimin politik të saj.

Continue Reading

Lajme

ASH: Mashtrim elektoral dhe dezinformim publik /Kontratat afatshkurtra nuk janë punësime

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët reagon me shqetësim ndaj deklaratave të bëra sot nga përfaqësues të grupimit politik FLEN, lidhur me të ashtuquajturat “punësime” të reja në Doganën e Maqedonisë së Veriut.

Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se nuk bëhet fjalë për punësime të rregullta, por për kontrata mbi vepër me afat të kufizuar, të vlefshme vetëm deri më 31 dhjetor 2025. Këto janë angazhime të përkohshme, pa status të qëndrueshëm punësimi dhe pa të drejta që rrjedhin nga marrëdhënia e rregullt e punës.

Nga tri konkurse të shpallura, janë angazhuar 99 maqedonas dhe vetëm 21 shqiptarë, çka dëshmon për një pabarazi të theksuar në përfaqësim dhe për një qasje të padrejtë ndaj qytetarëve shqiptarë në administratën shtetërore.

Ajo që është më shqetësuese është instrumentalizimi i këtyre kontratave për qëllime propagandistike, nëpërmjet publikimit të fotografive dhe pretendimeve për barazi, ndërkohë që në realitet nuk ka asnjë përparim të qëndrueshëm apo strukturor në përfshirjen e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Aleanca për Shqiptarët e konsideron këtë një mashtrim klasik parazgjedhor, që synon të manipulojë qytetarët shqiptarë përmes metodave të njohura të sistemeve të mëparshme. Shqiptarët nuk mund dhe nuk duhet të trajtohen si mjet dekorativ i fushatave politike, por si qytetarë me të drejta të barabarta dhe dinjitet të garantuar institucionalisht.

Punësimi i drejtë dhe i qëndrueshëm është e drejtë themelore, jo privilegj elektoral. Për këtë arsye, kërkojmë që çdo angazhim institucional të jetë transparent, i barabartë dhe i bazuar në kritere profesionale dhe jo në kalkulime politike apo fotografi për konsum publik.

Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të qëndrojë në krah të qytetarëve dhe të kërkojë llogaridhënie për çdo formë të abuzimit institucional dhe manipulimit me ndjenjat e qytetarëve.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Me porosi të Mickoskit, Izet Mexhiti manipulon anketat për të promovuar Arben Fetain si lider të VLEN

Published

on

By

Burime të sigurta nga kabineti qeveritar zbulojnë se Izet Mexhiti, një nga figurat kyçe të koalicionit VLEN, po ndërmerr veprime të koordinuara për manipulimin e opinionit publik përmes sondazheve të fabrikuara. Sipas këtyre burimeve, Mexhiti vepron në sinkron me kryeministrin Hristijan Mickoski, me qëllim të ngritjes artificiale të pëlqyeshmërisë së Arben Fetait dhe paraqitjes së tij si lider de facto i VLEN-it.

Manovra, e cila përfshin publikimin e sondazheve të porositura që nxjerrin Fetain si politikani më i vlerësuar shqiptare, shihet si përpjekje për të imponuar një figurë të preferuar nga strukturat maqedonase në krye të bllokut shqiptar në pushtet. Kjo lëvizje, sipas vlerësimeve brenda qeverisë, është pjesë e një skenari më të gjerë për ta kontrolluar diskursin politik shqiptar dhe për ta dobësuar qëndrimin kritik brenda vetë VLEN-it.

“Nuk është hera e parë që strukturat pranë VMRO-DPMNE-së përpiqen të ndërhyjnë në riorganizimin e politikës shqiptare, por kjo që po ndodh tani është e pashembullt,” tha një zyrtar i lartë qeveritar në kushte anonimiteti.

Sipas tij, rritja e papritur dhe joorganike e perceptimit pozitiv ndaj Fetait nuk përputhet as me realitetin elektoral dhe as me terrenin politik në zonat shqiptare.

Po ashtu, thuhet se Mexhiti po përdor ndikimin e tij në disa media pranë VLEN-it për të përforcuar narrativën se VLEN tashmë ka një lider të ri, duke hequr qafe Bilall Kasamin,
ndonëse as strukturat e brendshme dhe as përbërja politike e koalicionit nuk e pranon një gjë të tillë, sidomos pas paraqitjeve skandaloze të Fetait në media, duke lënë lapsuse të pajustifikueshme.

Continue Reading

TOP Lajme